LIVE UPDATES
Insights

Intervista/ Milorad Dodik flet hapur:Vetëm Serbia e Madhe, është garanci për paqen në rajon

19 Dhjetor 2023, 08:23 Nga a.d
Intervista/ Milorad Dodik flet hapur:Vetëm Serbia e Madhe, është
milorad dodik

Nga Letizia Tortello “La Stampa”

 “Populli serb është gjithmonë i kërcënuar. Rusia nuk ndërhyn, ndërsa Evropa e bën këtë në vendimet tona të brendshme, me përfaqësues të paligjshëm që duan të na bëjnë të mendojmë si të duan, të na destabilizojnë dhe të kufizojnë autonominë tonë”.

Milorad Dodik, është presidenti i njërës prej dy entiteteve federative të Bosnje Hercegovinës, Republika Srpska. Një rajon i vogël dhe strategjik, shtëpia e serbëve të Bosnjës, të cilët ndihen si ‘fëmijët’ e Beogradit. Dhe në fakt të dielën shkuan në masë në Serbi me autobusë për të votuar në zgjedhjet parlamentare.

Por siç e sugjeron edhe vetë lideri i Banja Lukës, miku i presidentit serb Vucic dhe një mik personal i Vladimir Putinit “për të votuar masivisht për Vucic, i ftova të zgjedhin partinë e duhur”. Kjo dukuri, pra e autobusëve me serbë të Bosnjës që shkojnë të votojnë në Serbi, është një nga parregullsitë e denoncuara nga opozita serbe në Beograd gjatë procesit të së dielës. Dhe një nga arsyet pse koalicioni “Serbia kundër dhunës” kërkon anulimin e zgjedhjeve në kryeqytet: partitë kundërshtare të qeverisë së Vucic, thonë se të paktën 40 mijë persona pa të drejtë vote janë sjellë për të votuar në Beograd.

Dodik, pse ishin kaq të rëndësishme këto zgjedhje në Serbi?

Përgjatë historisë së saj, si dhe në historinë e Ballkanit, Serbia është përballur me sfida dhe presione të ndryshme. Është e pamundur të gjesh një periudhë historike që të mos jetë e karakterizuar nga lufta për të mbrojtur identitetin dhe ekzistencën e popullit serb, i cili në fund të shekullit të kaluar përjetoi sërish tragjedi dhe masakra. Sot Serbia po ndërton të ardhmen e saj. Për ne në Republikën Srpska, një Serbi e fortë dhe e pasur është një parakusht për paqen e përgjithshme për të gjithë Ballkanin. Vucic është lideri që e bën Serbinë më të fortë dhe më të fuqishme.

Ju organizuat autobusë me mbështetës për ta mbështetur atë, a është e vërtetë?

Unë ftova të gjithë ata që kanë të drejtë vote në Republikën Srpska që të mbështesin listën e kandidatëve të presidentit Vucic dhe Partisë Progresiste Serbe, sepse për ne është e rëndësishme vazhdimësia e proceseve të nisura.

A po distancohet gradualisht Beogradi nga Moska, siç do të dëshironte Evropa? Sa peshon sot ndikimi i Rusisë në politikën dhe shoqërinë serbe?

Serbia po i përmbush detyrat e saj në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe është pjesë e proceseve rajonale. Edhe Republika Srpska po përmbush pjesën e detyrimeve që janë në kompetencën e saj. Këto janë çështje teknike dhe nuk paraqesin kërcënim dhe as janë të drejtuara kundër politikave të ndonjë vendi, veçanërisht Rusisë.

Siç e dini, Rusia është një vend i madh dhe i fuqishëm, dhe më vjen keq që rrethanat e përgjithshme kanë bërë që njerëzit të vuajnë në atë pjesë të botës. Unë besoj se njerëzit në Rusi dhe Ukrainë nuk duan që këto vuajtje të vazhdojnë.

Putin sulmoi Ukrainën, vazhdon të luftojë dhe nuk po tërhiqet...

Janë fuqitë e tjera ato që duan vazhdimin e konfliktit. Edhe në vitet 1990, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, përfundimi i konfliktit nuk ishte prioritet për shumë njerëz në botë. Për më tepër, Rusia dhe vetë presidenti Putin po tregojnë mirëkuptim për situatën në Serbi, Republika Srpska dhe në mbarë Ballkanin. Çështja e rolit të Kremlinit, të Rusisë, ngrihet vazhdimisht. Por nuk ka një mbështetje të Rusisë për politikat negative, por vetëm për politika që pasqyrojnë vendimmarrje të pavarur nga vendet tona.

Distancimi nga Rusia dhe vendosja e sanksioneve (gjë që Serbia nuk e ka bërë), është një nga kushtet politike që Brukseli pret të favorizojë hyrjen në BE...

Disa politikanë perëndimorë shpesh flasin për “ndikim negativ” të Rusisë. Po çfarë ka bërë të keqe Rusia? Siç e dini, politika e Rusisë bazohet ekskluzivisht në parimin që vende si Serbia dhe Bosnje-Hercegovina të marrin vendime të pavarura, pa ndikimin e ambasadorëve individualë apo politikanëve të tjerë perëndimorë. Çfarë ka që nuk shkon? Për shembull Serbia, ndodhet në një situatë shumë komplekse në marrëdhëniet me Kosovën e vetëshpallur e pavarur. Ajo kërkon të mbrojë popullin serb, si dhe manastiret dhe faltoret serbe që po shkatërrohen (në fakt kjo nuk është diçka që po ndodh tani, por gjatë viteve 1999-2004) pa reagimin e duhur nga Perëndimi. Unë mendoj se shumica e italianëve e kuptojnë këtë: as ju nuk do t'i lejonit të tjerët të fshinin traditën tuaj. Nga ana tjetër, Rusia mbështet integritetin territorial të Serbisë dhe politika e saj bazohet në këtë.

A duhet që Bosnja, pjesë e së cilës është Republika Srpska, të anëtarësohet në BE?

Është fakt që Bashkimi Evropian ka ndryshuar shumë vitet e fundit. Disa politika të reja kanë marrë përparësi ndaj çështjeve thelbësore për qytetarët. Çështjet që kanë të bëjnë me emigracionin, identitetin gjinor dhe ideologjitë, dominimin e politikave pro LGBT. Që të gjitha këto ndikojnë në reflektimin mbi vlerat e kësaj BE-je të re. Kjo qasje nuk është pjesë e traditës, identitetit, kulturës sonë, dhe ne i kundërshtojmë me vendosmëri narrativa dhe projekte të tilla dominuese. Ne jemi pjesë e Evropës tradicionale, dhe nuk kemi asnjë qasje moderne që mund ta ndryshojë fenë dhe filozofinë tonë të jetës.

Ne duam një BE të bazuar në marrëdhëniet ekonomike, marrëdhënie të reja sociale të bazuara tek tradita. Orban dhe Hungaria mbështesin politika të tilla dhe kjo na bashkon. Hungaria dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor të zhvillohen ekonomikisht, të jenë të pavarura dhe të minimizojnë ndikimin e fuqive të tjera perëndimore. Ata po zhvillojnë një politikë të re sovraniste, dhe ky është kuadri brenda të cilit mund të lëvizë Republika Srpska. Kjo s’do të thotë se kjo rrugë kushtëzohet nga ndërprerja e bashkëpunimit me Rusinë. Mendoj se kjo lloj politike e re mund të garantojë paqen.

A duhet ta marrë Serbia Kosovën?

Serbët e Kosovës jetojnë në një situatë shumë më të vështirë se serbët e Bosnjes dhe Hercegovinës. Ata nuk kanë të drejta elementare, janë të persekutuar. Serbia po bën gjithçka për t’i mbrojtur ata, por meqenëse bashkësia ndërkombëtare nuk bën pothuajse asgjë, situata është shumë komplekse. Ne, populli, krijuam Republika Spska në vitin 1992 dhe ajo është garantuese e jetës së popullit serb në këtë anë të lumit Drina.

milorad dodik

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës