LIVE UPDATES
Insights

Finlanda kundër Stalinit, dhe një fund i mundshëm i luftës Ukrainë-Rusi

Ndërsa mbështetja publike për Ukrainën ka rënë me kalimin e kohës, dhe teksa elitat e politikës në Uashington po e zhvendosin më shumë vëmendjen e tyre drejt konfliktit në Gaza, një fund-lojë për Ukrainën është dëshpërimisht e nevojshme.

26 Dhjetor 2023, 10:06 Nga a.d
Finlanda kundër Stalinit, dhe një fund i mundshëm i luftës
Foto ilustruese

Nga Anatol Lieven “ZNetwork”

Ndërsa mbështetja publike për Ukrainën ka rënë me kalimin e kohës, dhe teksa elitat e politikës në Uashington po e zhvendosin më shumë vëmendjen e tyre drejt konfliktit në Gaza, një fund-lojë për Ukrainën është dëshpërimisht e nevojshme.

Thuhet se zyrtarët amerikanë dhe evropianë e kanë ngritur tashmë çështjen e negociatave të mundshme të paqes me homologët e tyre ukrainas. Ndaj në këto kushte lind natyrshëm pyetja: si mund të jetë një traktat paqeje midis Kievit dhe Moskës? Për shumë njerëz spikat një shembull historik, që mund të shërbejë si një model potencial mbi mënyrën se si mund të përfundojë Lufta Rusi-Ukrainë.

“Lufta e Dimrit” ose Lufta Sovjeto-Finlandeze, që u zhvillua nga nëntori i vitit 1939 deri në marsin e vitit 1940 (dhe u rifillua nga finlandezët, këtë herë si aleatë të Gjermanisë midis qershorit 1941 dhe shtatorit 1944), nxit disa krahasime me konfliktin aktual midis Ukrainës dhe Rusisë.

Pasi Finlanda refuzoi ultimatumin për të hequr dorë nga një pjesë e konsiderueshme e territorit të saj, dhe pas nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribbentrop të vitit 1939, Ushtria e Kuqe e Josif Stalinit sulmoi Finlandën për të vendosur atje një qeveri finlandeze komuniste, kukull të Moskës, dhe për të eliminuar një prani potencialisht armiqësore pranë qytetit të dytë të Bashkimit Sovjetik portit të Leningradit në Detin Baltik.

Ngjashëm me fazën fillestare të pushtimit rus të Ukrainës, zyrtarët sovjetikë parashikuan në atë kohë se Helsinki do të binte brenda 3 ditësh në duart e trupave sovjetike. Megjithatë, pavarësisht se trupat sovjetike ishin 3 herë më të shumta në numër se ato finlandeze, Helsinki ia doli të ndalte Ushtrinë e Kuqe për më shumë se 3 muaj, duke i shkaktuar humbje shumë të rënda forcave pushtuese.

Megjithëse në fund Finlanda u mposht dhe u detyrua të pranonte të lëshonte rreth 11 për qind të territorit të saj, finlandezët arritën një fitore morale. Në mesin e historianëve ka një konsensus se guximi dhe rezistenca e fortë e Finlandës e bindi Stalinin se përfshirja e Finlandës në Bashkimin Sovjetik, apo kthimi i saj në një shtet komunist satelit si Polonia,
do të kishte më shumë kosto sesa dobi.

Kjo qasje kontribuoi edhe në vendimin përfundimtar të Stalinit për të nënshkruar një traktat paqeje me Finlandën në vitin 1944, në këmbim të një sasie të vogël territori shtesë, dhe një angazhimi nga ana e Helsinkit për të mbetur neutrale. Kështu Finlanda u bë e vetmja pjesë e ish-Perandorisë Ruse, që nuk u ri-integrua në Bashkimin Sovjetik nën Leninin dhe Stalinin.
Më pas, Finlanda zbatoi doktrinën Paasikivi-Kekkonen, e cila synonte të ruante mbijetesën e saj si një vend i pavarur, duke mbajtur një qëndrim neutral në politikën e jashtme. Ndërkohë nacionalizmi finlandez u shndërrua në një forcë shtytëse qendrore ideologjike dhe politike në shoqërinë finlandeze.

Bashkimi Sovjetik iu përmbajt kushteve të traktatit të paqes me Finlandën, dhe gjatë Luftës së Ftohtë Finlanda u zhvillua si një demokraci perëndimore tejet e begatë dhe e suksesshme. Mbi këtë bazë, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Finlanda ishte në gjendje të anëtarësohej në Bashkimin Evropian në vitin 1995, dhe në NATO në vitin 2023.

Edhe pse “finlandizimi” u përdor si një term pezhorativ që nënkuptonte gjetjen e një “mburoje”, në mos një paqtim midis gjeopolitikës perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë, kjo strategji rezultoi të ishte një triumf diplomatik. Finlanda ka prej kohësh një nga PBB-të më të larta për frymë në botë, dhe ka pikët maksimale në Indeksin e Demokracisë të organizatës Freedom House (sa për krahasim Shtetet e Bashkuara kanë vetëm 83 pikë), dhe finlandezët janë renditur prej kohësh si njerëzit më të lumtur në botë.

Traktati i Shtetit Austriak i vitit 1955, që garantonte neutralitetin e Vjenës, dhe pas të cilit trupat sovjetike dhe ato të NATO-s u tërhoqën nga vendi, siguroi gjithashtu që Austria të zhvillohej si një demokraci perëndimore e suksesshme dhe e begatë.
Kievi mund të mësojë nga shembulli finlandez se dorëzimi i një territori, edhe pse një akt shumë i dhimbshëm, ia vlen ende, në rast se pjesa më e madhe e vendit siguron në këtë mënyrë pavarësinë dhe kapacitetin e tij për zhvillim ekonomik dhe politik.

Ne shpresojmë, që forca e nacionalizmit ukrainas dhe rezistenca e ashpër dhe e bashkuar e ukrainasve ndaj pushtimit rus, ta kenë bindur edhe Putinin, siç u bind dikur Stalini nga rezistenca finlandeze, se është e pamundur të arrihet synimi i tij për ta kthyer të gjithë Ukrainën në një shtet vasal të Rusisë.

Kjo do të ishte tashmë një fitore e madhe për Ukrainën, jo vetëm për sa i përket synimeve fillestare të Rusisë, por historisë së 300 viteve të fundit, gjatë të cilave Rusia ka dominuar Ukrainën. Aktualisht, qeveria e Ukrainës mbetet e palëkundur në synimet e saj maksimaliste për të rimarrë të gjithë territorin e saj të njohur ndërkombëtarisht, përfshirë Gadishullin e Krimesë, që u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Megjithatë, realiteti ushtarak sugjeron se ky qëllim ka shumë pak gjasa të arrihet, dhe se një marrëveshje mbi ngrirjen e linjave ekzistuese të fushëbetejës, mund të jetë më e mira që mund të shpresojë të arrijë Kievi, të paktën për momentin.
Nga ana tjetër, nëse vazhdon lufta, avantazhet e mëdha të Rusisë në fuqi punëtore, industri dhe prodhimin e armëve, mund të çojnë në humbje shumë më të mëdha të Ukrainës - ashtu siç Finlanda kishte të ngjarë të kishte përjetuar një shkatërrim të plotë nëse do të kishte vazhduar të luftonte pas marsit të vitit 1940 apo shtatorit të 1944-ës.

Uashingtoni mund të bëjë pjesën e tij duke mos inkurajuar ndjekjen e qëllimeve joreale në këtë luftë nga ana e Kievit, dhe duke mos e ekspozuar kësisoj Ukrainën ndaj katastrofës së ardhshme. Në aspektet kryesore, Ukraina ka fituar tashmë. Vladimir Putin nuk ka asnjë shpresë për ta nënshtruar të gjithë Ukrainën si një shtet vasal në një të ardhme të parashikueshme.

Kievi po afrohet akoma më shumë me Perëndimin, dhe mund të integrohet në të ardhmen në Bashkimin Evropian. Për më tepër, veprimet e Moskës e kanë përforcuar në fakt nacionalizmin ukrainas. Ashtu si me Finlandën dikur, ky unitet kombëtar përbën shpresën më të mirë për ruajtjen e pavarësisë së Ukrainës.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj