LIVE UPDATES
Insights

A përdor sozi Vladimir Putini në disa nga daljet e tij publike?

29 Dhjetor 2023, 11:07 Nga a.d
A përdor sozi Vladimir Putini në disa nga daljet e tij publike?
vladimir putin

Nga Mark Galeotti “The Spectator”

Sot është bërë e modës të përpiqesh të identifikosh dhe të përcaktosh shenjat e sozisë së mundshme të presidentit rus Vladimir Putin, që thuhet se e zëvendëson shpesh në daljet e tij publike. Madje ka pretendime të çuditshme se vetë Putin ka vdekur, dhe është zëvendësuar nga një i tillë. Po pse njerëzit janë kaq shumë të magjepsur nga ky skenar?

Nuk është e pazakontë që autokratët të kenë sozi, kopje fizike të tyre - si një mburojë kundër atentateve që synojnë vrasjen e tyre apo edhe thjesht si përfaqësues të dobishëm për të marrë përsipër detyrat më të lodhshme dhe më pak të rëndësishme.

Stalini kishte të paktën 2 sozi të vetes. Udhëheqësi autoritar i Panamasë, Manual Noriega,
duket se kishte jo më pak 4 të tillë. Diktatori komunist i Koresë së Veriut Kim Jong-un u fotografua në një rast duke biseduar me 2 nga sozitë e tij që ishin veshur në mënyrë identike. Në fakt, ka të ngjarë që në ngjarjet publike jo karakteristike, pjesëmarrës të ketë qenë sozia e Putin. Sigurisht, ekziston një arsye e fortë për të supozuar se përse Putin ka të paktën një sozi. Ai ka qenë gjithmonë paranojak mbi sigurinë e tij, dhe kjo shihet tek numri i madh i truprojave presidenciale, të veshur me konstum të zi dhe me kufje në vesh për të koordinuar lëvizjet.

Duke jetuar vetë në Kutuzovsky Prospect, një nga autostradat e mëdha që të çojnë në qendër të Moskës, përgjatë së cilës autokolona e Putin ecën me shpejtësi drejt dhe nga pallati i tij periferik në Novo-Ogarevo, mund të dëshmoj mbi masat e mëdha paraprake të sigurisë: nga snajperët që zënë vendet e tyre në çatitë e godinave përreth, tek kontrollet e bëra në kapakët e pusetave gjatë rrugës.

Që nga koha e pandemisë së Covid-19, Putin ka qenë edhe më i izoluar nga një shtesë masash paraprake të bio-sigurisë. Këtu përfshihen edhe tryezat e gjata dhe qesharake, në të cilat ai mbante takimet e tij. Shëtitjet dhe vizitat e tij nëpër provinca, dikur elemente qendrore të fushatës propagandistike të “Carit të mirë” që gjendet gjithmonë pranë popullit të tij, u pakësuan ndjeshëm.

Ai nisi të ishte një monark që sundonte përmes ekranit. Megjithatë, pas rebelimit të dështuar nga ushtria mercenare Wagner në qershor të këtij viti, ne pamë papritmas një Putin shumë të ndryshuar. Një javë pas marshimit të dështuar të Prigozhin drejt Moskës, Putin vizitoi qytetin e Derbentit në Dagestan, ku u fut në turmë, duke shtrënguar duart e qytetarëve, duke pozuar në foto me ta, duke përqafuar gratë dhe duke puthur foshnjat si një politikan perëndimor në një fushatë elektorale.

Më pas ai shkoi në Kronstadt afër Shën Petersburgut, sërish duke u takuar me turmat e njerëzve. “Po karantina?”- e pyeti një gazetar. “Njerëzit janë më të rëndësishëm se karantina”- iu përgjigj Putin. Në fakt, ne e kishim parë edhe më parë këtë Putin, duke ecur nëpër rrugët e shkatërruara të qytetit të pushtuar ukrainas të Mariupolit në mars.

Mesa duket ai u ndje i sigurt me ushtrinë e tij të zakonshme të rojeve të sigurisë dhe ishte i pavëmendshëm ndaj rrezikut që Kievi mund ta shihte atë vizitë si një mundësi për ta çliruar veten nga armiku i tij i betuar. Por gjasat janë që këto aktivitete publike jo karakteristike, të jenë kryer nga një sozi e tij.
Madje disa thonë se kanë identifikuar dallime të vogla por të dukshme tek veshët, mjekra apo gjatësia e qafës, si për të konfirmuar praninë e të paktën një sozie shumë të ngjashëm me presidentin rus. Megjithatë, spekulimi mbi këtë çështje ka marrë një kthesë të çuditshme me pretendimin e kanalit anonim rus Telegram GeneralSVR, se Putini ka vdekur dhe është zëvendësuar nga sozia e tij.

Ky kanal pretendon pa ofruar prova të besueshme se pretendimi vjen nga një gjeneral i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, që ka në njëfarë mënyre qasje të jashtëzakonshme afër Putinit, dhe ai e ndan këtë informacion në mediat sociale pa u ndëshkuar.

Pretendime të ngjashme ka bërë edhe akademiku tashmë i larguar nga puna, Valery Solovey. Ka nga ata që sugjerojnë se “GeneralSVR”, dhe Solovey mund të jenë një dhe e njëjta gjë. Ky i fundit ka parashikuar për vite me radhë vdekjen e afërt të Putinit nga një sëmundje apo diçka tjetër. Konspiracionistët thonë se Vladimir Putini vdiq të enjten e 26 tetorit të këtij viti, në 20:42 me orën e Moskës. Trupi i tij u fut në një frigorifer në rezidencën e tij në Valdai, ndërsa frenat e pushtetit u morën nga sekretari i këshillit të sigurisë Nikolai Patrushev, që për momentin po e përdor sozinë e Putinit si një kukull të dobishme.

S’ka asnjë provë që të mbështesë këto pretendime, të cilat po bëhen gjithnjë e më të hollësishme dhe të mishëruara nga narrativa politike të rreme të krijuara në prapaskenë. Madje na është thënë se vajzat e Putinit do të marrin poste të larta - njëra si Ministre e Shëndetësisë, tjetra si nënkryetare e Këshillit të Sigurimit - në këmbim të ruajtjes së mos-zbulimit të mashtrimit të madh.

Për kremlinologët, këto duken pak më shumë se sa histori argëtuese që u rrëfehen fëmijëve para gjumit. Megjithatë ato cekin një temë të fuqishme dhe të përsëritur në historinë ruse. Pas mbretërimit të Carit Ivan IV - i njohur më mirë si “Ivani i Tmerrshëm”- Rusia rrëshqiti në një periudhë krize të njohur si Koha e Telasheve.

Gjatë një vale tërbimi Ivani vrau djalin e tij më të madh. Ndërkohë djali i tij i dytë Fedor u tregua shumë i dobët për sfidat e moshës së tij, ndërsa djali i vogël Dmitry vdiq në vitin 1591 në atë që në mënyrë të pabesueshme, u përshkrua si një aksident në të cilin ai preu fytin e vet në mesin e një sulmi të rëndë epileptik.

Me sa duket në Kremlin nuk kishte dritare aq të larta sa ai të hidhej prej andej. Periudha e Telasheve u karakterizua nga uria, lufta civile dhe pushtimi, dhe të paktën 3 persona pretendonin se ishin Dmitri “i vërtetë”, që i kishte shpëtuar për mrekulli vrasjes.

Në fakt, i pari u bë car për një vit, më shumë si një kukull për pushtuesit polakë. I dyti dhe i treti u bënë figura drejtuese të revoltave të Kozakëve dhe gjithçka përfundoi keq.

Në shekullin XX-të, të paktën 10 gra pretendonin se ishin Anastasia, vajza më e vogël e Car Nikollës II, duke pretenduar se i ishin shmangur masakrimit të pjesës tjetër të familjes në vitin 1918. Madje edhe disa rusë ishin të gatshëm t’i besonin ato, pavarësisht të gjitha provave për të kundërtën.

Atëherë pse kjo magjepsje pas sozive, qofshin Putin apo Dmitri të rremë? Me sa duket kjo ndodh sepse në Rusi pushteti është ende shumë i personalizuar. Në Perëndim, monarkitë janë vyshkur ose janë dobësuar me kushtetutë. Pushteti u është dhënë institucioneve, kodeve ligjore dhe burokracive jo-personale.

Në Rusi, shteti burokratik mbetet nën kontrollin e liderëve individualë. Nëse Rishi Sunak do të vritej nesër, a do ta ndryshonte ky akt rrënjësisht Britaninë e Madhe? Vështirë, por të gjithë ata burra me kostume të zeza, sozi apo truproja, dhe tavolinat e gjata janë aty pikërisht sepse nëse Putini zhduket nga skena, Rusia do të ndryshojë sërish.

Shënim:Mark Galeotti drejton kompaninë e konsulencës “Mayak Intelligence”, dhe është profesor në Shkollën e Studimeve Sllave dhe të Evropës Lindore në Universitetin e Kalifornisë. Autor i mbi 25 librave mbi Rusinë.

vladimir putin

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para