LIVE UPDATES
Insights

Sundimi i ligjit po vihet në pikëpyetje, çfarë mund të bëjë Perëndimi?

Sigurisht, rendi ndërkombëtar i pasluftës nuk është i përsosur, dhe jo vetëm sepse mbetet i dominuar nga udhëheqësit dhe arkitektët e tij: Evropa, dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara. Por nga ana tjetër nuk duhet nënvlerësuar vlera e një sistemi global që mbështetet dhe përjetëson vlerat liberale, veçanërisht sundimin e ligjit.

29 Dhjetor 2023, 10:47 Nga a.d
Sundimi i ligjit po vihet në pikëpyetje, çfarë mund
Foto ilustruese

Nga Ana Palacio “Project Syndicate”

Viti që po lëmë pas ka qenë i mbushur me ngjarje, për ta thënë në një mënyrë elegante. Në fakt, bota ka përjetuar aq shumë luftëra, përçarje, tensione dhe pasiguri, saqë nuk na ka mbetur tjetër veçse të pyesim veten nëse do të vazhdojë të mbijetojë edhe për shumë kohë rendi global i bazuar tek rregullat, që ka udhëhequr marrëdhëniet ndërkombëtare që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sigurisht, rendi ndërkombëtar i pasluftës nuk është i përsosur, dhe jo vetëm sepse mbetet i dominuar nga udhëheqësit dhe arkitektët e tij: Evropa, dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara. Por nga ana tjetër nuk duhet nënvlerësuar vlera e një sistemi global që mbështetet dhe përjetëson vlerat liberale, veçanërisht sundimin e ligjit.

Dhe duket se tani ky sistem është në rrezik, pasi këto vlera po sulmohen, minohen dhe gërryhen. Sipas Kombeve të Bashkuara, sundimi i ligjit kërkon që çdo person, institucion dhe ent, “përfshirë vetë shtetin”, të japë llogari para ligjeve që janë “shpallur publikisht, dhe që zbatohen në mënyrë të barabartë”, “gjykohen në mënyrë të pavarur” dhe “në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”.

Megjithatë 3 forca kryesore po e pengojnë gjithnjë e më shumë përmbushjen e këtij standardi.

Së pari është autoritarizmi në rritje. Sipas organizatës së njohur “Freedom House”, rezultatet e 73 vendeve sa i përket indeksit të Lirisë në Botë ranë në vitin 2020, ndërsa u përmirësuan vetëm rezultatet e vetëm 28 vendeve.

Gjithsesi ky nuk është një zhvillim anormal, sepse që nga viti 2005, vendet me rezultate në rënie i kanë tejkaluar ato me rezultate në rritje. Dhe erozioni është i dukshëm në mbarë botën, nga Afrika në Amerikën Latine në Azinë Juglindore.

Edhe Bashkimi Evropian nuk është imun ndaj kësaj dukurie. Për këtë mjafton të mos shikoni më larg se sa regjimi i kryeministrit hungarez Victor Orbán. Pas ngjitjes në pushtet në vitin 2010 (për herë të dytë), Orbán vazhdoi ta dobësonte sistemin gjyqësor - duke kufizuar kompetencat e Gjykatës Kushtetuese dhe politizuar procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve - dhe ri-ndau zonat zgjedhore në mënyrë të tillë që të siguronte dominimin e partisë së tij Fidesz.

Orbán nuk i fshehu në asnjë moment synimet e tij, duke deklaruar që në vitin 2014 se po ndërtonte një “shtet jo liberal” në Evropë. Katër vjet më vonë, në vitin 2018, Parlamenti Evropian nisi zbatimin e procedurave të Nenit 7 të Traktatit themeltar të BE kundër Hungarisë.

Ky nen parashikon pezullimin e disa prej të drejtave të një shteti anëtar, nëse vlerësohet se ka rreziqe nga shkeljet e vlerave themeluese të unioni. Ndërsa Hungaria ka ndjekur që nga ajo kohë reforma gjyqësore korrektuese për të zhbllokuar fondet e BE-së, ajo ka një rrugë shumë të gjatë për të bërë hapa pas dhe për t`u larguar nga anti-liberalizmi ku e ka zhytur veten.

Por Orbán nuk është i vetëm në këtë trajektore. Pas marrjes së pushtetit në vitin 2015, partia e krahut të djathtë të Polonisë, Ligj dhe Drejtësi (PiS), paraqiti në mënyrë të ngjashme reforma gjithëpërfshirëse që synonin dobësimin e gjyqësorit, duke përfshirë kështu dobësimin e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese (më pas kjo gjykatë vendosi se ligji polak kishte përparësi ndaj ligjit të BE-së).

Kjo bëri që në vitin 2017 Komisioni Evropian të niste procedurat e Nenit 7 kundër Polonisë, duke pretenduar se ekzistonte një “rrezik i qartë i një shkeljeje serioze” të shtetit të së drejtës. Lajmi i mirë është se votuesit polakë e rrëzuan nga pushteti PiS në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ndërkohë lajmi i keq është se Orbán mbetet popullor në Hungari. Tani me “anti-libealizimin” po flirton edhe Spanja. Muajin e kaluar, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez arriti një marrëveshje me partinë e pavarësisë së Katalonjës (Junts) për të zgjatur amnistinë ndaj separatistëve katalanas.

Një veprim që më herët e kishte quajtur jo kushtetues, dhe e bëri këtë në këmbim të mbështetjes politike për të mbajtur socialistët në pushtet. Si pjesë e marrëveshjes, do të ngrihen komisionet hetimore parlamentare për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit të amnistisë nga gjyqtarët.

Edhe pse kjo supozohet se synon të mbrojë kundër të ashtuquajturit shtet ligjor, ligji përbën në fakt një shkelje të qartë të ndarjes së pushteteve. Forca e dytë e madhe që minon sundimin e ligjit në nivel global është teokracia.

Shumica e 49 vendeve me shumicë myslimane në botë, kanë përfshirë referenca ndaj Sheriatit - një mori ligjesh fetare të bazuar në shkrimet e shenjta islame - në kuadrin e tyre ligjor, ku shumë prej tyre ndalojnë futjen e ligjeve që nuk janë në përputhje me Sheriatin.

Por Sheriati bie ndesh me disa nga të drejtat themelore të sanksionuara në sistemet perëndimore, nga liria e fesë dhe deri tek mos-diskriminimi në bazë të gjinisë. Për më tepër, ai nuk i konsideron të gjithë njerëzit si të barabartë përpara ligjit. Gratë dhe burrat konsiderohen ndryshe, siç janë besimtarët dhe jo-besimtarët.

Gjykimi i pavarur i ligjeve, është në thelb i papajtueshëm me një sistem ku nuk ka një ndarje të qartë midis gjyqësorit dhe autoriteteve politike dhe fetare. Dhe pikëpamja e Sheriatit si një shpallje hyjnore, nënkupton se ai nuk mund të përshtatet me standardet në zhvillim, le të themi në lidhje me të drejtat e njeriut.

Duke pasur parasysh të gjitha këto, vendet që përfshijnë Sheriatin në kuadrin e tyre ligjor kombëtar janë domosdoshmërisht të kufizuara në aftësinë e tyre për t’iu përmbajtur dhe zbatuar sundimin e ligjit.

Faktori i tretë që e dëmton sundimin e ligjit vjen dukshëm nga Perëndimi: polarizimi i skajshëm politik. Një shembull kryesor në këtë aspekt janë Shtetet e Bashkuara, ku e drejta kushtetuese mbi lirinë e fjalës gjendet nën një presion në rritje.

Kjo pasi disa çështje të nxehta - si ndryshimi i klimës apo emigracioni - janë mbushur me cilësime moraliste manikeiane (që e ndan botën në të mirë dhe të këqij), që e bën të pamundur një debat kuptimplotë. Gjykuar nga parimet thelbësore që e kanë mbështetur rendin ndërkombëtar gjatë 75 viteve të fundit, shteti i së drejtës ka një rol veçanërisht të rëndësishëm.

Pa të s’mund të ketë demokraci, të drejta të njeriut apo bashkëpunim ndërkombëtar. Ndaj në rast se e lejojmë që të përkeqësohet më tej - jo vetëm në demokracitë më të reja dhe më të dobëta, por edhe në vendet me tradita liberale të ngulitura thellë - me siguri që do të përshkallëzohen sulmet ndaj rendit ndërkombëtar të pasluftës.

Shënim:Ana Palacio, ish-Ministre e Jashtme e Spanjës, dhe ish-zëvendëspresidente dhe këshilltare e përgjithshme e Grupit të Bankës Botërore, aktualisht pedagoge në Universitetin Xhorxhtaun.

 

ana palacio

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj