LIVE UPDATES
Insights

Putin po përpiqet të bashkojë të djathtën ekstreme dhe të përçajë Perëndimin

3 Janar 2024, 11:08 Nga a.d
Putin po përpiqet të bashkojë të djathtën ekstreme dhe
marine le pen dhe vladimir putin

Nga Mikhail Zygar “Foreign Affairs”

Në mars të këtij viti, Rusia do të mbajë zgjedhjet e radhës presidenciale. Siç ka ndodhur më herët, gara do të jetë formale dhe rezultati është i paracaktuar. Presidenti Vladimir Putin, që po e sundon Rusinë prej më shumë se 23 vjetësh, do ta dominojë garën që në fillim. Çdo media në Rusi do të promovojë kandidaturën e tij dhe do të vlerësojë punën e tij. Në fakt edhe kundërshtarët e tij formalë, do të jenë besnikë të qeverisë, që do të marrin pjesë vetëm për ta bërë garën të duket konkurruese. Dhe kur të numërohen të gjitha fletët e votimit, Putin do të rezultojë fitues me një diferencë të thellë.

Megjithatë, edhe pse këto zgjedhjet do të jenë një farsë, ia vlen të vëzhgohen. Kjo sepse ajo është një mundësi që Putin të sinjalizojë cilat janë planet e tij për 6 vitet e ardhshme, ndaj ai do të testojë në publik strategji të ndryshme. Prandaj, analistët mund të presin që ai të fokusohet në 2 aspekte kryesore.

E para është vazhdimi i luftës së Rusisë kundër Perëndimit. E dyta ka të bëjë me denoncimin e politikave liberale. Për shembull, Putin do të flasë shumë për vlerat familjare, duke argumentuar se rusët duhet të kenë familje tradicionale me dy prindër me shumë fëmijë. Ai do të denoncojë të ashtuquajturën “lëvizje LGBT” si një fushatë të huaj për të minuar jetën tradicionale të rusëve. Po ashtu do të kundërshtojë abortet, edhe pse shumica e rusëve mbështesin të drejtën për t'i kryer ato. Paralelet me të djathtën amerikane nuk janë të rastësishme.

Putin dhe këshilltarët e tij kanë përvetësuar pikëpamjet dhe retorikën e konservatorëve amerikanë. Kremlini e ka bërë këtë pasi beson se duke iu bashkuar luftërave kulturore, mund të fitojë mbështetjen e politikanëve populistë në Uashington dhe gjetkë. Në fakt, Rusia ka tashmë shumë mbështetës ndërkombëtarë të krahut të djathtë.

Udhëheqësit konservatorë anembanë Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, përfshirë ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, e kanë lavdëruar Putinin. Disa prej tyre kanë deklaruar se janë të lumtur të arrijnë një kompromis me të mbi të ardhmen e Ukrainës.

Por retorika dhe politikat e Putinit të orientuara nga e djathta ekstreme, bartin një synim më të rafinuar. Duke përkrahur kauza të tilla, Putin beson se mund të përçajë shoqëritë perëndimore nga brenda.

Ndoshta ai mendon se në këtë mënyrë ai mund të rrëzojë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Dhe ka të ngjarë që shpreson se mund ta zëvendësojë atë me një sistem të ri, konservator global me Kremlinin në qendër. Nga momenti kur u ngjit në krye të vendit dhe deri në vitin 2012, Putin mbështeste një axhendë e moderuar.

Nën orientimin e kreut të kabinetit të tij, Vladislav Surkov, Putin u fokusua në zhvillimin ekonomik. Surkov nuk i përçmonte njerëzit e komunitetit LGBT, emigrantët apo gratë. Ai besonte se baza më e mirë e mbështetjes për Putinin do të ishin votuesit kozmopolitë të klasës së mesme, të cilët priren të jenë relativisht liberalë nga ana sociale.

Por teoria e tij rezultoi të ishte e pasaktë. Klasa e mesme e Rusisë mund ta ketë mbështetur Putinin në fillim, por ndërsa sundimi i tij u zvarrit dhe u bë gjithnjë e më autokratik, kjo demografi u bë kritike ndaj presidentit. Gjatë kandidimit të tij për një mandat të tretë presidencial në vitin 2012, qindra mijëra rusë të klasës së mesme madje dolën në rrugë në protestë.

Putin fitoi, por protestat ishin një pikë kthese mbi qasjen e tij ndaj pushtetit. Ai u ndje i tradhtuar, ndaj e mënjanoi Surkov. Kryestrategu i tij i ri politik, Vyacheslav Volodin, ishte një ideolog konservator që e nxiti Putinin të fokusohej në marrjen e mbështetjes së të varfërve të Rusisë dhe klasës së saj punëtore, të cilët konsideroheshin më fetarë dhe konservatorë.

Për pasojë, retorika dhe politikat e Putinit nisën të distancohen nga ekonomia dhe shtresa e mesme dhe drejt çështjeve kulturore, duke luajtur me të ashtuquajturat vlera tradicionale dhe duke sulmuar një Perëndim që etiketohej si dekadent. Por ndryshe nga sa sugjeron Putin, Rusia nuk është një shoqëri shumë konservatore.

Për shembull, sipas sondazheve të Qendrës Levada, vetëm një për qind e rusëve shkojnë në  kishë çdo javë, ndërsa më shumë se 65 për qind e rusëve thonë se feja nuk luan një rol të rëndësishëm në jetën e tyre. Sipas sondazheve, afro 65 për qind e rusëve e mbështesin të drejtën për abort.

Në këto kushte, sulmet e Putinit duket se synojnë më pak audiencën e brendshme dhe më shumë të djathtët jashtë vendit. Ato duket se synojnë të fitojnë simpatinë e së djathtës në Evropë dhe Amerikën e Veriut, 2 rajone ku Moska ka humbur mbështetjen më të madhe gjatë dekadës së fundit të Putinit në pushtet.

Dhe në të dy rajonet, liderët kryesorë që mbështetin politika izoluese ndaj Moskës, po përballen me politikanët agresivë të krahut të djathtë që pretendojnë se mbështesin vlerat e krishtera. Këta konservatorë populistë po e zgjerojnë gjithnjë e më shumë bazën e mbështetësve të tyre.

Duke e përkrahur retorikën e tyre, Putin beson se mund të fitojë mbështetjen e tyre dhe të gjejë një mënyrë për të përmirësuar pozicionin ndërkombëtar të Rusisë. Dhe është e lehtë të kuptohet arsye pse Kremlini beson se është e nevojshme një qasje e tillë dhe pse ajo do të ketë sukses.

Pasi Rusia pushtoi Krimenë në vitin 2014, Perëndimi vendosi sanksione ndaj Rusisë dhe Putin e kishte më të vështirë (ndonëse jo të pamundur) të bënte biznes me partnerët e tij të zakonshëm në Evropë. Por e djathta ekstreme mbeti e hapur për bashkëpunimin me të.

Për shembull, udhëheqësja franceze e krahut të djathtë Marine Le Pen, e vlerësoi aneksimin. Ajo ka theksuar vazhdimisht se Putin “po kujdeset për interesat e vendit të tij dhe po mbron identitetin e Rusisë”. Nuk është rastësi që bankat ruse i kanë dhënë kredi partisë së saj.

Investimi ka rezultuar të jetë shumë i zgjuar: Në vitet 2017 dhe 2022, Le Pen doli e dyta në zgjedhjet presidenciale të Francës. Por Le Pen nuk është e vetmja politikane konservatore perëndimore që ka krijuar një aleancë të ngushtë me Kremlinin. Partia e ekstremit të djathtë në rritje të vazhdueshme, Alternativa për Gjermaninë (AfD), ka raporte të ngushta me Kremlinin, dhe shumë prej zyrtarëve të lartë të saj kanë folur me dashuri për Moskën.

Për shembull një nga udhëheqësit rajonale e përshkroi Putinin si një “djalë origjinal, një njeri të vërtetë me një kornizë vlerash të shëndetshme”. Kryeministri hungarez Victor Orban, është shndërruar në një partner të përkushtuar të Putinit. Madje ai bllokoi ndihmën e Bashkimit Evropian për Kievin, duke ndihmuar kësisoj fushatën ushtarake të Moskës.

Por asnjë nga këto parti apo politikanë nuk janë aq të vlefshëm për Putinin sa ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Si kandidat dhe si president, Trump e ka lavdëruar vazhdimisht Putinin dhe nëse Trump fiton sërish këtë vit, ai ka deklaruar se mund të ndërpresë plotësisht ndihmën për Ukrainën.

Pra për Putinin, politikat dhe retorika e ekstremit të djathtë janë një mjet efektiv për ndërtimin e mbështetjes ndërkombëtare. Ai është duke formuar një lloj Internacionale të së Djathtës, e ngjashme me Internacionalen Komuniste, e cila promovoi revolucionin sovjetik në gjysmën e parë të shekullit XX. Edhe nëse vizioni i Putinit nuk realizohet plotësisht, një “internacionale e ekstremit të djathtë” do të ndihmonte në forcimin e pozitave të tij në skenën globale.

Shënim:Mikhail Zygar, analist në revistën gjermane “Der Spiegel”, themelues i televizionit të parë të pavarur në Rusi, TV Rain, dhe autor i  librit “Lufta dhe ndëshkimi:Putin, Zelensky dhe rruga drejt pushtimit rus të Ukrainës”.

vladimir putin

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë