LIVE UPDATES
Insights

Kremlini është “i shurdhër” ndaj kundërshtimeve dhe po luan Ruletën Ruse

Për të mos folur për përpjekjet për të dërguar ushtarët e plagosur në frontin ukrainas. Ata që refuzojnë të sulmojnë armikun, i nënshtrohen metodave imponuese shumë mizore. Për shembull, në fillim të dhjetorit, ushtari rus Gennadiy Kiskorov refuzoi të kthehej në front pasi ishte plagosur.

20 Dhjetor 2023, 10:10 Nga a,d
Kremlini është “i shurdhër” ndaj kundërshtimeve
Ushtare

Nga Renato Caputo “Opinione.it

Gjatë javëve të fundit, në Rusi ka pasur një rritje të ndjeshme të raporteve për dhunë ndaj personelit ushtarak. Këtu përfshihet hakmarrja ndaj rusëve që përpiqen të shmangin rekrutimin apo që nuk pranojnë të angazhohen në fushatën ushtarake në Ukrainë.

Për të mos folur për përpjekjet për të dërguar ushtarët e plagosur në frontin ukrainas. Ata që refuzojnë të sulmojnë armikun, i nënshtrohen metodave imponuese shumë mizore. Për shembull, në fillim të dhjetorit, ushtari rus Gennadiy Kiskorov refuzoi të kthehej në front pasi ishte plagosur.

Prandaj ai u lidh në një pemë për 2 ditë rresht, duke u lënë atje në të ftohtë dhe nën rreshjet e shiut. Vëllai i tij, Semyon Kiskorov, tha se pas dy ditësh torturuese, Genadiy u pendua për qëndrimin dhe ra dakord të rikthehej në front. Këto metoda gjithnjë e më represive po shkaktojnë pakënaqësi, jo vetëm tek popullata civile por edhe në radhët e ushtrisë ruse.

Dhe duke i shpërfillur këto protesta në rritje, Kremlini duhet të përgatitet për trazira të mëdha, sidomos pasi udhëheqja ruse po mendon që të shpallë së shpejti një fushatë të re mobilizimi. Megjithatë regjimi vazhdon të dërgojë rekrutë në front, pa vendosur zyrtarisht nëse do të shpallë apo jo një mobilizim të dytë.

Mediat e pavarura raportojnë se po vazhdojnë rregullisht lajmërimet e rekrutimit. Në kundërshtim me ligjin, ushtarakët rusë rekrutojnë madje edhe studentët, pavarësisht nëse ata kanë përfunduar apo jo studimet, apo nëse gjendja e tyre shëndetësore i bën ata të papërshtatshëm për shërbimin në front.

Shpeshherë rekrutët nuk kanë mundësi të kundërshtojnë fletëthirrjen, pasi dërgohen në front vetëm një ditë pas marrjes së urdhrit, gjë që është gjithashtu e paligjshme sipas ligjeve në fuqi. Për të shtuar numrin e rekrutëve, Ministria ruse e Mbrojtjes, e ka ndryshuar procedurën për ekzaminimet mjekësore gjatë rekrutimit në ushtri dhe kriterin “e përvojës në operacionet ushtarake”.

Ministria e Mbrojtjes tha së fundmi se synon të përjashtojë nga lista sëmundjet “që nuk kanë një ndikim të rëndësishëm mbi aftësinë për të kryer detyra ushtarake”. Një listë e plotë e përjashtimeve nuk është ende e disponueshme publikisht. Ndërkohë, mediat ruse raportojnë se edhe ushtarët e gjymtuar rëndë nga lufta, janë shpallur të aftë për shërbim.

Ata janë organizuar në regjimente “invalidësh”. Sipas të afërmve të këtyre ushtarëve, të mobilizuarit pas plagosjeve dhe sëmundjeve, ata dërgohen në të ashtuquajturat “regjimente të konvaleshencës” dhe rikthehen në front në njësitë e sulmit pa kaluar as testet mjekësore apo pa marrë kujdesin e duhur mjekësor.

Shumë familjarë të ushtarëve rusë të mobilizuar, besojnë se ushtria po i përdor të afërmit e tyre si “mish për top” për të zëvendësuar humbjet e mëdha që ka pësuar në fushën e betejës. Ato i referohen këtyre operacioneve, në të cilat trupat nisen në front pa u menduar shumë, dhe hidhen në sulm tufa-tufa, pavarësisht humbjeve të rënda që pësojnë çdo ditë. Të afërmit thonë se sulme të tilla përdoren shpesh në Avdiivka, të cilën komandantët rusë janë të fiksuar ta vendosin nën kontroll për t’i dhënë presidentit Vladimir Putin “një fitore” përpara fundit të këtij viti.

Ata shprehin shqetësimin e tyre, se rekrutët kanë më shumë se 10 muaj që jetojnë në llogoret e vijës së parë, vazhdimisht nën zjarrin e armikut. Pas fillimit të operacioneve sulmuese në nëntor, komanda e lartë ruse lëshoi ​​​​urdhrin për dërgimin e ushtarëve të plagosur në front si pjesë e njësive të sulmit.

Shumica e personelit në front nuk ka pasur leje që nga fillimi i mobilizimit. Ndërkohë një problem serioz është ngacmimi i rekrutëve të rinj nga veteranët, gjë që po shkakton përccarje serioze brenda njësive ruse. Ngacmimi dhe dhuna ka ekzistuar gjithmonë në ushtrinë ruse.

Por më parë nuk ka pasur një ndarje të qartë të ushtrisë midis ‘xhelatëve’ dhe ‘viktimave’. Kjo gjë ka ndryshuar. Të ardhurit e djeshëm janë bërë vetë “veteranë”, dhe ngacmojnë ose dhunojnë të ardhurit e rinj. Kultura e dhunës verbale apo fizike është përshkallëzuar, dhe klanet në ushtri janë thelluar akoma më shumë.

Edhe sot ka raste të ushtarëve rusë që qëllojnë me armë mbi komandantët e tyre. Kundërpërgjigja vjen në formën e udhëheqësve ushtarakë që futin në gropa për 2-3 ditë “refusnikët” (ata që refuzojnë urdhrat) dhe “dezertorët”. Në disa raste, këto gropa hapen enkas në pjesën e përparme të frontit, nën zjarrin e armikut.

Për më tepër, trupat ruse thonë se në disa njësi, është formuar një “polici ushtarake” jo formale, e përbërë nga ushtarë të afërt me komandantët, që rrahin dhe ndëshkojnë shokët e tyre të njësisë. Në këto kushte, ka të ngjarë që të mobilizuarit të vendosin një ditë të reagojnë kundër komandantëve të tyre dhe atyre që i dërguan në luftë.

Pakënaqësia mes të afërmve të të mobilizuarve, po rritet paralelisht me zgjerimin e ndarjeve brenda forcave të armatosura ruse. Një shembull është mënyra sesi disave u është dashur të kërkojnë për muaj të tërë trupat e të afërmve të tyre të vdekur, pa pasur asnjë ndihmë nga shteti.

Pavarësisht përpjekjeve për të shtypur “me çdo kusht” protestat nga gratë e rekrutëve, zyrtarët rusë nuk kanë qenë në gjendje ta kufizojnë këtë aktivitet. Disa nga këto gra kanë regjistruar së fundmi një video mesazh për Putinin në kanalin Telegram “Ëay Home” (Kthim në shtëpi).

Ata theksojnë se nuk shpresojnë të nxisin destabilitet politik, por që shteti të ndalojë përdorimin si ushtarë të qytetarëve të zakonshëm, dhe të rikthejë në shtëpi burrat dhe fëmijët e tyre. Ndërkohë, disa të afërm të ushtarëve, bëjnë thirrje për çmobilizimin e plotë të tyre, duke e quajtur një “skllavëri të legalizuar” shërbimin e tyre me një kohëzgjatje të pacaktuar.

Kanali Telegram u cilësua si “i rremë” pas ankesave nga zyrtarë pro-qeveritarë, dhe u shtua në listën e “burimeve kundër luftës”, të lidhura me shërbimet e huaja sekrete. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të diskredituar gratë e rekrutëve, shumë rusë duket se janë dashamirës ndaj kauzës së tyre.

Si opozita ashtu edhe mediat zyrtare, kanë publikuar intervista me këto gra. Për momentin, kjo pakënaqësi nuk ka gjeneruar protesta të mëdha. Dhe arsyeja nuk është vetëm represioni i shtuar nga Kremlini. Lufta kundër Ukrainës, e ka detyruar shoqërinë ruse të konsolidohet kundër një “armiku të përbashkët”, në një përpjekje për të gjetur normalitet në realitetin aktual. Megjithatë, mizoria ndaj njerëzve që janë mësuar të vrasin dhe dinë të përdorin armët, mund të kthehet një ditë kundër vetë Kremlinit.

Shënim: Renato Caputo, profesor i të drejtës ndërkombëtare dhe rregulloreve mbi sigurinë.

rusi kremlini

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale