E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Hajde bëjmë ligje për miqtë, bashkëfshatarët, krushqit, komshinjtë taniiiiii!
Ligj për miq !
Shihni vetëm pesë minutat e fundit të kësaj videoje që është postuar më poshtë dhe që është një regjistrim nga seanca e fundit në komisionin e edukimit dhe medias në Kuvendin e Shqipërisë!
Cfarë skandali!
Në kohën kur deputetja Ina Zhupa bën pyetjet që ajo mendon për të nxjerrë në pah aspekte të seancës dëgjimore, dy deputetët nismëtarë që në kundërshtim me rregulloren dhe kodin e sjelljes të deputetit po mundohen të ndryshojnë ligjin për akademinë e shkencave pas kurrizit të akademikëve, kanë një sjellje shumë të çuditshme!
Sapo duhet të nisnin përgjigjet e atyre që ishin thirrur për raportim, deputeti Petro Koçi, nismëtar i këtyre ndryshimeve pas kurrizit të akademikëve kujtohet të thotë se mbledhja duhet të mbyllet sepse nuk është numri i duhur i deputetëve prezent!
A thua se deri atëhere ishte korumi!
E mbyll në kokë të tij, ikën, e mbyll mbledhjen pa e hedhur në votë dhe pa pyetur kryetaren! Dhe pa pritur vendimin e kryetares të komisionit “përplas derën” dhe ikën! Pa propozuar madje as një vazhdim të saj në një moment të dytë!
Në vend të kërkonte që të vinin deputetët e larguar! Kaq lehtë mund të sillet një deputet që ka përgjegjësi përpara nesh? Ndërkohë deputeti tjetër Ismet Beqiraj, nismëtari i parë i atakimit të ligjit në fuqi për akademinë e shkencave, në kundërshtim flagrant me rregulloren e Kuvendit dhe figurën etike të deputetit, deklaron se po ikën të pijë kafe me ata që ishin thirrur për dëgjesë, duke shtuar se ata “burra” janë kolegët dhe miqtë e tij!
Mbahuni fort!
As më shumë dhe as më pak, deklaron se ata për të cilët ai orvatet të ndryshojë ligjin ose të bëjë seanca dëgjimore janë: Miiiqtë e tij! Në vend të deklarojë që meqë këta që kemi thirrur për dëgjesë janë miqtë, farefisi, kolegët e mi, unë po largohem dhe po qendroj mënjanë kësaj gjëje!
Jo, jo lufton për miqtë e vet sikurse deklaron me gojë e vet, me zë të plotë, pa iu dridhur syri fare!
Uaaaaa, e pabesueshmeeeeeee!
Hajde bëjmë ligje për miqtë, bashkëfshatarët, krushqit, komshinjtë taniiiiii!
Eshtë njësoj sikur t’i ve dhjetë një studenti që nuk ka mësuar, që është dru, gdhë, duke thirrur nga dritarja: Ikni mo, dua t’i ve dhkjetë se është djali i shoferit të autobuzit me të cilin vij në fakultet!
Harron se ligji duhet të jetë si era që fryn pa e ditur se cilin prek, se cilën velë anijeje shtyn, se çfarë gjethesh të kalbura rrëzon në tokë. Ligje për miqtë!!!
Deklarim i hapur në selinë e Kuvendit të Shqipërisë i konfliktit të interesit! Për miqtë dhe kolegët e tij bën ligj ai?!
Unë shpresoj që Kryetarja e komisionit të edukimit dhe medias, zonja Flutura Açka të kërkojë zbatimin e rregullores për këtë deklarim haptazi në kundërshtim me ligjin që më ka pataksur si qytetar! Pyetja ime për të është: Si mund të lejohen këto sjellje para syve tanë si qytetarë?
Si qytetar denoncoj këtë rast flagrant dhe si palë e interesuar kërkoj që ky deputet të mënjanohet nga çdo nismë a shqyrtim që ka të bëjë me arsimin e lartë dhe veçanërisht me akademinë e shkencave sepse deklaron që janë miqtë e tij!
A ka të drejtë deputeti të shkelë ligjin?!
Shikoni se ç’bëhet me taksat tona!
Lutem nëse bëni komente ruani etikën dhe pa përdorur asnjë fyerje, ndryshe jam i detyruar t’i heq ato komente fyese. Deputetët duhet t’i nderojmë se ata punojnë për ne! Shiheni, shiheni dhe pastaj gjykoni pa pasion! Cfarë skandalesh!
Ola Xama Çmimi i biletës për transportin publik është rritur nga 30 në 40 lekë disa vite më parë dhe i kush...
Si cdo ditë edhe sot u ngrita me përtesë, dhe duke nxituar u bëra gati për në punë. Ora shënon 8.00 unë jam n&eum...
Ermal Mulosmani Dyfishimi i taksës së ndërtimit nga 4% në 8% nga Veliaj ka qenë një vendimet më të poshtra dhe anti...
Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë dy çështjet kryesore që kanë pllakosur Shqipërinë prej dekadash. Vendi ka një...
Agron Gjekmarkaj Në Pranveren e vitit 2021 kam besuar shumë se po bënim një beteje për të ndryshuar Shqiperinë. Kur fito...
Dom Gjergj Meta Ndoshta ishte hera e parë që sot, në njërën prej meshëve, m'u desh të ndalem disa herë ndërsa ...
Lutfi Dervishi Tirana sot u zgjua e përgjumur dhe njerëzit ende nuk e kanë marrë veten nga goditja e befasishme që morën n&eu...
Vladimir Putin RUSI- Vladimir Putin ka njoftuar planet për të vendosur armë bërthamore 'taktike' në Bjellorusi, një vend fqin...
Foto ilustruese “Komuniteti i fateve të përbashkëta të njerëzimit" është një koncept që thekson ndë...
Oerd Bylykbashi Në vitin 1799 një oficer francez, gjatë fushatës së Napoleonit në Egjipt, gjeti një pllakë me mbish...