LIVE UPDATES
Insights

Beteja ligjore ndaj Trump po degradon në një farsë, në fund ai mund të jetë fitues i zgjedhjeve

21 Dhjetor 2023, 11:50 Nga a.d
Beteja ligjore ndaj Trump po degradon në një farsë, në fund
donald trump

Nga Freddy Grey “The Spectator”

A e mbron demokracinë heqja e një kandidati shumë popullor nga fleta e votimit? Apo një veprim i tillë është në fakt tejet anti-demokratik? Këto janë pyetjet që bëjnë tani shumë amerikanë, teksa Gjykata e Lartë e shtetit të Kolorados votoi 4 me 3 pro bllokimit të kandidaturës së Donald Trump në këtë shtet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duke iu referua klauzolës së rebelimit në Amendamentin e 14-të të Kushtetutës së SHBA-së.

Vendimi i gjykatës i referohet vetëm zgjedhjeve paraprake që do të mbahen në Kolorado më 5 mars. Por nëse mbetet në fuqi, ai do të zbatohet pothuajse me siguri edhe për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit 20024. Ndoshta Trump nuk do të fitojë në Kolorado. Ai humbi atje përballë Hillary Clinton në vitin 2016 dhe nga Joe Biden në vitin 2020.

Por problemi nuk qëndron këtu. Ky vendim është një përpjekje e qartë për të vërtetuar se duke “nxitur një kryengritje” më 6 janar 2021, Trump është një person ‘non grata’ në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Dhe ai mund të përdoret si një precedent për ta penguar Trump të garojë pas 1 viti.

Sepse diçka e tillë po merret tashmë në shqyrtim edhe në disa shtete të tjera. Në vendimin e tyre, gjyqtarët e Kolorados shkruan: “Ne nuk arritëm lehtë në këto përfundime. Ne jemi të ndërgjegjshëm mbi peshën e madhe të çështjes që kemi përpara. Po ashtu jemi të ndërgjegjshëm për detyrën tonë solemne për të zbatuar ligjin, pa u frikësuar apo bërë favore ndaj dikujt, dhe pa u ndikuar nga reagimi i publikut ndaj vendimeve që ligji na urdhëron të marrim”.

Pra ndjenja solemne e detyrës, i nxiti gjyqtarët të bëjnë atë nuk e ka bërë më parë asnjë gjykatë amerikane, duke vendosur që një qytetar amerikan të mos mundet të kandidojë për presidencën sipas seksionit 3 të Amendamentit të 14-të. Të quash këtë vendim të diskutueshëm është minimumi.

Në fakt seksioni i tretë u shkrua dikur për të penguar separatistët të merrnin poste politike pas Luftës Civile. Aty thuhet: “Asnjë person nuk duhet të jetë Senator apo kongresmen në Kongres, zgjedhës i presidentit dhe i zëvendës/presidentit, apo të mbajë ndonjë detyrë, civile ose ushtarake, në emër të Shteteve të Bashkuara apo ndonjë shteti, që pasi është besuar më parë si një anëtar i Kongresit apo si çfarëdolloj zyrtari i Shteteve të Bashkuara, se do të mbështetë Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, përfshihet në kryengritje ose rebelim kundër shtetit, apo ndihmon armiqtë e tij. Kongresi mund ta heqë këtë kufizim me një votim prej 2/3 të votave në Senat dhe Kongres”.

Si presidenti i 45-të, Donald Trump kualifikohet si një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara, pasi është betuar se do ta mbrojë kushtetutën. Megjithatë, mbetet një debat midis ekspertëve të ligjeve nëse seksioni tre mund të përdoret ose jo, pasi Kongresi votoi pro “heqjes së aftësisë së kufizuar” sipas Aktit të Amnistisë të vitit 1872 dhe përsëri në vitin 1898.

Pra, çështja nëse ai seksion mund të zbatohet apo jo jashtë një konteksti të Luftës Civile - dhe në rastin e Trump, për një president, që më 3 janar 2020 ishte ende në detyrë - është një pikë shumë e diskutueshme. Para se të arrijmë tek ideja se Trump nxiti një kryengritje në atë ditë fatale në fillim të vitit 2021.

Vlen të përmendet se aktakuza penale ndaj Donald Trump, e ngritur në Uashington verën e këtij viti, nuk përfshin akuzën për kryengritje. Përkundrazi ajo fokusohet në “komplotin për të mashtruar Shtetet e Bashkuara” gjatë zgjedhjeve të 2020-ës. Shtabi i Trump do ta apelojë vendimin e Kolorados në Gjykatën e Lartë të SHBA-së, dhe ka besim se me një shumicë 6 me 3 gjyqtarësh konservatorë, vendimi do të anulohet.

Kreu i republikanëve në Kongres, Mike Johnson, thotë se shpresonte që Gjykata e Lartë “do ta anashkalonte këtë vendim të pamatur”, të cilin ai e përshkroi si “asgjë tjetër veçse si një sulm partiak të maskuar hollë”. Ndërkohë senatori Thom Tillis, ka prezantuan Aktin Ndihmo Amerikën të Votojë, që do të penalizojë shtetet për “keqpërdorimin e Amendamentit të 14-të për qëllime politike”.

Gjyqtarët e Kolorados njoftuan shtyrjen deri më 4 janar të hyrjes në fuqi të vendimit, për ta lejuar Gjykatën e Lartë të SHBA-së që të vendosë mbi këtë çështjen. Por nëse në fund do të rrëzohet, atëherë do të dështojnë të gjitha përpjekjet e demokratëve për ta përdorur Amendamentin e 14-të për të penguar garimin e Trump në zgjedhjet e ardhshme.

Por me 91 akuza penale mbi të, ndërsa po hyjmë në vitin 2024, do të ketë me siguri përpjekje të mëtejshme ligjore për ta kufizuar fushatën e tij. Demokratët do të vazhdojnë të pretendojnë se po e shpëtojnë demokracinë nga një diktaturë e mundshme.

Republikanët do të vazhdojnë të akuzojnë demokratët për abuzim tiranik me sistemin ligjor. Dhe zgjedhjet e 2024 do të degradojnë në një farsë të çuditshme. Deri më tani, të gjitha ndërhyrjet ligjore duket se e kanë ndihmuar fushatën e Trump, pasi po vazhdon të rritet në sondazhe. Njerëzit, të cilët synohen të jenë burimi përfundimtar i autoritetit në Shtetet e Bashkuara, mund të mos e pëlqejnë Donald Trump, të paktën jo shumica. Por duket se amerikanët nuk e pëlqejnë më shumë as betejën ligjore që po zhvillohet kundër tij.

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj