LIVE UPDATES
Insights

Politika dhe ndjekësit, çmimi që duhet paguar për pëlqyeshmërinë

Ajo që po ndodh është se procesi tashmë i vjetër i erozionit dhe krizës së demokracisë klasike përfaqësuese, në të cilin parlamentet kryenin funksionin e debatit demokratik të informuar dhe të mirë-menduar, është përshpejtuar nga përdorimi masiv i internetit dhe mediave sociale.

25 Dhjetor 2023, 10:46 Nga a.d

Politika dhe ndjekësit, çmimi që duhet paguar për

Nga Antonio Polito “Corriere della Sera”

Giorgia Meloni:7.3 milionë vota. Chiara Ferragni:29.6 milionë ndjekës në rrjetet sociale. Elon Musk:225 milionë përdorues të përditshëm në platformën X. Këta tre personazhe janë ndërthurur në debatin publik italian javën e fundit, duke u bërë protagonistë të tij.

Por a janë ata të krahasueshëm me njëri-tjetrën? Dhe nëse jo, sipas një ndarje të vjetër të sferave të ndikimit që sanksiononte primatin e politikës, pse kryeministrja e një vendi të madh perëndimor e fton Musk në festën e partisë së saj, dhe më pas debaton mbi panetonen e Ferragni-t.

Dhe më pas bashkëshortit i Ferragni-t kundërpërgjigjet duke sulmuar ministren Santanchè dhe guvernatorin Fontana etj, etj? Çfarë po ndodh sërish në atë që filozofi gjerman Jurgen Habermas e ka quajtur “Sfera Publike”, zona në të cilën shoqëria civile dhe sistemi politik takohen në demokracitë moderne?

Ajo që po ndodh është se procesi tashmë i vjetër i erozionit dhe krizës së demokracisë klasike përfaqësuese, në të cilin parlamentet kryenin funksionin e debatit demokratik të informuar dhe të mirë-menduar, është përshpejtuar nga përdorimi masiv i internetit dhe mediave sociale.

Ky zhvillim i ka shumëfishuar pushtetet që janë “jo të përgjegjshme në aspektin demokratik”. Pra ato nuk i nënshtrohen afateve të përcaktuara për gjykimin nga elektorati, e megjithatë ndikojnë apo edhe e kushtëzojnë vendimmarrjen publike.

Influencuesit, siç e thotë edhe vetë fjala, janë Maja e Ajsbergut, pra ajo që shihet më shumë. Ndonjëherë edhe në mënyrë të tërthortë, duke krijuar një kulturë. Ashtu si reperi që e quan veten Baby Gang, dhe që së fundmi u dënua me 5 vjet e dy muaj burg.

Ndonjëherë hapur, si në rastin e Fedez, në përpjekjen për të orientuar konsensusin politik, nga skena e një festivali. Por ka edhe fuqi më “fisnike” që funksionojnë në të njëjtën mënyrë. Për shembull, OJQ-të, organizatat joqeveritare që përfitojnë shpesh nga financimi publik (si në Gjermani), apo që ofrojnë një shërbim publik (si në Itali), dhe që për këtë arsye imponojnë dëgjimin nga publiku.

I tillë është rasti i “Mediterranea” të Luca Casarinit, që duke kundërshtuar politikën e qeverisë italiane për emigrantët, mori edhe mbështetjen publike të Papës. Dhe pastaj natyrshëm - madje për fat të mirë do të shtoja unë - ka media, madje edhe ato më tradicionalet si gazetat klasike.

Në fakt, falë një gazetareje të shtypit të shkruar (Selvaggia Lucarelli tek Il Fatto) një numër i madh ndjekësish dixhitalë, e kuptuan hipokrizinë me fushatën e bamirësisë që mbështet metodën Ferragni, duke provokuar një ndërhyrje me sanksione dhe gjobë nga organet anti-monopol.

Por ky shkëmbim i ri ndikimesh funksionon në të dyja drejtimet. Në kuptimin që edhe pushtetet “demokratikisht të përgjegjshme”, siç janë përfaqësuesit e zgjedhur që duhet t'i nënshtrohen gjykimit thuajse të përditshëm të sondazheve dhe gjykimit të shpeshtë të votuesve, priren të funksionojnë gjithnjë e më shumë sipas rregullave të internetit.

Gjatë dominimit të televizionit si mjet i komunikimi masiv, “demokracia e publikut” shprehej duke gjykuar ofertën politike në një arenë të vetme kolektive e të madhe. Silvio Berlusconi doli në TV dhe premtoi diçka. Votuesit gjykuan nëse do ta besonin apo jo, dhe u sollën në përputhje me rrethanat.

Fuqia e ndikimit të medias ishte e madhe, por edhe rreziku që bartte ai (tek e fundit, Kavalieri i humbi zgjedhjet dy herë, dhe në të dyja rastet kontrollonte televizionin publik dhe atë privat). Megjithatë, sot nuk ekziston më ‘stadiumi’ i madh virtual, në të cilin votuesit  mblidhen për të parë duelin elektoral (rasti i parë i këtij lloji ishte debati Kennedy-Nixon i vitit 1960).

Sfera publike, është e fragmentuar në një mori flluskash mediatike në uebsajte, grupe dhe nëngrupe ndjekësish që kryqëzohen me njëri-tjetrin; duke siguruar për shembull që një votues i Giorgia Melonit të jetë gjithashtu edhe një ndjekës i Chiara Ferragni-t.

Madje, ai ndjek ndoshta edhe një llogari që mbështet lëvizjen kundër vaksinave dhe daljen e Italisë nga eurozona, e kështu me radhë. Prandaj, politikanët u nënshtrohen të njëjtave rregulla si influencuesit. Edhe ata mund të thirren për t’u përgjigjur, në mos penalisht, atëherë sigurisht politikisht, akuzës për “reklamim mashtrues”; që jo rastësisht është më e shpeshta në polemikat por edhe në paditë që bëhen nëpër gjykata.

Atyre u kërkohet të justifikojmë jo mirësinë e një zgjedhjeje, por koherencën e saj në raport me propagandën e dikurshme. Një problem ky madhor, në një vend ku sa më shumë goditje të mëdha të lëshohen kur je në opozitë, aq më shpejt vjen në pushtet.

Në pamje të parë, kjo risi mund të duket si një zgjatim i “glasnostit”, i transparencës demokratike. Edhe ata që menaxhojnë punët publike duhet të jenë çdo ditë përgjegjës, ose më saktë çdo orë, të ekspozuar siç janë faqet e internetit. Por në realitet, kjo sjell një ndryshim me pasoja që sot nuk mund të llogariten:nuk është më oferta por kërkesa, ajo që e drejton procesin politik.

Ata që garojnë për të përfaqësuar votuesit, nuk ofrojnë më zgjidhjet e tyre për gjykimin e tyre, por i marrin kërkesat e tyre si çmimin që duhet paguar për konsensusin. Dhe diçka që është shumë afër “mandatit imperativ”, që Lëvizja Pesë Yjet donte të përdorte për të rishkruar Kushtetutën, e cila përkundrazi e përjashton duke e konsideruar si rrezik për demokracinë, si në të gjitha sistemet liberal-demokratike.

Në rast se totalitarizmi i së shkuarës synonte t’i mobilizonte njerëzit, t’i nxiste ata të marshonin, një “autoritarizëm demokratik” i ri mund të preferojë që populli të mos marrë fare pjesë, dhe për këtë arsye kultivon me kujdes mos-interesimin në rritje dhe kolektiv ndaj politikës, madje edhe përçmimin e tij.

Natyrisht, kufijtë e kësaj post-demokracie janë tejet të paqarta. Tek e fundit “Demos” dhe “populus”, rrënjët etimologjike të termave “demokraci” dhe “populizëm”, nënkuptojnë të njëjtën gjë në greqisht dhe latinisht.

E megjithatë, mua më duket e qartë se disa vendime të rëndësishme publike, si refuzimi për të ratifikuar një traktat evropian tashmë të nënshkruar, që çuditërisht bashkoi pjesë të mazhorancës dhe opozitës, nuk janë rezultat i atij debati të informuar dhe të menduar, në të cilin peshonte demokracia përfaqësuese, por më tepër nga një ankth për “reklamat false” që politika i ka bërë të vetat, duke fajësuar për këtë yjet e internetit.

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen