LIVE UPDATES
Insights

Rreziqet serioze që i kanosen Evropës nga zona e rehatisë ku vazhdon të qëndrojë

Po ashtu ekziston supozimi se kushdo që do të zgjidhet president në vitin 2024, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë të sigurojnë një ‘ombrellë’ sigurie për Evropën. Evropianët besojnë se mund të vazhdojnë të flenë të qetë. Nga ana tjetër ekziston supozimi, i ushqyer nga fushata e keq-informuese, se Ukraina është duke e humbur luftën kundër Rusisë.

25 Dhjetor 2023, 10:06 Nga a.d

Rreziqet serioze që i kanosen Evropës nga zona e rehatisë ku

Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”

Evropa vazhdon të ecë përpara me opsionin e ‘autopilotit’, sa për të përdorur një term të njohur nga fusha e aviacionit. Në kontinent mbizotëron ndenja se mund të ruhet status quo-ja aktuale. Kjo status quo, bazohet në supozimin se luftërat në vendet fqinje, nuk do të ndikojnë në thelb tek Bashkimi Evropian, tek mënyra e funksionimit të tij, apo edhe tek jeta e qytetarëve të tij.

Po ashtu ekziston supozimi se kushdo që do të zgjidhet president në vitin 2024, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë të sigurojnë një ‘ombrellë’ sigurie për Evropën. Evropianët besojnë se mund të vazhdojnë të flenë të qetë. Nga ana tjetër ekziston supozimi, i ushqyer nga fushata e keq-informuese, se Ukraina është duke e humbur luftën kundër Rusisë.

Për disa kompani evropiane, kjo mund të nënkuptojë ndoshta rikthimin së shpejti tek biznesi si zakonisht me Kremlinin. Të gjitha këto supozime, nxjerrin në pah të njëjtin defekt nga i cili ka vuajtur BE-ja gjatë gjithë këtij vitit. Mbi të gjitha blloku ka dështuar ta kuptojë se si të gjitha këto konflikte do të ndikojnë shumë tek stabiliteti i tij i ardhshëm.

Por edhe faktin se status quo-ja që ajo ka parasysh nuk është më e qëndrueshme. Në kohëra trazirash, liderët e Bashkimit Evropian pëlqejnë gjithmonë që t’i drejtohen sloganit:Një krizë e bën më të fortë bllokun. Në të vërtetë nuk është kështu.

Nga kriza në krizë, evropianët kanë reaguar, ndonjëherë në një mënyrë mjerane - si në rastin e shpërbërjes së përgjakshme dhe të dhunshme të ish-Jugosllavisë - dhe ndonjëherë në mënyrë të admirueshme, siç ka ndodhur deri më sot ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Rekordi është i përzier, dhe Evropa nuk është shfaqur gjithmonë më e fortë. Ndërkaq ka shumë kriza të tjera, më pak të diskutuara, me të cilat po përballet Evropa. Për shembull programi bërthamor i Iranit. Në rast se ai do t’i japë mundësi Teheranit pasjen e armëve bërthamore, kjo do ta ndryshonte rrënjësisht ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme.

Për të mos përmendur ndikimin e madh në regjimin global të mos-përhapjes së armëve bërthamore. Meqë ra fjala, Bashkimi Evropian ka qenë thuajse indiferent ndaj protestave të mëdha popullore kundër regjimit në Iran.

Një çështje tjetër delikate është tregtia. BE-ja ka qenë prej kohësh si një magnet për vendet që duan të arrijnë një marrëveshje tregtare me bllokun, duke pasur parasysh madhësinë e saj ekonomike, por edhe të gjitha avantazhet e eksportit dhe importit me tarifa të reduktuara.

Por kjo joshje nuk mund të merret si diçka e mirëqenë. Asnjë nga vendet e BE-së nuk ka lëndët e para jetike të nevojshme për të zbatuar axhendat e tyre për përshpejtimin e tranzicionit të Evropës drejt energjisë së rinovueshme. Nga ana tjetër, Brukseli nuk e ka përshtatur gjuhën apo politikat e tij për të pasur parasysh ndikimin që kanë vendet e treta, kur është fjala për negocimin e marrëveshjeve tregtare.

Ndaj mbërrihet në përfundimin se pavarësisht nëse janë konflikte ushtarake, marrëveshje tregtare apo çështje klimatike, BE-ja beson se mund të vazhdojë të ruajë status quo-në. Kjo e fundit i ka rrënjët tek joshja historike e të tjerëve ndaj BE-së, dhe tek besimi se unioni mund të manovrojë disi, në vend se të njohë nevojën për politika të integruara fiskale, të jashtme, të mbrojtjes dhe të sigurisë.

Luftërat në Ukrainë dhe Gaza, sa për të përmendur vetëm dy shembuj, duhet ta kishin nxjerrë Evropën nga zona e saj e rehatisë, duke konfirmuar domosdoshmërinë për t’u integruar më tej me njëri-tjetrin. Mjerisht, nuk ka ndodhur asnjëra nga këto.

Këtë vit, disa shtete anëtare të BE-së u përpoqën të përdornin zonën e rehatisë për të çuar përpara axhendat e tyre. Për shembull, kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán, qoftë i motivuar nga një qëndrimi në pushtet apo lidhjet e tij misterioze me Kremlinin, ka bllokuar deri më sot miratimin e një paketë të madhe ndihme financiare për Ukrainën.

Ekzistojnë edhe shembuj të tjerë të shteteve anëtare që tregojnë muskujt e tyre për të penguar zgjerimin e mëtejshëm, për të sabotuar një politikë koherente mbi migracionin, apo për të bllokuar marrëveshjet tregtare.

Kur diskutohet mbi luftën e Rusisë kundër Ukrainës, justifikimi i pasinqertë i industrisë evropiane të mbrojtjes ndaj qeverive, sipas të cilit ajo nuk zotëron kapacitete të mjaftueshme ushtarake për të dërguar në Ukrainë, tregon një miopi strategjike në lidhje me atë që është në lojë në këtë luftë.

Eksportet e armëve nga disa vende të mëdha të Bashkimit Evropian, flasin për sasi të mëdha pajisjesh ushtarake që mund të dërgohen në Ukrainë. Por në kushtet aktuale, shumëkush pyet veten nëse interesat kombëtare dominojnë mbi dëshirën për një fitore të Ukrainës.

Interesat kombëtare, kanë mbizotëruar shpeshherë ndaj konsideratave të tjera. Bisedimet tregtare midis BE-së, Australisë dhe Mercosur, u ndërprenë kohët e fundit për arsye që lidhen kryesisht me dëshirën e Francës për të mbrojtur fermat e saj. Dhe kjo qasje është më se e kuptueshme.

Por Brukseli ka nevojë për një dozë ndershmërie. Ai duhet të reflektojë mbi pyetjet me thelbësore:A mund të jetë realisht një lojtar rajonal apo global, pa pasur një politikë koherente të jashtme dhe të sigurisë? A mund të reagojë si duhet ndaj ngjarjeve nëse vendimet kryesore kërkojnë unanimitet midis 27 shteteve anëtare?

A mund të bëjë vërtet diferencën, nëse nuk është i përgatitur të marrë përgjegjësinë për sigurinë e vet? Këto pyetje janë ngritur prej kohësh. Dhe pikërisht këtu qëndron aspekti më dëshpërues. Ato konfirmojnë një vetëkënaqësi intelektuale apo për të thënë më troç, një pandershmëri intelektuale, ku liderët nuk do ta thonë me zë të lartë se çfarë nevojitet që Evropa të ketë ndikim, stabilitet dhe siguri.

Ukraina për pak sa nuk e theu statusquo-në. Me fillimin e ciklit zgjedhor në Evropë - dhe në Shtetet e Bashkuara - nuk është e sigurt se gjatë vitit që po vjen, evropianët do të dalin nga kjo zonë e rrezikshme e rehatisë. Ndërkohë është e sigurt se vazhdimi i një sjellje të tillë, do t’i shkonte shumë për shtat Rusisë dhe Kinës.

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë