LIVE UPDATES
Insights

Kushtetuesja vesh me tuta, poshtë e poshtë Kushtetuta

Idea e precedentit është se duke ndjekur vendimet e mëparshme, gjykatat garantojnë drejtësi të paanshme dhe siguri juridike. Dhe logjika mbi të cilin bazohet ky parim është e thjeshtë. Nuk mund të ketë dy të vërteta. Për dy çështja identike nuk mund të ketë dy vendime të ndryshme.

19 Prill 2023, 11:20 Nga k.m.

Kushtetuesja vesh me tuta, poshtë e poshtë Kushtetuta

“Stare Decisis et Non Queita Movere” është një maksimë antike nga latinishtja që do të thotë qëndroi asaj që është vendosur dhe mos përmbys çështjet e zgjidhura. Mbi këtë doktrinë bazohet parimi i preçedentit gjyqësor, i cili detyron gjykatat që për çështje identike t’u përmbahen vendimeve të mëparshme.

Idea e precedentit është se duke ndjekur vendimet e mëparshme, gjykatat garantojnë drejtësi të paanshme dhe siguri juridike. Dhe logjika mbi të cilin bazohet ky parim është e thjeshtë. Nuk mund të ketë dy të vërteta. Për dy çështja identike nuk mund të ketë dy vendime të ndryshme.

Kërkesa e Partisë Demokratike për shfuqizimin e Bordit të Karburanteve ishte identike mot a mot me kërkesën e mëparshme për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve. Por çfarë ndodhi?

Në rastin e parë, Gjykata Kushtuese tha se Bordi i Ushqimeve është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe vendosi shfuqizimin e tij. Por për Bordin e Karburanteve, Gjykata Kushtetuese vendosi ndryshe.

Në vendimin e njoftuar një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vetëm një fjali të Aktit Normativ për ngritjen e Bordit të Karburanteve. Atë që ia lë tagrin e shkrirjes së Bordit të Karburantëve vetë anëtarëve të tij. Gjykata thotë se kjo pikë është e papajtueshme me Kushtetutën pasi Bordi nuk mund të vendosë vetë për shkrirjen e tij, duke ia lënë topin qeverisë.

Por a nuk ka qenë në vullnetin e qeverisë shfuqizimi i Bordit deri më tani? Sigurisht që po. Nëse qeveria do të donte ta shkrinte Bordin e Karburanteve do ta kishte bërë tashmë dhe nuk kishte nevojë që për këtë ta kujtonte Gjykata Kushtetuese.

Me pak fjalë vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese është një lojë fjalësh. Një vendim për mos të vendosur gjë. Por kjo lojë fjalësh ka shkelur një nga parimet më kryesore të së drejtës; preçedentin ligjor. Dhe mënyra se si u administra çështja e Bordit të Karburanteve është po ashtu e çuditshme.

Gjykata priti deri ditën e fundit të afatit për të shpallur një vendim, që nuk thotë asgjë. Tani gjithkush ka të drejtën të pyesë nga ndryshon Bordi i Ushqimeve me atë të Karburanteve? Dhe përgjigja e vetme logjike në gjithë këtë situatë duken palët e interesuara. Ndoshta tregtarët e miellit ishin më bindës për Gjykatën se ata të karburanteve. Dhe siç e pati thënë dikur një ish deputet në Parlament: Kushtetuesja vesh me tuta, poshtë e poshtë Kushtetuta./Marrë nga Oligarkia

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll
Insights 16 Prill 2023, 09:40 Artan Kristo

Pse do ta votoja Arlind Qorin?

Artan Kristo Pse do ta votoja Arlind Qorin? - Sepse kemi nevoje per ndryshim. Partite e vjetra jane konsumuar dhe tashme prodhojne me shume se çdo ...

Insights 5 Prill 2023, 20:20 Klodi Leka

Fundi i qytetit

Oligert Diku i njohur si Olsi Dje u shpernda ne rrjet nje foto ku Olsi, nje 32 vjeçar me probleme te shendetit mendor, i njohur nga te gjithe si per...

Insights 5 Prill 2023, 14:42 Ledi Shamku

Shkenca si përfaqësi

Ledi Shamku Dje në Universitetin e Shkodrës, Institucion Publik i Dijes dhe Shkencës (albanologët e të cilit i njoh mirë e i ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj