Rikthehen tensionet në veri të Kosovës! Serbët në protestë, forcat e KFOR-it rrethojnë komunat, vihen tela me gjemba
Tensionet në veri/ Rakiç shkon në Zveçan, i kërkon KFOR-it që Ilir Peci, të mos hyjë në...
Tensionet në veri/ Rakiç shkon në Zveçan, i kërkon KFOR-it që Ilir Peci, të mos hyjë në...
Procesi i dialogut/ Von Cramon vizitë në Kosovë, takohet me Kurtin: Të zbatohet sa më shpejt Marrëveshja e Ohrit ...
'Ka zyra shteti që ua përplasin derën njerëzve në fytyrë'/ Rama: Disa drejtues sillen si bajraktarë, rrezik i...
Ukraina furnizohet me avionë F-16/ Kërcënon, Lavrov: Perëndimi po luan me zjarrin 28 Maj, 14:44 GODITJE pa...
Thjesht po qaja edhe pse më vinte turp nga njerëzit që ishin në meshë: katër gra e dy burra. Do t'jua shpjegoj arsyen.
Ndoshta ishte hera e parë që sot, në njërën prej meshëve, m'u desh të ndalem disa herë ndërsa kremtoja. Arsyeja ishte se po më kapte dënesa e sytë më ishin mbushur me lot. Thjesht po qaja edhe pse më vinte turp nga njerëzit që ishin në meshë: katër gra e dy burra. Do t'jua shpjegoj arsyen.
Kur mbërrita te Kisha e fshatit K., sapo më pa P., një grua e dinjitetshme dhe e varfër, më tha:
"Qoftë lëvdu Krishti dom Gjergj! A mujte"
Iu gjegja si duhet dhe e pyeta:
" A je mirë ti P.? Si i ke?"
"Mirë dom Gjergj, por dun me na mbyt në ujë".
"Si i thashë? Nuk po kuptoj" - ia prita.
"Po po dun me na ble e me na hjek prej këtu se duan të ndërtojnë një HEC. Por ne nuk e lshojm kët vend"
Ndërkohë mora vesh se familje të tjera kishin lëshuar fshatin. Familje që vinin çdo të djelë në meshë. U mërzita, jo pse nuk do të kisha shumë njerëz në meshë. Jam mësuar gjithë këto vite të bëj edhe dy orë rrugë të keqe për një meshë me pesë a gjashtë vetë. Unë do të shkoj në ata fshatra edhe kur të ketë mbetur një njeri i vetëm, sepse Zoti nuk i llogarit njerëzit me numra.
Por u trishtova dhe po qaja, sepse po ndjeja vdekjen e këtyre fshatrave. U trishtova se ka njerëz që po ndërtojnë biznese mbi kufoma fshatrash të vdekur. Në jetën time kam qarë më shumë para vdekjes së një njeriu që e dija se do të vdiste, se sa kur ai ka vdekur. Kështu po më ndodh edhe me fshatrat e zbrazur të Dioqezës ku po shërbej. Po i qaj se po i shoh teksa rënkojnë nën grahmat e fundit të vdekjes e askush nuk po flet.
Ndërkohë m'u kujtua leximi i parë i meshës së kësaj të Diele e ndjeva shpresë përtej çdo shprese.
"Do ta dini se unë jam Zoti kur t’i kem hapur varret tuaja e t’ju kem nxjerrë nga varret tuaja, o populli im! Do t’jua jap shpirtin tim dhe ju do ta rifitoni jetën dhe do t’ju vendos në tokën tuaj."
U ktheva, sapo mbarova meshën, drejt Rrëshenit. Ndjehesha i pafuqishëm krejtësisht. Nga pasqyra e makinës pashë edhe një herë ato katër gra e dy burra që ishin në meshë e nuk pata turp të dënesja...
Lutfi Dervishi Tirana sot u zgjua e përgjumur dhe njerëzit ende nuk e kanë marrë veten nga goditja e befasishme që morën n&eu...
Vladimir Putin RUSI- Vladimir Putin ka njoftuar planet për të vendosur armë bërthamore 'taktike' në Bjellorusi, një vend fqin...
Foto ilustruese “Komuniteti i fateve të përbashkëta të njerëzimit" është një koncept që thekson ndë...
Oerd Bylykbashi Në vitin 1799 një oficer francez, gjatë fushatës së Napoleonit në Egjipt, gjeti një pllakë me mbish...
Foto ilustruese LETRA E PLOTË: Shkëlqesisë së Tij Rishi Sunak Kryeministër i Britanisë së Madhe 10 Dowing Street Lon...
Sali Damarja SI TË BËHESH MYSLIMAN NË KAVAJË Shkova në Kavajë për të takuar Sali Damarjen. E kisha fotografuar par...
Edi Rama dhe Bajram Begaj Kjo është fotoja që Kryeministri i Shqipërisë ka postuar për të ilustruar takimin e tij të...
Foto ilustruese Pa Karl Marksin, Sigmund Freud, Gustav Mahler, Franz Kafka, Albert Einstein apo Hannah Arendt, politika, psikologjia, muzika, letërsia...
Ola Xama Mimoza Paja ishte një grua e vuajtuar e cila kishte rritur 4 fëmijë. Së fundi (sipas asaj që thonë mediat), ajo po r...
Gary Lineker Legjenda e futbollit anglez, Gary Lineker, ish ylli i Barcelones, eshte njana prej figurave ma te njohura publike ne Britani te Madhe. Ai e ud...