LIVE UPDATES
Insights

Intervista/Eksperti i ekstremizmit: Xhihadi është zhvendosur nga celulat terroriste në familje, Evropa e rrezikuar nga sulmet e reja

21 Dhjetor 2023, 12:15 Nga DOSJA
Intervista/Eksperti i ekstremizmit: Xhihadi është zhvendosur nga
foto ilustruese

Nga Marc Bassets “El Pais”

Hugo Micheron, një nga ekspertët më të mirë në Francë mbi botën arabe, ka botuar së fundmi librin e tij të ri “La colère et l’oubli” (Zemërimi dhe harresa), një histori e xhihadizmit në Evropë, në të cilën ai eksploron një peizazh ende të karakterizuar nga padija dhe paragjykimi.

Profesori francez në Institutin e Studimeve Politike të Parisit, kombinon kërkimin në terren,  në burgje dhe në komunitete lokale me një kornizë të fortë teorike. Micheron na tregon  historinë e një ideologjie e cila është këtu për të qëndruar. Sulmet e fundit terroriste në Francë dhe Belgjikë, kanë treguar se xhihadizmi në Evropë nuk është zhdukur, ndonëse është më pak intensiv se sa në të kaluarën.

Në libër, ju rrëfeni sesi xhihadizmi evropian ka përjetuar periudha të një aktiviteti të shtuar me sulme të mëdha, por edhe periudha qetësie relative. A po shohim tani një baticë?

Po. Xhihadizmi organizohet në heshtje dhe gradualisht, duke përdorur metoda të ngjashme në vende të ndryshme si Spanja, Danimarka apo Franca. Rrënjët e xhihadizmit vijnë nga lufta në Afganistan gjatë viteve 1980, pas pushtimit sovjetik. Në Peshauar të Pakistanit, pranë kufirit me Afganistanin, u krijuan institute indoktrinimi që u zhvilluan në kornizën intelektuale për rezistencën afgane. U bë më shumë se vetëm një përpjekje ushtarake.

Çfarë ndodhi më pas?

Modeli i Peshauarit u transferua direkt në qytetet evropiane, ku veteranët afganë, algjerianë dhe boshnjakë të xhihadit krijuan institute, seminare, shoqata dhe librari islamike. Unë i quaj ato “makineri pro-zelituese”. Po ashtu ata kishin nën kontroll xhamitë e zonës.

Pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001 në SHBA, shumë nga këta veteranë u arrestuan ose u detyruan të fshihen diku tjetër, por bashkëpunëtorët e trajnuar e vazhduan punën e tyre. Jetëgjatësia e këtyre “makinerive prozelitizuese”, shpjegon rritjen e numrit të xhihadistëve në Evropë nga disa dhjetëra në vitet 1990, në 6000 persona 20 vjet më vonë.

Tani për tani duket se ka përfunduar periudha e fundit e sulmeve të mëdha. Terroristët që po shohim aktualisht janë ata që quhen “ujqër të vetmuar”, gjë që e redukton ndjeshëm rrezikun.

Është i gabuar vlerësimi i rrezikut të xhihadizmit të bazuar vetëm tek aktet terroriste. Xhihadizmi është një ideologji, ndërsa terrorizmi është vetëm një mjet. Nëse xhihadistët mund t'i arrijnë qëllimet e tyre pa iu drejtuar sulmeve, ata do të zgjedhin metoda alternative.

Çfarë kalon pa u vënë re kur nuk ka sulme të mëdha terroriste?

Tani Shteti Islamik, ISIS, përdor gratë për të komunikuar idetë e tij në vend se të kryejë sulme të reja. Kjo organizatë po edukon të rinjtë dhe rekruton gra të tjera. Qëllimi është të përjetësohet xhihadizmi duke kaluar nga njëri brez në tjetrin. Gratë luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces, pasi ato përfshihen gjithnjë e më shumë në celulat familjare dhe jo vetëm në celula terroriste të izoluara.

Ky ndryshim në qasje gjeneron një dinamikë të ndryshme. Ndaj fiton më shumë peshë çështja e arsimit, sidomos në Francë. Xhihadistët dhe salafistët (një lëvizje fondamentaliste brenda islamit sunit) e konsiderojnë si domenin e të pafeve sistemin arsimor francez, që është përgjegjës për formimin e qytetarëve dhe promovimin e vlerave republikane franceze.

Pavarësisht nga sulmet e fundit me thikë në Francë, përfshirë ato që synojnë shkollat, dhe deklaratat e bëra nga autorët, në fakt ka një hendek midis axhendës së tyre dhe arritjeve të tyre aktuale...

Xhihadizmi përbën problem jo sepse i arrin synimet e tij. ISIS arriti të pushtojë dhe kontrollojë një territor të madh sa Britania për gati 3 vite, duke pasur nën sundimin e tij miliona sirianë dhe irakianë. Por më pas u shpërbë për shkak të konflikteve dhe rebelimeve të brendshme.

Problemi real qëndron tek vala globale e sulmeve terroriste, veçanërisht në Evropë, dhe tek përpjekja për të ushqyer narrativën e një përplasjeje midis qytetërimeve dhe feve. Brenda kontekstit të demokracive evropiane, kjo narrativë shkakton një dëm të konsiderueshëm dhe ka çuar në rritjen e ndjeshme të së djathtës ekstreme.

Në librin tuaj, ju theksoni se si organizatat xhihadiste i bazojnë veprimet e tyre tek narrativat shumë politike dhe me një ndikim potencial. A mund të jetë konflikti midis Izraelit dhe Hamasit narrativa që do të nxisë valën e ardhshme të sulmeve?

Po dhe jo. Gjatë 30 viteve të fundit, xhihadistët janë mbështetur gjithmonë mbi konfliktet e huaja gjeopolitike. Kjo filloi me luftën në Afganistan dhe pushtimin sovjetik. Në vitet 1990, kishim luftën civile në Algjeri, Bosnje dhe atë në Çeçeni. Pastaj erdhi pushtimi amerikan i Irakut, dhe 1 dekadë më vonë pamë luftën civile siriane.

Ndërsa ka ngjashmëri dhe dallime me konfliktin e Gazës, është e rëndësishme të theksohet se Gaza është e izoluar dhe e paarritshme për xhihadistët. Më 7 tetor, Hamasi përdori metoda të ngjashme me ISIS, por nuk është pjesë e lëvizjes globale xhihadiste.

Në të gjitha konfliktet që përmenda me lart, fokusi ishte kryesisht në Lindjen e Mesme, Afganistan dhe tek mosmarrëveshjet lokale. Çështja Izrael-Palestinë, luan një rol të kufizuar në bashkimin e rrjeteve xhihadiste. Megjithatë, në imagjinatën e islamistëve dhe botës arabe, lufta ndërmjet Hamasit dhe Izraelit mund të shfrytëzohet lehtësisht nga grupe të ndryshme, dhe sidomos xhihadistët.

Si mund të ndodhë kjo?

Në rrjetet sociale vërehet një pasion i madh për të komentuar mbi konfliktin në Gaza. Grupimet islamike radikale priren të përqendrohen tek një pretendim: Izraeli po kryen gjenocid kundër grave dhe fëmijëve në Gaza, dhe se Evropa dhe SHBA-ja e mbështesin Izraelin. Prandaj, SHBA dhe Evropa janë bashkëfajtorë dhe meritojnë të ndëshkohen.

Për këtë arsye sulmet në Evropë shihen si një përgjigje normale. Kjo retorikë provokuese, nxit shpesh individë jashtë rrjeteve tradicionale, që përdorin metoda me kosto të ulët, që të veprojnë dhe krijojnë tensione politike, duke frymëzuar potencialisht sulme të mëtejshme, siç po vërehet së fundmi në Belgjikë dhe Francë.

Nuk po flasim për sulme të mëdha....

Vitet e fundit nuk ka pasur sulme të tilla. Por kjo s’do të thotë që ne duhet të shpërfillim skenarë të tjerë të mundshëm. Synimi është krijimi i një situate të pa menaxhueshme politikisht përmes një serie goditjesh të vogla të pamëshirshme.

Kjo gjë është parë tashmë në Irlandë, Francë dhe në mediat sociale, duke i nxitur grupet e ekstremit të djathtë të thonë gjëra të tipit “qeveria nuk mund të na mbrojë dot, prandaj le të mbrohemi vetë”. Xhihadistët e shfrytëzojnë këtë lloj tensioni në komunitet.

terrorizmi ne evrope

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend