LIVE UPDATES
Insights

Ja si kriza e emigrantëve po e zhvendos në të djathtë gjithë Evropën

21 Dhjetor 2023, 08:50 Nga a.d
Ja si kriza e emigrantëve po e zhvendos në të djathtë
Foto ilustruese

Nga Laura Dubois & Hall “Financial Times”

Ishte vdekja e një foshnje në një qendër pritjeje të mbipopulluar për azilkërkuesit në Holandë vitin e kaluar, ajo që e bindi kryeministrin Mark Rutte se Evropa po përballej sërish me një krizë emigrantësh. Fëmija 3-muajsh ndërroi jetë në një sallë sportive në një fshat në kufi me Gjermaninë.

Imazhet e një godine të mbipopulluar, me familje që flinin jashtë saj, i ndërgjegjësuan votuesit holandezë mbi shkallën në të cilën politikanët e tyre kishin humbur kontrollin mbi emigrantët e rinj që futeshin në vend. Dhe Rutte e kuptoi se ajo ngjarje do të ishte një dhuratë për të djathtën ekstreme që deklarohet hapur kundër emigrantëve.

Ashtu siç kishte ndodhur në fakt edhe gjatë viteve 2015-2016, kur një rritje e madhe e numrit të njerëzve që kërkonin azil në Evropë, nxiti ngritjen e një brezi të ri politikanësh populistë në mbarë kontinentin. Ai premtoi një kundërpërgjigje të ashpër, por ndryshimi i qasjes së tij solli rrëzimin e qeverisë së koalicionit, e cila bazohej tek një shumicë e brishtë.

Më pas, nën udhëheqjen e re, partia e tij VVD (Partia Popullore për Liri dhe Demokraci) u përball më një fushatë zgjedhore të përqendruar te emigracioni. Madje ajo la ta hapur mundësinë e bashkëpunimit me të djathtën ekstreme të udhëhequr nga lideri anti-islamik Geert Wilders.

Kjo strategji rezultoi të ishte një dështim spektakolar. Në zgjedhjet e nëntorit, fitues ishte Wilders, teksa Partia e tij e Lirisë (PVV), dyfishoi vendet e saj në parlament, ndërsa VVD u rendit e treta. Fitorja e një ekstremisti si Wilders, që ka premtuar të mbyllë xhamitë dhe ndalojë me ligj Kuranin, e tronditi Evropën.

Por i gëzoi homologët e tij në këto vende, në një kohë që nxori sërish në pah dilemat e forta të partive tradicionale të qendrës, teksa përballen me shqetësimin në rritje të publikut mbi numrin e emigrantëve që vijnë çdo vit. Vetëm vitin e kaluar BE-ja pati 874.000 kërkesa, dhe pothuajse 650.000 në 8 muajt e parë të këtij viti. Përveç 4.2 milionë ukrainasve të cilëve u është dhënë mbrojtje e përkohshme që nga pushtimi i plotë nga Rusia i nisur në shkurt 2022. Qendrat e pritjes në të gjithë Evropën Veriore po arrijnë kapacitetin maksimal, megjithëse numri i njerëzve që udhëtojnë në Evropë pa leje është shumë më i ulët se në vitet 2015- 2016.

Megjithatë, rritja e fundit e numrit të azilkërkuesve, po i shtyn votuesit drejt partive populiste dhe të ekstremit të djathtë, të cilat ose po ngjiten në shpejtësi në radhët e opozitës apo në pushtet. Dhe ato duken në rrugën e duhur për të regjistruar rezultate shumë të mira në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor të vitit të ardhshëm, dhe për të ushtruar më shumë ndikim mbi politikë-bërjen e Bashkimi Evropian.

Nga frika e një reagimi elektoral si pasojë e kësaj emergjence të re, qeveritë po synojnë të gjejnë zgjidhje gjithnjë e më drastike, veçanërisht për përpunimin e kërkesave të azilantëve të imbarkuar në det, për të reduktuar numrin e të ardhurve në kufijtë e tyre. Në Francë, vështirësitë e presidentit Emmanuel Macron në zbatimin e reformave në sistemin e emigracionit, kanë treguar zbehjen e ndjeshme të autoritetit të tij.

Projekt-ligji i Macron, synon të reduktojë apelimet nga azilkërkuesit dhe të përshpejtojë dëbimet, teksa rregullon statusin e emigrantëve në sektorët me jetikë, duke nxitur debate të forta tek e djathta dhe e majta. Një version edhe më i ashpër i këtij projektligjit u miratua këtë të martë nga Asambleja Kombëtare, me mbështetjen e udhëheqëses së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila pretendoi se arriti një “fitore ideologjike”.

Por disa nga ministrat më të majtë të Macron, kërcënuan me dorëheqje për shkak të këtij ligji, dhe gati 1/4 e aleancës së tij centriste refuzoi ta votonte atë. Ndërkohë duke folur në një ngjarje në Romë të organizuar nga udhëheqësja italiane Giorgia Meloni fundjavën e kaluar, kryeministri britanik Rishi Sunak tha se shoqëritë evropiane do të “asfiksohen” në rast se nuk e frenojnë emigrimin e parregullt në kontinent.

Por përpjekja e qeverisë së tij për të shpëtuar planin shumë të diskutueshëm nga pikëpamja juridike për t’i dërguar azilkërkuesit në Ruandë, ka ndezur një luftë civile brenda Partisë Konservatore në pushtet midis të moderuarve dhe atyre të vijës së ashpër.

“Çështja e emigracionit është bërë shumë emocionale dhe e gjithanshme”- thotë një diplomat evropian. Disa politikanë shqetësohen se fokusi tek emigracioni, i nxitur nga grupet e ekstremit të djathtë ndodh në dëm të politikave efektive. Emigrimi, qoftë i njerëzve që ikin nga persekutimi apo kërkojnë punë, ka qenë prej kohësh një çështje shumë e diskutueshme në Evropë, duke përplasur vendet kryesore hyrëse me ato që bëhen destinacione të tyre.

Rreth 2.3 milionë njerëz kërkuan azil në BE gjatë viteve 2015-2016, ku shumë prej tyre iknin nga lufta civile në Siri. Duke pasur në atë kohë një ekonomi në lulëzim, Gjermania pranoi një numër të paprecedentë emigrantësh. Por qasja e Merkelit zemëroi disa nga fqinjët e Gjermanisë, të cilët shqetësoheshin se duhej të strehonin mijëra njerëz.

Ai akt nxiti ngritjen në sondazhe të Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, e cila hyri për herë të parë në parlamentin gjerman në vitin 2017. Tani AfD-ja, segmente të së cilës konsiderohen si ekstremiste nga shërbimet gjermane të sigurisë, është partia e dytë më popullore në Gjermani.

Ajo edhe mund të fitojë zgjedhjet lokale në landet lindore vitin e ardhshëm. “Emigrimi shndërrohet në një problem veçanërisht toksik kur bie ekonomia”- thotë Nathalie Tocci, drejtore e Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare në Romë. “Dhe kjo është hera e parë që Gjermania përballet me këtë lloj kokteji shpërthyes, diçka që ka ndodhur më parë në Francë, Spanjë apo Itali”- shton ajo.

Në Austri, Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë, që u përshi në një skandal ryshfetesh 4 vjet më parë dhe u përjashtua nga qeveria, renditet sot me 30 për qind të votave në sondazhe, dhe i ka të gjitha gjasat të fitojë zgjedhjet parlamentare në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Suedia është tronditur nga një valë ngjarjesh të rënda të shkaktuara nga bandat kriminale rivale, për të cilat kryeministri Ulf Kristersson ka bërë me faj “politikën e papërgjegjshme të emigracionit dhe dështimin e integrimit të emigrantëve”. Me pozicionimin e saj të ashpër kundër emigrantëve, Marine Le Pen e Francës nuk ka qenë kurrë më lart sesa sot në sondazhe, dhe duket gjithnjë e më e pandalshme drejt zëvendësimit të Macron pas 3 viteve e gjysmë. Teksa sondazhet po parashikojnë rezultate shumë të mira për partitë e ekstremit të djathtë dhe ato populiste në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor 2014, ligjvënësit dhe zyrtarët e shteteve anëtare janë në një garë midis tyre për të miratuar reformat në rregullat e BE-së për migracionin dhe azilin përpara këtyre zgjedhjeve.

“Duhet të zgjidhet sa më parë çështja e emigrantëve, përndryshe do të dominojë peizazhin politik në vitin 2024”- thotë Manfred Weber, i cili kryeson Partinë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë. “Gjithçka ka të bëjë me besueshmërinë. Ne s’mund të shkojmë në zgjedhje pa të. Anti-evropianët do të na dërrmonin”- thotë një zyrtar i BE-së.

I ashtuquajturi Pakti mbi Azilin dhe Emigracionin u propozua për herë të parë në vitin 2016, por ka mbetur i bllokuar prej vitesh. Përkrahësit e saj janë të prirur ta paraqesin atë si një zgjidhje për problemet që ka unioni me emigracionin. Ndërkohë aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë kritikuar si shumë të ashpër.

Reformat do të rishikojnë procedurat e azilit, me një numër të caktuar aplikantësh që do të marrin përgjigje në kufi të mbajtur në qendra të posaçme aty pranë. Por kjo gjë do të çonte në “paraburgim” të tyre, thotë eurodeputetja liberale nga Holanda Sophie Veld.

“Askush nga ne nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje duke dështuar në këtë fushë. Në të njëjtën kohë jemi duke negociuar mbi atë që është ende e pranueshme për ne sa i përket vlerave evropiane”- thotë ajo. Por ndërsa miratimi i reformave do të ishte një shprehje e unitetit, është tashmë e qartë se ato nuk do të jenë të mjaftueshme.

Sepse nuk do të hyjnë në fuqi përpara vitit 2025, ndaj nuk do të ulin dot shifrat përpara zgjedhjeve evropiane verën e ardhshme. Ndërkohë, qeveritë po përpiqen të shtrëngojnë rregullat e tyre dhe të nënshkruajnë marrëveshje të diskutueshme me vendet e treta për t’i parandaluar njerëzit që të mbërrijnë në territorin evropian, e ngjashme me marrëveshjen prej 6 miliardë eurosh të BE-së me Turqinë në 2016 për të rikthyer refugjatët sirianë.

Muajin e kaluar, qeveria italiane e drejtuar nga Georgia Meloni arriti një marrëveshje me Shqipërinë për të ndërtuar 2 qendra për emigrantët e shpëtuar nga Deti Mesdhe, të cilët përndryshe do të dërgoheshin në Itali. Por edhe kjo marrëveshje është në dyshim pasi deputetët e opozitës në Shqipëri e ankimuan në Gjykatën Kushtetuese. Kritikët thonë se në çdo rast, ajo ka të ngjarë të shkelë ligjin e BE-së dhe atë ndërkombëtar.

“Ligjet e BE e përcaktojnë shumë të qartë, se azilkërkuesit që janë nën përgjegjësinë e shteteve anëtare, kanë të drejtë të qëndrojnë në atë territor për aq kohë sa mund të deportohen”- thotë eurodeputetja holandeze e gjelbër Tineke Strik. Nga ana tjetër Italia dhe vendet e BE-së në përgjithësi kanë një nevojë urgjente për punëtorë, dhe krahu i punës së emigrantëve mund ta mbyllë këtë hendek. Por pavarësisht nga presioni i nxitur nga nevoja për krahë pune, duke përfshirë punëtorët e pakualifikuar, reduktimi i emigrimit konsiderohet nga konservatorët si Weber si mënyra e vetme për të frenuar rritjen e partive ekstremiste.

“Në rast se nuk mund ta kufizojmë numrin e të ardhurve deri në qershor të vitit të ardhshëm, atëherë zgjedhjet evropiane do të jenë ndoshta një votë historike për të ardhmen e Evropës, me ekstremistët e së majtë dhe së djathtës që do të përfitojnë shumë”- thekson Weber.

Marrë me shkurtime

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale