LIVE UPDATES
Insights

Trafiku në Prishtinë- 3 ditë eksperiment që mund të ndryshojnë "kulturën shqiptare"

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër me disa postime në rrjetet sociale përsa i takon trafikut të krijuar ditën e sotme në Prishitnë ku makinat mbetën të bllokuara me orë të tëra.

28 Tetor 2022, 19:17 Nga d.a.
Trafiku në Prishtinë- 3 ditë eksperiment që mund të
Buzhala

PRISHTINË- Në Prishtinë sot u bë testimi i tretë i qarkores së brendshme, e cila ka krijuar një kaos të madh dhe trafik në të gjithë rrugët e kryeqytetit. Ku ka trafik ka kaos, smog dhe mbi të gjitha shkatërrim të nervave të të gjithë shoferëve dhe absolutisht vonesa në destinacion. Fenomeni i sotëm duket se ka qenë në vemendje kryesorë të gazetarit dhe botuesit Berat Buzhala, i cili përveçse një shkrimi lidhur me çka ndodhur sot, nuk i ka kursyer edhe reagimet e tij në rrjetet sociale, ku personazhi "negativ" ishte vetëm një: Përparim Rama. Megjithatë kërkon vazhdimin e eksperimentit me trafikun. Edhe ky i fundit duket se e ka kuptuar çfarë shkaktoi sot në Prishtinë, duke shkruar se me shumë gjasa sot ishte kthyer në personin më të urryer në vend. 

POSTIMET E BUZHALËS SOT MBI TRAFIKUN:

"Shqiptare: Humorin dhe ironine anash: Eksperimentet ne trafik jane te domosdoshme saktesisht ne formen qysh po bohen sot. Po, eksperimentet per me dhane rezultat bohen kur ka shume trafik. Nuk bohen naten kur jane vec 10 kerre , se nuk mundesh me i marre rezultatet qe i kerkon. Nuk bohen as ne vikend, se pasqyra nuk eshte reale.
Perparimi eshte i lezetshem me e nguce, se doket dembel (ndoshta edhe eshte) ama nuk mundemi me kerku ndryshim edhe me na pengu testimet. Cka po lypni ju eshte me vazhdu njejte e me prite rezultate te ndryshme."-shkruan Buzhala.

Ndërkohë në një status tjetër ai shkruan: Qe per shembull, une muj me e perdore kerrin pak ma pak ne Prishtine.
Nuk eshte qe e perdori aq shume. Ne mengjes shkoj ne zyre me kerr, e parkoj qaty afer, edhe mandej gjate dites, kur kam me shku ne takime a ne dreke, levizi ne kame. Me me ardhe puna si ngusht, edhe ne mengjes nuk e marr kerrin hic, ose shkoj ne kame ose me bicikell. Une jam i pari qe isha kane i gatshem me e sakrifiku kerrin, ne kembim te shnderrimit ne shetitore prej Katedrales deri te Kuvendi i Kosoves.

Ish kane mire trafiku urban me e pase linjen e vet qe nuk pret ne trafik, ish kane mire parkingjet me kane gjithkah, rrethi i jashtem i Prishtine me u perfundu, mirepo gjithashtu ish kane teper mire qe qendra e qytetit me u shliru prej kerreve.
Kqyre, na krejt kemi pase vrejtje me trafikun ne Prishtine, me kaosin ne Prishtine, me planin e pergjithshem te zhvillimit te saj. Kurrgjo nuk mundet me u ndreqe pa u testu. Mos teshni shume....

Jemi tuj jetu ne Evrope, se paku gjeografikisht. Kushdo qe don me hy ne qender me kerr le ta pagune edhe nje takse. Kurrgjo urgjente me hy ne qender nuk ka. Ne qender nuk ka spital, nuk ka as emergjence. Ka administrate e kafiqa.
Nuk po du me e prishe disponimin nacional per me shajte, nuk po du as me e mbrojte Prpen, se tyben nuk eshte qe me pelqen, ama do teste e do prova duhen me u bo. Ish merdheze erifi edhe vec shajke. Me e pyet "allahile cfare pune ki qe je rrase ne qender me kerr" tyben kish dite me te kallxu. "Dola pak...". Qe per shembull ne Çabiq nuk ka trafik. Dur shqiptare, se tyben ne laborator te CERN'it nuk jeni tuj punu. Qishtu, tu sille kapak jeni.

Më tej ai vijon duke thënë se mungesa e kulturës në trafik duhet të çrrënjoset dhe të kalohet në rregulla të reja përmes eksperimenteve.

"Pranojeni, vec pranojeni: S'KENA PIKE TE KULTURES NE TRAFIK. Mungesa e kultures, ose kultura "hajt hajt grahi edhe pak se nashta gjojme vend bash te kafiqi" duhet me u çrrenjose me rregulla te reja, e rregullat e reja kalojne permes eksperimenteve. Krejt na, krejt, edhe ti qe po e lexon kete status, rrasmi me kerr deri te ajo bira e kompasit, pra mu ne qender, e mandej sillmi pak, e mandej dalim e lypim parking. Nuk e njoh askend, nuk e kam asnje shok, qe thote po e la kerrin te parkingu te QKUK, edhe po shkoj kame kah qendra. Po flasim per nje ecje 10 minuteshe. Mozallah. Me mujte me t'ia rrase turinin kerrit te shanki. Isha deshpru shume nese komuna nuk e kish çu deri ne fund eksperimentin. Po shpresoj qe pjese e eksperimentit eshte edhe ndonje keshilltar i jashtem."-shkruan ai.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e premtja, për tri ditë radhazi, do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit. Komuna bën të ditur se i gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

*Titulli është redaksional, postimet janë bërë në rrjetet sociale të botuesit 

berat buzhala trafik ne prishtine perparim rama

Sondazh

Poll
Insights 24 Tetor 2022, 13:12 Edlira Çepani

Vjedhja e normalizuar si mënyrë jetese?

Vjedhja e normalizuar si menyre jetese? Keto kohe na kane mbytur raste te vjedhjeve flagrante neper media: 1. I pari ishte rasti i vjedhjes se ushqimev...

Insights 21 Tetor 2022, 10:49 Dosja.al

Ky nuk është qyteti im

Foto ilustruese Me thënë të drejtën ky qytet nuk është më i imi madje dje nuk është as i juaji (qytetarit mesa...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj