LIVE UPDATES
Insights

Largimi Kiarës, shenjë e kiametit

P.S. Sipas njoftimeve më të fundit largimi i Kiarës ka demoralizuar edhe trupat ukrainase në front!

26 Mars 2023, 18:09 Nga Lutfi Dervishi
Largimi Kiarës, shenjë e kiametit
Lutfi Dervishi

Tirana sot u zgjua e përgjumur dhe njerëzit ende nuk e kanë marrë veten nga goditja e befasishme që morën në mesnatë.

Këtë goditje nuk e morën as kur iku princ Wiedi, as kur iku Fan Noli, as kur iku Ahmet Zogu, as kur iku Mithat Frashëri madje as kur iku Fatos Nano. Këtë herë është më ndryshe, na iku Kiara! Mes lotësh ajo u largua jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe rivalja e saj Olta mbeti brenda. Dramë, dhimbje dhe emocione, pengje ndjenjash që të mbërthejnë zemrën…

Shqetësimi nuk është pse iku ajo, por sepse i dashuri i saj Luizi kishte bërë thirrje për të mos ja larguar dhe tani ai rrezikon të pushtohet nga brengat. Kjo gjëmë ka revoltuar mijëra fansa në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë, pra në gjithë globin. Fansat kanë shumë të drejtë të jenë të revoltuar. Njeriu që gjeti dashurinë mes mikrofonëve dhe kamerave sot e sheh veten jashtë shtëpisë më të famshme duke lënë të vetëm në habitatin e tij: Luanin e shqiptarëve, Luizin!

Hidhërimi dhe trishtimi, pritet që t’ia lerë vendin zemërimit dhe revoltës.

Priten prostesta para shtëpisë me slloganet: ”Pa drejtësi nuk ka paqe!”, “Na ktheni Mbretëreshën e Luanit!”, “SPAK, vepro o sot o kurrë!”, “Zgjohu Altin Dumani!”, “Shqiptar, mos rri por duku!”…

Dhoma e avokatisë së Shqipërisë pritet të caktojë një ekip me avokatët më të mirë, që shfaqen dendur në ekrane, për të paditur ata dhe ato që nxorrën jashtë shtëpisë të dashurën e luanit dhe për të hetuar dyshimet për një konspiracion. Fansat mund të bojkotojnë sezonet e ardhshme të Big Brother, derisa të ketë një ndjesë të thellë, të sinqertë dhe të vihet në vend padrejtësia.

Në rrjetet sociale po qarkullon një peticion që kërkon rregulla të reja të lojës që të parandalohet përsëritja e kësaj tragjedie në të ardhmen. Largimi i Kiarës është fyerje për çdo votë që i është dhënë asaj. Mirë në zgjedhje, por vota nuk po respektohet as në Reality Show. Paralelisht është hapur një llogari për të mbledhur 200 mijë euro, dyfishin e asaj që do të marrë fituesi. Grupi i hackerave iranianë ka premtuar se do të hakerojë faqen e Big Brother VIP dhe do t’i zëvendësojë fotot e Oltës me ato të Kiarës.

Njerëzit priten të ngrenë çadra dhe nuk do të largohen nga çadra e drejtësisë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Në një përpjekje për të qetësuar situatën qeveria ka ndërmend të shpallë tre ditë zie kombëtare, duke nisur nga nesër, e hënë 27 mars 2023. Flamujt do të ulen në gjysmë shtize dhe qeveria do të ofrojë shami falas për të gjithë fansat e përlotur.

Ata që kanë mbetur në Big Brother duhet të mbajnë një shirit të zi për një javë në nderim dhe si kompensim për largimin e padrejtë të Kiarës. Me vendim të Ministrisë së Arsimit do të ngrihet një statut i Kiarës pranë çdo universiteti në mënyrë që brezat e ardhshëm të frymëzohen nga dituria, mençuria dhe nga strategjitë e përdorura në lojë. Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë seanca terapie me psikologë për gjithë fansat e traumatizuar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shtyjë zgjedhjet e 14 majit në mënyrë që t’u japë kohë shqiptarëve të marrin veten nga kjo gjëmë e madhe.

Tragjedia e mbrëmshme mund të krahasohet me mbytjen e Titanikut, rënien e Perandorisë Romake apo zhdukjen e dinozaurëve! Ndërkohë, mos harroni! Luani është ende brenda! Ai tani do të hakmerret për të gjithë shqiptarët për ta çuar të vërtetën në vend dhe për të bërë drejtësi! Kujdes, Big Brother, këtë herë po vëzhgohesh!

P.S. Sipas njoftimeve më të fundit largimi i Kiarës ka demoralizuar edhe trupat ukrainase në front!

lutfi dervishi

Sondazh

Poll
Insights 18 Mars 2023, 16:41 Ben Blushi

Si të bëhesh mysliman në Kavajë

Sali Damarja SI TË BËHESH MYSLIMAN NË KAVAJË Shkova në Kavajë për të takuar Sali Damarjen. E kisha fotografuar par...

Insights 13 Mars 2023, 08:36 Ola Xama

Përse po ikin shqiptarët?

Ola Xama Mimoza Paja ishte një grua e vuajtuar e cila kishte rritur 4 fëmijë. Së fundi (sipas asaj që thonë mediat), ajo po r...

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…

Habib Rexha del para gjykatës së Durrësit!

Lezhë, gjenden 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, në fshatin Ungrej, ende nuk dihen autorët

Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet me shishe në kokë

PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët

Aksident në Tiranë, “Audi” përplaset me taksinë

Elbasan/ Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, në kërkim 23-vjeçari!

Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’

Lexon denoncimin, Berisha: Dan Hutra, vrasësi i grave ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Shkodër, sekuestrohet parcela me 1437 rrënjë kanabis, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

Shpërthim tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut, dëme të shumta materiale

Përmbytet Lezha për 5 minuta

'Acarohet' Felaj, gafa e drejtueses së Kuvendit: Vari lesht

Rikthimi i Bashës në krye të PD, Berisha: Vegël në duar të Ramës

Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve është edhe vepra juaj Rama kundër maxhorancës….

Rama-Dash Sulës: Vdeksha unë për ty o jetimi im

Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të shpallur non grata, ti je llumi…

Sula: Çfarë kemi bërë të na rritet rroga? Turp më të madh ska

Tabaku: Punon shqiptari dhe pasurohet oligarku

Dibër/ Mbytet tragjikisht një 13 vjeçar në liqenin e fshatit Shumbat, banorët: Pamë çorapen dhe….

Lëvizja Bashkë i pret rrugen Ahmetajt ne protesten para Kuvendit

Rritja e pagave të deputetëve e ministrave,Qorri:Rroga e tyre 39 herë më e madhe se e pensionistit

Zgjedhjet vendore, Rama takim me Glover

'Zoti kryetar'/Basha i ndërhyn të riut: Të lutem, unë s'jam më kryetar, mu drejtoni Basha ose Lulzim

Përfundon mbledhja e PD-së/ Do e pranojë drejtimin e partisë? Tabaku: Të mos përsëriten gabimet...

Dështimi në 14 maj, deputeti Sula: E pafalshme! Po nuk u bashkuam jemi të marrë fund

PD pa kryetar, Xhaferaj dhe Korreshi me një mendim: Nuk duhet të kandidojë as Berisha dhe as Basha

Basha rikthehet në PD? Alibeaj: Çdo kush ka të drejtë të kandidojë

Berisha: Rama bleu votat, per te 'Fajin e ka Saliu'

Marrëveshja me Britaninë për të burgosurit, Manja jep detaje: Është 2-vjeçare, por mund të rinovohet

Momenti ku Habib Rexha është larguar me vrap pasi ekzekutoi me armë zjarri Arjan Gosën.

Korreshi: Ore a ju marrin këta të dysheqeve? Se iu hap barku atyre per ne.

Berisha: PD nuk do e mbronte votën me armë apo dhunë! Kjo ishte detyra jonë kryesore

Humbja më e thellë në histori ndaj Veliajt/ Këlliçi: Duhet të bashkohemi të gjithë faktorët

Braçe kritika për ligjin e qeverisë për rritjen e pagave. Shqetësuese paga titullarit dhe punonjësit

Deputetët replikojnë për pagat /Spaho: Mos u tallni me njerëzit, në Albcontrol trajtohen me xhakuzi

Rritja e pagave, Shehaj: Rrisim pagat për popullin, jo për vete. Turp. S'duhet të përjashtohemi

PËRGJAKET VENDI I SHENJTË! Dhunohet rojet e Kishës së Laçit, u përplasën me shitësit ambulantë

Kallzimet për 14 Majin, Flamur Noka thirret në SPAK

Rama falenderon dibranët me dajre

Rritja e pagave, Rama: Miratohet këtë të enjte. Në rrogën e Majit, merrni dhe shtesën e Prillit

"Belinda është si lepur" Rama çon burrat e Bulqizës në këmbë.

Rama MESAZH atyre që s'votuan: Se ngarkuat traditën e djathtë me turpin e votës për “Like floririn”

Arrest me burg për Fredi Belerin

Komisioni i Ekonomisë, debat mes Shalsit dhe Spahos: Injorojeni, ti do degjenerohesh.

Balla kërkesë opozitës: Të miratojmë ndryshimet në ligjin e reformës në drejtësi

Padi elektorale? Veliaj nuk paraqitet për të tretën herë në gjyqin me gazetarin Bledian Koka

Berisha: Bandat e urdhëruara nga Rama ndryshuan rezultatet e zgjedhjeve

Shkrumbohet mjeti në Bypass-in e Rrugës së Arbrit