All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Insights

Perëndimi duhet të përballet me realitetin në Ukrainë, 3 skenarët që pritet të shpalosen gjatë muajve të ardhshëm

31 Dhjetor 2023, 09:32 Nga a.d
Perëndimi duhet të përballet me realitetin në Ukrainë,
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Nga Nina L.Khrushcheva “Project Syndicate”

Graham Allison i Universitetit të Harvardit, shkroi kohët e fundit se ndërsa Kina “është dhe do të jetë rivalja më e fortë me të cilën është përballur ndonjëherë një superfuqi”, “demonizimi” aktual i këtij vendi “i ngatërron më shumë sesa i sqaron gjërat”.

Allison këmbëngul se për të “hartuar dhe mbështetur një strategji për përballimin e sfidës që vjen nga Kina”, Shtetet e Bashkuara “duhet ta kuptojnë Kinën për atë që është” as “një gjigant i pamposhtshëm” dhe as “në prag të kolapsit”. Ndaj Rusisë post-sovjetike nuk ka pasur asnjëherë një qasje të tillë.

Përkundrazi, SHBA-ja ka shpenzuar dekada duke e karikaturuar Rusinë si një shtet diktatorial dhe një fuqi shumë të brishtë. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, presidenti i atëhershëm i Amerikës, Barack Obama, e cilësoi atë si një “fuqi rajonale” që me atë akt po shfaqte dobësinë e saj. Dhe pas fillimit të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës vitin e kaluar, dominonte supozimi se Rusia dhe regjimi i Vladimir Putinit, do të shkatërroheshin shumë shpejt nën peshën e sanksioneve perëndimore.

Vendimi i Putinit për të pushtuar Ukrainën u nxit nga mashtrimet e shërbimeve të tij të sigurisë. Por kjo nuk do të thotë se vlerësimi i situatës nga Perëndimi ishte më i arsyeshëm. Përkundrazi, shumica e analistëve perëndimorë, dukej se ishin në gjendje të imagjinonin vetëm dy skenarë: ose Putin e pushton Kievin brenda pak ditësh, duke e kthyer Ukrainën në një shutet-kukull të Kremlinit, ose Rusia mposhtet shpejt, duke e detyruar Putinin të tërheqë trupat e tij dhe të njohë integritetin territorial të Ukrainës.

Kjo na ndihmon në shpjegimin pse kur ngeci ofensiva fillestare e Rusisë, kryeministri i atëhershëm i Britanisë së Madhe Boris Johnson, rekomandoi gjatë vizitës së tij në Kiev që Ukraina duhet “të vazhdojë të luftojë”, në vend se të negocionte një marrëveshje paqeje.

Logjika ishte: Më mirë ta lëmë Rusinë të humbasë, duke e dobësuar ekonominë e vendit, ushtrinë e saj, dhe duke dëmtuar pozitën e Putinit në skenën globale, sesa ta shpërblejmë atë për pushtimin që nisi.

Dhe në një moment Rusia do të humbiste, theksonte narrativa. Sepse ndërsa Ukraina kishte mbështetjen e plotë të Perëndimit - me dërgesa armësh dhe ndihmash financiare të bollshme -Rusia nuk kishte pajisje të mjaftueshme dhe ato që kishte ishin po aq të vjetëruara sa edhe taktikat e saj në fushën e betejës.

Po ashtu, sanksionet e pashembullta të vendosura nga Perëndimi ishin të destinuara të shkaktonin një reagim të ashpër kundër Putinit. Madje u parashikua se rusët mund të sulmonin Kremlinin të dëshpëruar për të pasur qasje tek çanta evropiane dhe ushqimi i shpejtë amerikan.

Askush nuk dukej se e imagjinonte se demonizimi dhe hedhja poshtë e pjesës më të madhe të asaj që është ruse, mund t’i nxiste rusët kundër Perëndimit. Apo që Rusia do të ishte në gjendje të përballonte një luftë të gjatë. Dhe në fakt kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur.

Rusia e shfrytëzoi avantazhin e saj numerik, e përditësoi strategjinë e saj në fushën e betejës dhe rriti prodhimin e pajisjeve ushtarake. Ndërkohë minimizoi kostot e sanksioneve, jo vetëm duke i anashkaluar ato por edhe duke u siguruar që aktorët lokalë të fillonin të kryenin operacione me kompanitë perëndimore me çmime më të ulëta.

Nga ana tjetër ndërtoi ekonominë e saj të luftës. Për rusët e zakonshëm, situata nuk është shumë problematike. Raftet e dyqaneve janë të mbushura me një shumëllojshmëri mallrash, ndërsa dhe restorantet janë plot me klientë. Pensionet dhe pagat janë rritur, sigurisht jo aq sa inflacioni, por mjaftueshëm për të mbështetur narrativën e Kremlini se Rusia mbetet e fortë, pavarësisht përpjekjeve të Perëndimit për ta shkatërruar atë.

Por në vend se të distancohen, udhëheqësit perëndimorë vazhdojnë ta përforcojnë narrativën e tyre. Presidentin polak Andrzej Duda, tha në qershor, në fillim të kundërofensivës së dështuar të Ukrainës se “rusët duhet ta ndiejnë shijen e hidhur të humbjes”. Lufta nuk është ende shumë popullore në Rusi.

56 për qind e rusëve të anketuar në tetor nga Qendra Levada janë në favor të fillimit të bisedimeve për paqe. Por vetëm 34 për qind e të anketuarve janë në favor të tërheqjes së trupave ruse nga Ukraina dhe rikthimit të territorit të pushtuar. Ndërkohë, vlerësimi për Putin mbetet mbi 80 për qind. Ky mund të quhet efekti i Stalingradit.

Ndërsa rusët po tubohen rreth Putinit, mbështetësit perëndimorë të Ukrainës duket se po humbasin vendosmërinë e tyre. Në fillim të këtij muaji, liderët e Bashkimit Evropian nuk arritën të miratonin një paketë ndihme prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, edhe pse kanë rënë dakord që të fillojnë bisedimet e pranimit në BE me të.

Ky dështim erdhi edhe pasi Kongresi i SHBA-së hoqi dorë nga miratimi i një pakete të re ndihme ushtarake për Ukrainën për këtë vit. Tani, presidenti Joe Biden nuk po premton si dikur se SHBA-ja do të qëndrojë në krah të Ukrainës “për aq kohë sa të duhet”, por “për aq kohë sa të mundemi”.

Ai pretendon ende se Rusisë i mungojnë “burimet dhe kapaciteti” për të vazhduar një luftë të gjatë në Ukrainë. Dhe është e vërtetë se sanksionet do ta dëmtojnë në fund ekonominë ruse. Por Putin do të hedhë në këtë luftë gjithçka që ka, dhe ka të ngjarë të ruajë një mbështetje të konsiderueshme të popullit.

Rënia e ndihmës së huaj, po e dobëson tashmë pozicionin e Ukrainës në fushën e betejës, teksa po zgjerohet përçarja midis presidentit Zelensky dhe komandantit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, gjeneralit Valery Zaluzhny. Në këto kushte, 3 janë skenarët më të besueshëm.

Së pari, Perëndimi ri-angazhohet për të mbështetur Ukrainën. Gjithsesi pengesat politike - opozita republikane në SHBA dhe një veto hungareze (tani edhe sllovake) në BE - janë të larta. Edhe nëse zhduken, Ukraina do ta ketë të vështirë të rekrutojë mjaftueshëm ushtarë të rinj.

Në skenarin e dytë, NATO dërgon trupat e saj në Ukrainë. Edhe pse Putini nuk ka pasur kurrë ndonjë synim për të pushtuar një vend anëtar të NATO-s, narrativa se një fitore ruse në Ukrainë do të sillte më shumë pushtime ruse, mund të përdoret për të justifikuar dërgimin e trupave perëndimore. Rreziku është që rusët do të ngriheshin për të mbrojtur atdheun dhe kaosi do të përfshinte gjithë Evropën.

Në skenarin e tretë, Perëndimi gjen mënyra për të komunikuar me Kremlinin. Rusia është larg nga të qenit e paprekshme. Por nuk është në prag të kolapsit, dhe Putin ka ndoshta disa vite përpara si president. Edhe nëse rrëzohet, do të vazhdonte mosbesimi i madh i rusëve ndaj Perëndimit.

Duke pasur parasysh këtë - dhe realitetin e hidhur se Ukraina nuk ka gjasa ta rimarrë të gjithë territorin e saj - Perëndimi duhet të fokusohet në forcimin e mbrojtjes së Ukrainës, në një kohë që përgatitet të shfrytëzojë çdo mundësi për t’u përfshirë në bisedime realiste me Kremlinin.

Shënim:Nina L.Khrushcheva, profesore e çështjeve ndërkombëtare në universitetin “The New School” në Nju Jork.

lufta ne ukraine

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!