LIVE UPDATES
Insights

REPLIKË- Andi Bushati: Unë në prehërin e Enverit, Veliaj në prehërin e Ndragetës

Mund ti ofroj me dëshirë edhe dy tre foto të tjera me xhaxhin Enver që më kanë mbetur në arkivë. Sepse unë se kam fshehur kurrë, as biografinë as prejardhjen time, pasi kam qenë i bindur se për njeriun nuk ka rëndësi vendi ku lind, po profili, karakteri dhe ajo që ndërton vetë gjatë jetës.

13 Tetor 2022, 23:20 Nga DOSJA
REPLIKË- Andi Bushati: Unë në prehërin e Enverit, Veliaj
Erion Veliaj dhe Andi Bushati

“E rëndësishme nuk është se në prehërin e kujt qëndron kur je fëmijë, por mes këmbëve të kujt zhytesh kur je në moshë madhore”

Aq shumë e paska shqetësuar Erion Veliajn një statusi im me dhjetë fjalë ku denoncoj mënyrën se si ka kapur për fyti mediat që ndërpresin transmetimet sa herë del në rrugë ai, dhe ato që u vendos titujt dhe fotot me lajme të gatshme nga bashkia, sa paska botuar sot një foto timen fëmijë me Enver Hoxhën.

Pse? Gjoja për të më kompleksuar? Për të treguar se kam lindur në bllok?

Po qe ky qëllimi mund ti ofroj me dëshirë edhe dy tre të tjera me xhaxhin Enver që më kanë mbetur në arkivë. Sepse unë se kam fshehur kurrë, as biografinë as prejardhjen time, pasi kam qenë i bindur se për njeriun nuk ka rëndësi vendi ku lind, po profili, karakteri dhe ajo që ndërton vetë gjatë jetës.

Edhe mund tu isha vjedhur atyre fotove…po nuk di ta bëj.

Pasi nuk e kam mësuar ende zanatin e atij që është perfeksionuar për të fshehur një krim. I përbuz, i neveris ata, që kur pozojnë në Sheshin Skënderbej, i retushojnë kullat në sfond, se e dinë prejardhjen e parave me të cilat janë ndërtuar. Qesh e tallem me të gjorët, që kur shkrepin foto tek pista e re e atletikës, e porosisin fotografin mos i nxjerrë nga ana e betonit të kateve pa leje që i bën hije.

REPLIKË- Andi Bushati: Unë në prehërin e Enverit, Veliaj

Natyrisht i vjen turp për atë ku ka dehraduar. E di se ka dalë llafi se ato përgjimet e Ndragetës nuk janë pa bazë dhe se sipas raporteve ndërkombëtare 60% e lejeve të ndërtimit janë me para të pista, ku vetëm gjatë viteve të mandatit të parë Veliaj, janë pastruar 1.6 miliardë euro.

Po kujt ti flasësh për repekt për veten, apo për raport me të vërtetën, një njeriu që la Griseldën me barrë???

Nëse Erion Veliaj do të ishte një makartist që qëmton biografitë e familjeve të ish komunistëve dhe i ndërton raportet me ta në bazë të këtij kriteri edhe mund ti’a kuptoja shqetësimin ndaj meje. Por ai s’ka as cipë dhe as parime. Se po të kishte pasur këto shqetësime nuk do të kishte pranuar të qe ulur në të njëjtën qeveri me fëmijë të anëtarëve të Byrosë politike. Do kish postuar në rrjete sociale atë kartolinën e nipit Edvin për dajë Spiron apo do kishte dencocuar firmën e babait Kristaq, për Havzi Nelën.

REPLIKË- Andi Bushati: Unë në prehërin e Enverit, Veliaj

Nuk është çudi që edhe ti përdori të gjitha këto një ditë, atëherë kur të përgatisë goditjen që po planifikon prej kohësh, thikën pas shpinë për Edi Ramën. Po as atëherë nuk kanë për ta besuar, do i thonë sërish “zdroms” me dy fytyra, që kujtohet të përdorë akuzat me biografi që i ka telendisur më parë Sali Berisha. Ngjajnë në këtë pikë apo jo?

E përsëris, e rëndësishme nuk është se në prehërin e kujt qëndron kur je fëmijë, por mes këmbëve të kujt zhytesh kur je në moshë madhore dhe me pushtet politik.

Problemi im as me Edi Ramën, as me këtë Uriahipin e tij, nuk është prejardhja e djeshme familjare, por grabitja, kriminalizimi, zvogëlimi që po i bëjnë Shqipërisë sot.

Prandaj Erion Veliaj le të vazhdojë të merret me biografinë time prej armiku klase, unë me sa forcë kam do përpiqem të denoncoj atë që i nxori atij gjumin dhe që shkaktoi këtë debat: lejet e ndërtimit, paratë okulte, favoret në kuriz të qytetarëve që i kanë degraduar pjesën më të madhe të mediave deri në atë pikë, sa të kthehen në servise të neveritshme të një fallciteti që nuk mund të ekzistojë i pa retushuar./Lapsi.al

andi bushati erion veliaj


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj