LIVE UPDATES
Insights

Shkenca si përfaqësi

Si punonjëse e Shkencës së Albanologjisë besoj fort se Shkenca nuk themelohet mbi përfaqësime!!!

5 Prill 2023, 14:42 Nga Ledi Shamku
Shkenca si përfaqësi
Ledi Shamku

Dje në Universitetin e Shkodrës, Institucion Publik i Dijes dhe Shkencës (albanologët e të cilit i njoh mirë e i vlerësoj) pllakosi Skënder Gjinushi. Them “pllakosi”, pasi ftesës për të kumtuar shkencë, Gjinushizma iu gjegj jo me shkencë, por me pllakata. Pllakata të vjetra sovjete në stil dacibao kinez. Dacibao don të thotë “fletërrufe”, dhe këto dacibao u përdorën fort kundër shkencës në kohën e Revolucionit Kinez, si në Kinë ashtu edhe në Shqipërinë e kohës që shenjoi pa shpëtim Gjinushin.

Ai shkoi dje në Shkodër të varte nja tri dacibao kundër  disa personaliteteve, e njërën syresh e vari për mua, duke më quajtur: injorante dhe individ që nuk përfaqëson asgjë në institucionet shkencore. Po e le mënjanë epitetin e parë pasi me plagjuesin e Zinzo Caruanas së paqenë nuk debatoj fare për injorancë), dhe po diskutoj sesi u vetëpadit ai me këtë “përfaqësimin”. Unë jam gjuhëtare siç shumëkush e di, dhe punoj në Akademinë e Studimeve Albanologjike – Institucion i Arsimit të Lartë me fokus kërkimin shkencor për Gjuhën, Kulturën dhe Shoqërinë Shqiptare.

Si punonjëse e Shkencës së Albanologjisë besoj fort se Shkenca nuk themelohet mbi përfaqësime!!!

Shkenca rritet falë kontributeve vetjake kërkimore të secilit nga ne, edhe timit. Shkenca nuk njeh Organe Përfaqësuese, por vetëm debat, diskutime mes kolegësh, dyshime, lexime, studime dhe sërish diskutime. Askush nga unë a kolegët e mi nuk ka marrë me vete në tryeza shkencore ndonjë kolltuk pozite, e as nuk është shqyer për kolltuqe!

Politika po, ajo ka përfaqësim: Kryetari përfaqëson, Deputeti përfaqëson, Drejtuesit politikë përfaqësojnë.

Ç’na tregoi dje Gjinushi me këtë dacibao? Së pari që ai as nuk e di fare po fare se ç’është natyra e shkencës, ç’janë individualitet (për fat të lira) shkencore. Dhe së dyti që sa herë flet për Strukturën Shkencore, ka në mend e si model veç Strukturën Politike, madje STRUKTURËN MË TË KEQE POLITIKE, atë të kohës që rriti e që ai po e kullot ende, Kohën Totalitare kur individët e Shkencës bënin karrierë po qe se bëheshin Përfaqësues të Pushtetit Totalitar. Atëherë po, atëherë “përfaqësonin” shkencën e partishme! “Cilën shkencë përfaqëson ti, shok?!” – pyeste asokohe modeli i Gjinushit.

Ndaj edhe në mendjen e tij një punonjës i shkencës, që thotë mendimin dhe vlerësimin e tij të lirë, sot nuk përfaqëson!!! Ndaj edhe modeli që ai ka ndërtuar sot në Akademizmën e Shkencizmës është për faqe të zezë model vetëm politik, madje i një politike shtypjeje banale, ku Përfaqësuesi, pra Ay, i jep vetes tagrin të flasë, pra t’i përfaqësojë, për gjithçka: flet për nanoshkencën, po flet edhe për Luftën në Skrapar, po flet edhe për Bujqësinë, po flet edhe për Fizikën Bërthamore, po flet madje edhe për Albanologjinë e këput turpe si Zinzo Caruana. Përfaqësuesi i Shkencës së Partishme, Skënder Gjinushi i ka dhënë vetes (politikisht e jo shkencërisht) të përfaqësojë Mendimin Shkencor të Akademizmës, shkurt t’i përcaktojë asaj Vijën!

Dje në fjalimin e tij ai tha se ne veç shanim e shpifnim pa thënë asgjë. Ose siç thonin shokët e kohës së tij sovjete për shkencën perëndimore, “shkencë që leh”. Pra, nëse do t’i vija një titull pllakatit të tij të djeshëm, duke përdorur vetë gjuhën gjinushiste, pllakata e tij do të quhej: “Shkenca le të lehë, Caruana ecën para”.

Dhe kjo pllakatë është botimi i parë shkencor i tij. Verbal edhe ky sigurisht, se të shkruar s’ka gjë ende. Ah po, se i rashë më qafë: e ka një vepër të botuar me shkrim: Përmbledhjen e tij të fjalimeve parlamentare, vepra e parë “shkencore” që botoi me fonde publike Akademizma e Shkencizmës sapo u bë AY Kryetar i saj.

ledi shamku

Sondazh

Poll
Insights 31 Mars 2023, 14:02 Dosja

Një domosdoshmëri e pamundur!

Si cdo ditë edhe sot u ngrita me përtesë, dhe duke nxituar u bëra gati për në punë. Ora shënon 8.00 unë jam n&eum...

Insights 26 Mars 2023, 22:03 Dom Gjergj Meta

Sot qava...

Dom Gjergj Meta Ndoshta ishte hera e parë që sot, në njërën prej meshëve, m'u desh të ndalem disa herë ndërsa ...

Insights 26 Mars 2023, 18:09 Lutfi Dervishi

Largimi Kiarës, shenjë e kiametit

Lutfi Dervishi Tirana sot u zgjua e përgjumur dhe njerëzit ende nuk e kanë marrë veten nga goditja e befasishme që morën n&eu...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë