LIVE UPDATES
Insights

I shitën Perëndimit sekretet bërthamore të Kinës, Xi zhduku ministrat e tij pas informacioneve të marra nga Putin

20 Dhjetor 2023, 09:22 Nga a.d
I shitën Perëndimit sekretet bërthamore të Kinës, Xi
Xi Jinping

Nga Federico Giuliani "Il Giornale"

Më 25 qershor Qin Gang u zhduk nga skena. Askush nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me Ministrin e Jashtëm të Kinës deri kur një muaj më vonë, udhëheqës të lartë të organit legjislativ të Kinës, Komiteti i Përhershëm Kombëtar i Kongresit Popullor (NPCSC), nuk u shprehën gjatë një seance urgjente se çfarë mendonin mbi shkarkimin nga pozicioni që po vazhdonte të mbante zyrtarisht.

Vendin e tij e zuri Wang Yi, që më herët ka mbajtur të njëjtin post në vitet 2012-2022. Midis fundit të gushtit dhe fillimit të shtatorit nga skena u zhduk edhe Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu. Më 29 gusht, Li mori pjesë në forumin e paqes dhe sigurisë Kinë-Afrikë, duke mbajtur edhe një fjalim para audiencës, por ai u zhduk të nesërmen.

Mediat amerikane hipotetizuan se Li është vënë nën hetim për disa raste korrupsioni. Edhe sipas asaj që u raportua nga faqja e internetit Politico, një spastrim i madh po ndodh në Kinë i drejtuar nga askush tjetër përveç liderit të saj Xi Jinping, por me një rol të rëndësishëm edhe të homologut të tij rus Vladimir Putin.

Spastrimet e Xi

Tërmetet politike, valët sizmike të të cilave përhapen nga Zhongnanhai, selia e Partisë Komuniste Kineze, mbeten mister në sytë e Perëndimit. Më 25 qershor, vetëm 6 muaj pasi u bë ministër, Qin u takua në Pekin me ministrat e Jashtëm të Sri Lankës dhe Vietnamit, si dhe me zëvendësministrin e jashtëm rus Andrey Rudenko. Që atëherë, zyrtari besnik i Xi u zhduk nga qarkullimi.

Thjesht një rastësi? Jo sipas disa burimeve. Jo pak njerëz të mirë-informuar besojnë se misioni i vërtetë i Rudenkos në Pekin, përkoi me informimin e Xi Jingping për një fakt shumë serioz, sipas të cilit Ministri i tij i Jashtëm - dhe disa oficerë të lartë të ushtrisë kineze - po bashkëpunonin me agjencitë perëndimore të inteligjencës.
Pas largimit të Qin nga detyra, qarkulluan edhe raportime mbi një marrëdhënie të fshehtë mes ministrit dhe një gazetareje të televizionit kinez Phoenix TV, Fu Xiaotian, me të cilin ka edhe një djalë (që është shtetas amerikan). Këto dhe histori të tjera, kanë qarkulluar gjerësisht në internet me miratimin e dukshëm të autoriteteve kineze.

Roli i mundshëm i Putinit

Sipas burimeve të tjera, arsyeja e vërtetë për zhdukjen e Qin ishte përfshirja e tij hipotetike në një skandal shumë më serioz se sa një flirt kompromentues. Një skandal që do të ketë përfshirë edhe Ministrin e Mbrojtjes dhe gjeneralë të tjerë që komandonin “forcën raketore” kineze, dhe të njëjtin që mbikëqyr programin e armëve bërthamore të këtij vendi.
Duket se zëvendësministri rus Rudenko i kishte dërguar Xi-së një mesazh duke akuzuar Qin dhe zyrtarë të tjerë të lartë të forcave raketore kineze se i kishin kaluar informacione të klasifikuara shërbimeve sekreteve perëndimore. Të njëjtat burime besojnë se Qin vdiq ose duke u vetëvrarë, ose nga torturat, në fund të korrikut në Spitalin Ushtarak të Pekinit.
Por për momentin është e pamundur të konfirmohet ky skenar. “Qin Gang është bërë viktima e parë e fushatës demaskuese, e cila tregon një mosmarrëveshje midis Kinës dhe Rusisë”- theksoi një burim tjetër për portalin Nikkei Asian Riview.

Demaskimi dhe lufta në Ukrainë

Dhe këtu hyn në lojë lufta në Ukrainë. Në maj, një delegacion diplomatik kinez shkoi në Kiev në një përpjekje për të ndërmjetësuar për paqe, padyshim kundër dëshirës së Moskës. Në atë pikë, Kremlini mund të ketë dyshuar se Pekini po e ndryshonte pozicionin e tij ndaj konfliktit.

Sipas të njëjtit burim, qeveria ruse ra më pas dakord të niste një fushatë denigruese ndaj Qin Gang. Pra Ministrit të Jashtëm, personit përgjegjës për dërgimin e delegacionit kinez në Ukrainë. Rusia do ta ketë etiketuar Qin si pro-amerikan, pasi ai kishte shërbyer më parë si ambasador i Kinës në Shtetet e Bashkuara.

Pastaj Moska i kaloi “informacione tek rangjet më të larta zyrtare në Pekin, se ndaj Qin Gang ka dyshime të forta se është një bashkëpunëtor i SHBA-së”, vazhdoi burimi. Ky pretendim erdhi ndoshta së bashku me disa “prova”, si për shembull lidhja e supozuar jashtëmartesore e ministrit. Pas zhdukjes nga skena të Qin-it, Kina u kthye shpejt në pozicionin e saj pro-Moskës në raport me luftën. Kësaj intrige i shtohet më tej një raport i shkurtër i medias shtetërore kineze, i publikuar një ditë përpara se Qin të shkarkohej zyrtarisht nga posti i Ministrit të Jashtëm. Wang Shaojun, komandant që nga viti 2015 i njësisë së Gardës Qendrore - që mbron liderët kryesorë të Kinës dhe mbikëqyr truprojën personale të presidentit Xi - kishte vdekur tre muaj më parë për shkak të “trajtimit joefektiv mjekësor”.

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale