LIVE UPDATES
Insights

Për një komunitet të fateve të përbashkëta të njerëzimit

Arritja e një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin kërkon pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e të gjitha kombeve dhe popujve dhe kjo do të thotë të përqafosh diversitetin dhe të njohësh vlerën e kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme, për të punuar sëbashku drejt qëllimeve të përbashkëta.

21 Mars 2023, 12:27 Nga Erion Malaj
Për një komunitet të fateve të përbashkëta të
Foto ilustruese

“Komuniteti i fateve të përbashkëta të njerëzimit" është një koncept që thekson ndërlidhjen e të gjitha kombeve dhe popujve në botë, duke nënkuptuar  se ne të gjithë jemi pjesë e një komuniteti global dhe se duhet të punojmë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta, si p.sh. zhvillimi i qëndrueshëm, reduktimi i varfërisë dhe paqja botërore.

Koncepti u prezantua për herë të parë nga presidenti kinez Xi Jinping në vitin 2013 dhe që atëherë është bërë një pjesë e rëndësishme e politikës së jashtme të Kinës. Sipas Xi, vizioni i një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin bazohet në parimet e respektit të ndërsjellë, barazisë, drejtësisë dhe bashkëpunimit të favorshëm. Pavarësisht se duhet theksuar se ideja e një të ardhmeje të përbashkët për njerëzimin nuk është koncept tërësisht i ri. Si koncept pasqyrohet në njohjën e ndervarësisë reciproke të fateve të njerëzimit, të cilat janë të ndërlidhura ngushtë dhe për më tepër ndikohen dhe kërkojnë veprim kolektiv në përballjen e sfidave globale të shumta siç janë ndryshimet klimatike, pandemitë apo edhe terrorizmi.

Arritja e një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin kërkon pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e të gjitha kombeve dhe popujve dhe kjo do të thotë të përqafosh diversitetin dhe të njohësh vlerën e kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme, për të punuar sëbashku drejt qëllimeve të përbashkëta.

Fryma e solidaritetit dhe bashkëpunimit janë dy elementet thelbësor, pa të cilin komuniteti i fateve të përbashkëta të njerëzimit nuk mund të arrijë qëllimet e tij. Promovimi i paqes, siguria dhe stabiliteti në botë, po ashtu edhe adresimi i sfidave të tjera globale mund të adresohen më së miri sëbashku, duke shfaqur solidaritetin e duhur dhe të nevojshëm dhe mbi të gjitha duke demonstruar përkushtimin e duhur.

Fatkeqësisht, jo gjithmonë është e thjeshtë të ndërtosh bazën e një besimi dhe solidariteti reciprok midis popujve.

Pikërisht këtu bësoj së është për t’u veçuar rëndësia që lidhjet kulturore dhe arsimore kanë në ndërtimin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Arsimi ofron bazën për zhvillimin e aftësive dhe njohurive, dhe promovon të kuptuarit dhe vlerësimin e kulturave dhe vlerave të ndryshme. Gjithashtu, shkëmbimi kulturor i lejon njerëzit të mësojnë nga njëri-tjetri dhe mbi të gjitha, të vlerësojnë diversitetin e njëri-tjetrit. Të gjitha këto, parë së bashku, luajnë një rol të rëndësishëm për të adresuar vështirësitë dhe mangësitë që lidhen me mungesën e besimit dhe solidaritetit reciprok midis popujve.

Kur kombet dhe popujt lidhen përmes shkëmbimeve kulturore dhe arsimore, ata janë më të aftë të kuptojnë perspektivat e njëri-tjetrit dhe të punojnë sëbashku drejt qëllimeve të përbashkëta. Kjo, padyshim që ndihmon në reduktimin e keqkuptimeve dhe për më tepër në promovimin e paqes dhe bashkëpunimit. Për mos të harruar faktin se lidhjet kulturore dhe arsimore mund të ndihmojnë gjithashtu në nxitjen e zhvillimit dhe rritjes ekonomike, pasi nëpërmjet këtyre lidhjeve, kombet mund të ndajnë njohuritë dhe praktikat më të mira me njeei tjetrin dhe të promovojnë risitë, zhvillimin dhe sipërmarrjen.

Por cilat janë mekanizmat për  të ndërtuar lidhje akoma më të forta kulturore dhe arsimore midis kombeve dhe popujve? Këtu do doja të veçoja disa aspekte: Vlen për t’u përmendur:

(1)inkurajimi i shkëmbimeve studentore dhe akademike, pasi kjo ndikon në promovimin e të kuptuarit dhe ndërtimin e lidhjeve ndërmjet kulturave të ndryshme.

(2) Mbështetja e ngjarjeve dhe programeve kulturore, e cila ndikon drejpërsëdrejti në shfaqjen e kulturave të ndryshme dhe në të njetën kohë nxit vlerësimin dhe mirëkuptimin.

(3) Promovimi i mësimit të gjuhës, pasi gjuha është një aspekt kyç i kulturës dhe mësimi i gjuhëve të ndryshme mund të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit dhe ndërtimin e lidhjeve. 

(4)Mbështetja e bashkëpunimeve kërkimore-shkencore ndërkombëtare, në mënyrë që të promovohet shkëmbimi i njohurive.

Nga eksperienca disa-vjeçare si drejtor i Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës jam i vetëdijshëm për rëndesinë e mekanizmave të lartpërmendur,  prandaj theksoj se provomimi i lidhjeve kulturore dhe arsimore midis kombeve dhe popujve duhet të jetë prioritare në mënyrë që të arrihen qëllimet e përbashkëta.

Shqipëria mund të kontribuojë në konceptin e komunitetit të fateve të përbashkëta të njerëzimit duke promovuar në mënyrë aktive bashkëpunimin dhe solidaritetin ndërkombëtar. Duke u përqendruar fillimisht të ndërtimi i lidhjeve më të forta me fqinjët e saj në veçanti, dhe për më tepër, me komunitetin më të gjerë ndërkombëtar, duke mbështetur në menyrë aktive iniciativat që promovojnë paqen, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Gjithashtu, Shqipëria duhet të luajë një rol të rëndësishëm dhe të dalluar në promovimin e stabilitetit dhe integrimit rajonal, duke pasur parasysh se rajoni i Ballkanit Perëndimor është përballur vazhdimisht me sfida esenciale, duke përfshirë paqëndrueshmërinë politike, moszhvillimin ekonomik dhe tensionet etnike. Në përgjithësi, ne të gjithë, secili nga ne, duhet të kontribuojmë në konceptin e komunitetit të fateve të përbashkëta të njerëzimit duke u angazhuar në mënyrë aktive me komunitetin ndërkombëtar dhe duke promovuar bashkëpunimin, solidaritetin dhe respektin reciprok. Duke punuar së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit, si në Shqipëri ashtu edhe në mbarë botën./Dosja.al

erion malaj kina

Sondazh

Poll
Insights 18 Mars 2023, 16:41 Ben Blushi

Si të bëhesh mysliman në Kavajë

Sali Damarja SI TË BËHESH MYSLIMAN NË KAVAJË Shkova në Kavajë për të takuar Sali Damarjen. E kisha fotografuar par...

Insights 13 Mars 2023, 08:36 Ola Xama

Përse po ikin shqiptarët?

Ola Xama Mimoza Paja ishte një grua e vuajtuar e cila kishte rritur 4 fëmijë. Së fundi (sipas asaj që thonë mediat), ajo po r...

Insights 8 Mars 2023, 13:07 Enuma Okoro

Kur e arrijmë kulmin e jetës sonë?

Foto Ilustruese Gazetari amerikan Don Lemon u kritikua shumë kohët e fundit kur deklaroi se Niki Halej,kandidate presidenciale nga radhët e ...

Insights 7 Mars 2023, 14:07 Arlind Qori

Mësuesi im i parë

  Muhamet Qori, babai i Arlindit   Unë kam pasur fat me mësuesit. Shumica e tyre kanë qenë profesionistë dhe njerë...

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…

Habib Rexha del para gjykatës së Durrësit!

Lezhë, gjenden 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, në fshatin Ungrej, ende nuk dihen autorët

Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet me shishe në kokë

PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët

Aksident në Tiranë, “Audi” përplaset me taksinë

Elbasan/ Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, në kërkim 23-vjeçari!

Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’

Lexon denoncimin, Berisha: Dan Hutra, vrasësi i grave ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Shkodër, sekuestrohet parcela me 1437 rrënjë kanabis, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

Shpërthim tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut, dëme të shumta materiale

Përmbytet Lezha për 5 minuta

'Acarohet' Felaj, gafa e drejtueses së Kuvendit: Vari lesht

Rikthimi i Bashës në krye të PD, Berisha: Vegël në duar të Ramës

Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve është edhe vepra juaj Rama kundër maxhorancës….

Rama-Dash Sulës: Vdeksha unë për ty o jetimi im

Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të shpallur non grata, ti je llumi…

Sula: Çfarë kemi bërë të na rritet rroga? Turp më të madh ska

Tabaku: Punon shqiptari dhe pasurohet oligarku

Dibër/ Mbytet tragjikisht një 13 vjeçar në liqenin e fshatit Shumbat, banorët: Pamë çorapen dhe….

Lëvizja Bashkë i pret rrugen Ahmetajt ne protesten para Kuvendit

Rritja e pagave të deputetëve e ministrave,Qorri:Rroga e tyre 39 herë më e madhe se e pensionistit

Zgjedhjet vendore, Rama takim me Glover

'Zoti kryetar'/Basha i ndërhyn të riut: Të lutem, unë s'jam më kryetar, mu drejtoni Basha ose Lulzim

Përfundon mbledhja e PD-së/ Do e pranojë drejtimin e partisë? Tabaku: Të mos përsëriten gabimet...

Dështimi në 14 maj, deputeti Sula: E pafalshme! Po nuk u bashkuam jemi të marrë fund

PD pa kryetar, Xhaferaj dhe Korreshi me një mendim: Nuk duhet të kandidojë as Berisha dhe as Basha

Basha rikthehet në PD? Alibeaj: Çdo kush ka të drejtë të kandidojë

Berisha: Rama bleu votat, per te 'Fajin e ka Saliu'

Marrëveshja me Britaninë për të burgosurit, Manja jep detaje: Është 2-vjeçare, por mund të rinovohet

Momenti ku Habib Rexha është larguar me vrap pasi ekzekutoi me armë zjarri Arjan Gosën.

Korreshi: Ore a ju marrin këta të dysheqeve? Se iu hap barku atyre per ne.

Berisha: PD nuk do e mbronte votën me armë apo dhunë! Kjo ishte detyra jonë kryesore

Humbja më e thellë në histori ndaj Veliajt/ Këlliçi: Duhet të bashkohemi të gjithë faktorët

Braçe kritika për ligjin e qeverisë për rritjen e pagave. Shqetësuese paga titullarit dhe punonjësit

Deputetët replikojnë për pagat /Spaho: Mos u tallni me njerëzit, në Albcontrol trajtohen me xhakuzi

Rritja e pagave, Shehaj: Rrisim pagat për popullin, jo për vete. Turp. S'duhet të përjashtohemi

PËRGJAKET VENDI I SHENJTË! Dhunohet rojet e Kishës së Laçit, u përplasën me shitësit ambulantë

Kallzimet për 14 Majin, Flamur Noka thirret në SPAK

Rama falenderon dibranët me dajre

Rritja e pagave, Rama: Miratohet këtë të enjte. Në rrogën e Majit, merrni dhe shtesën e Prillit

"Belinda është si lepur" Rama çon burrat e Bulqizës në këmbë.

Rama MESAZH atyre që s'votuan: Se ngarkuat traditën e djathtë me turpin e votës për “Like floririn”

Arrest me burg për Fredi Belerin

Komisioni i Ekonomisë, debat mes Shalsit dhe Spahos: Injorojeni, ti do degjenerohesh.

Balla kërkesë opozitës: Të miratojmë ndryshimet në ligjin e reformës në drejtësi

Padi elektorale? Veliaj nuk paraqitet për të tretën herë në gjyqin me gazetarin Bledian Koka

Berisha: Bandat e urdhëruara nga Rama ndryshuan rezultatet e zgjedhjeve

Shkrumbohet mjeti në Bypass-in e Rrugës së Arbrit