LIVE UPDATES
Insights

SPAK-u dështoi në konfiskimin e pasurive!

Në pesë vite, SPAK ka arritur vetëm të arrestojë disa persona dhe të kryejë sekuestrime që shpesh lirohen më vonë nga gjykatat.

24 Nëntor 2024, 10:56 Nga Flamur Vezaj

SPAK-u dështoi në konfiskimin e pasurive!

TIRANË- Vetëm për rroga, SPAK dhe BKH kanë shpenzuar rreth 14 milionë dollarë! Altin Dumani, kreu i SPAK, foli dje për “arritjet” në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, por anashkaloi dështimin e theksuar në konfiskimin e pasurive të ngritura nga krimi. Ai përmendi shifrat e sekuestrimeve, duke deklaruar se këtë vit janë sekuestruar 6 milionë euro në cash. Gjithashtu, bëri me dije se gjatë pesë viteve të fundit janë sekuestruar 150 milionë euro pasuri.

Por pyetja mbetet: Sa nga këto pasuri të sekuestruara janë konfiskuar dhe kaluar në pronësi të shtetit shqiptar? Sipas të dhënave zyrtare të SPAK dhe vendimeve të gjykatave të formës së prerë, janë konfiskuar vetëm disa prona modeste. Rasti më i spikatur është ai i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili ka humbur në favor të shtetit një tokë dhe një apartament në Durrës.

Po të tjerët? Çfarë ka ndodhur me pasuritë e ngritura nga ish-ministrat, ish-kryetarët e bashkive, ish-deputetët apo drejtuesit e lartë të administratës? Rezultati është zhgënjyes: zero konfiskime të rëndësishme. SPAK, i krijuar si pjesë e Reformës në Drejtësi për të ndëshkuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe për të KONFISKUAR pasuritë e këtyre individëve, duket se ka dështuar.

Në pesë vite, SPAK ka arritur vetëm të arrestojë disa persona dhe të kryejë sekuestrime që shpesh lirohen më vonë nga gjykatat. Shembuj të tillë gjenden pothuajse çdo ditë në media, përfshirë personazhe të njohur publikisht.
Ku janë hetuesit financiarë?

Aktualisht, 12 hetues financiarë punojnë pranë SPAK, duke marrë një pagë prej 300 dollarësh më pak në muaj krahasuar me oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ndonëse mbajnë barrën kryesore të punës financiare. Megjithatë, duket se prokurorët nuk i mbështesin në përpjekjet për konfiskimin e pasurive të personave të dënuar me vendime të formës së prerë, si Saimir Tahiri, Lefter Koka etj! Në të njëjtën kohë, individë të tjerë të fuqishëm, të hetuar për korrupsion dhe krim të organizuar, vazhdojnë të mbeten “të paprekshëm.”

Buxheti dhe rezultatet e pakta

Në një analizë pesëvjeçare, shifrat janë alarmante:
• Pagat e 20 prokurorëve të SPAK, me një rrogë mujore prej 4,900 dollarësh secili, kanë kushtuar rreth 5.8 milionë dollarë.
• Pagat e 60 oficerëve të BKH, me një rrogë prej 2,900 dollarësh secili, kanë arritur një total prej 8.3 milionë dollarësh për katër vite.

Kur llogariten shpenzimet për administratën, logjistikën dhe operacionet, fatura rritet ndjeshëm, ndërkohë që rezultatet mbeten të pakta dhe zhgënjyese.

Deklaratat e Dumanit dhe realiteti

Në intervistën e tij, Dumani përmendi disa herë faktin që krimi i organizuar pastron paratë në sektorin e ndërtimit dhe pronave të paluajtshme. Ky është një realitet që dihet prej kohësh, madje edhe nga qytetari i thjeshtë. Por çfarë po bën SPAK për të hetuar, sekuestruar dhe konfiskuar këto pasuri? Deri tani, asgjë konkrete nuk është bërë.

Mesazhi për z. Dumani dhe SPAK

Zoti Dumani, SPAK nuk është aty për të bërë konstatime, por për të vepruar. Në pesë vite, bilanci flet për mungesë veprimesh konkrete dhe dështim në përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë për konfiskimin e pasurive të të korruptuarve e grupeve kriminale. Shqiptarët presin jo vetëm ndëshkimin penal të korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe konfiskimin e pasurive të paligjshme që këta individë kanë krijuar mbi kurrizin e tyre. Është koha për rezultate dhe jo për justifikime.

P.S. Herën tjetër shikoje në sy Gazetarin!

flamur vezaj spak

Sondazh

Poll
Insights 20 Nëntor 2024, 19:23 Silvana Begaj

Rama përballë vetes në 2025!

Silvana Begaj Rama përballë vetes në 2025! Më kujtohen shpesh fjalët e babait tim i cili më thoshte: kurr mos thuaj fjalë...

Insights 13 Nëntor 2024, 17:21 Lutfi Dervishi

Nëse Elon Musk do të ishte në Shqipëri

lutfi dervishi TIRANË- Elon Musk është emeruar të drejtoje Departmentin e Eficenses se qeverisë Amerikane. Administrata në S...

Insights 3 Nëntor 2024, 19:54 Bledian Koka

Retushimi final i Veliajt

Veliaj dhe Rama Nga të gjithë patronazhistët e bashkive të vendit, në Selanik mungonte vetëm njeri! €rion V€liaj! I...

Insights 1 Nëntor 2024, 17:20 Ervin Goci

Rama i dënoi mbrëmë me vdekje pensionistë

foto e postuar TIRANË- Ai tha qe pensionistet nuk paguhen me rroge por me skeme, dhe ne te njejten fjali shtoi qe qeveria jep 500 miljon euro per ta m...

Insights 1 Nëntor 2024, 12:33 Arlind Qori

Edi Rama, pensionistët dhe Noc Rroku

Arlind Qori dhe Edi Rama Kurrë më parë nuk janë harxhuar kaq shumë fjalë – sa ç’përdori Edi Rama mbr&...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj