Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Që nga viti 2011, janë 356 mijë shqiptarë që kanëzgjedhur të largohen nga vendi për arsye emigrimi, çka është e barabartë me popullsinë e një qyteti të mesëm si Durrësi, apo Fieri.
Shifrat janë publikuar nga INSTAT, i cili ka përditësuar dhe të dhënat për vitin 2018.
Përgjithësisht nga vendi largohen për arsye emigrimi midis 32-55 mijë personave në vit, ku numri më i lartëraportohet në 2011-2013, me 50-55 mijë në vit, që përkon dhe me fillimin e periudhës së liberalizimit tëvizave.
Në vitet e mëpasshme numri është ulur, duke u luhatur mes 32-40 mijë të larguar në vit.
INSTAT publikon dhe të dhënat për imigrantët, (ata që kthehen në vend), numri i të cilëve ka rënë dukshëm, nga 37 mijë të kthyer në 2011-n, në 23 mijë në 2018-n. Në tetë vjet kanë kthyer në atdhe nga emigracioni rreth 215 mijë persona.
Si rrjedhojë, migracioni neto, dmth diferenca mes atyre që ikin dhe atyre që kthehen, është negative. Nga viti 2016 ka një përkeqësim të treguesit të migracionit neto, që është rritur sërish, pasi numri i të ikurve mbetet i lartë dhe i të kthyerve ka rënë. (shih grafikun).
Që nga viti 2011, popullsia është reduktuar neto me 141 mijë persona, vetëm si rrjedhojë e emigracionit.
INSTAT i mbledh këto të dhëna përmes Anketës së Forcave tëPunës.
Të dhënat të tjera indirekte për numrin e azilantëve tregojnë se numri i personave që kanë kërkuar tëemigrojnë mund të jetë shumëmë i lartë. Psh në 2015-n, sipas të dhënave të Eurostat, aplikuan për azil nga Shqipëria rreth 69 mijë persona (në 2015-n, INSTAT raporton 41 mijë emigrantë) . Në total nga viti 2011, rreth 214 mijë persona kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, duke kulmuar në 2015-n, duke u renditur ndër të parë të botë në raport me popullsinë. https://www.monitor.al/19-mije-shqiptare-aplikuan-per-azil-ne-be-ne-2018-n-te-paret-ne-bote-ne-raport-me-numrin-e-popullsise/
Ndërkohë, numri i atyre që ikin jashtë vendit dhe nuk kthehen më,pa u regjistruar si azilantë, nuk dihet.INSTAT pritet të fillojë Censin e popullsisë në 2020-n, i cili do të japë një ide më të qartë të popullsisë që ka mbetur në vend dhe asaj që ka emigruar. Sipas të dhënave të deritanishme, emigrantët e ikur në 8 vjet përbëjnë rreth 12% të popullsisë që deklarohet se jeton në vend.
Eurostat raportoi pak ditë më parë për vendet potenciale kandidate për në Bashkimin Europian se Shqipëria ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë nga migracioni neto në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, për të dy vitet që janë marrë referencë, si në 2007 ashtu dhe në 2017.
Shqipëria, së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi është një nga trevendet që raporton normë negative të migracionit netor për vitin 2017, por Eurostat thekson se kjo tendencë është shumë më e lartë në Shqipëri, me një migracion netor prej −5.2 për 1 000 banorë, e ndjekur nga Kosova me rreth -3 për 1000 banorë dhe Mali i Zi me më pak se -2.
Marrë nga Monitor
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Në raporte nuk pritet të ketë befasi dhe duket se Komisioni Evropian do të rekomandojë edhe kësaj radhe çeljen e negociatave për anëtarësim për Maqedonin...
Tiranë- Gazetari Flamur Vezaj është shprehur së fundmi se ata që angazhohen me reformimin e një institucioni, si në aspektin ligjor apo ndryshimet në strukturat...
Greqi-Në prangat e policisë greke ka rënë një 29-vjeçar shqiptar pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Dosja.al mëson se 29-vjeçari ka kr...
GJIROKASTËR- HEC që dështoi të ndërtohej në fshatin Kolonjë, pritet të lartësohet në zonën e Kardhiqit. Kjo është mësuar rastësisht sot në mbledhjen e Kës...
TIRANË– Zbardhet raportit i delegacionit holandez, i cili vizitoi Shqipërinë më 6-7 maj. Vizita u zhvilluar për të parë progesion e bërë në pesë prio...
BRITANI E MADHE- Një emigrant ilegal shqiptar, i cili drejtonte një fermë kanabisi në periferi të Jorkut në Angli ka përfunduar pas hekurave. 26-vjeçari...
TIRANË- Gjyqtari i Krimeve të Rënda Dhimitër Lara, ka dalë dje para Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ku rezultonte pa probleme me tre shtyllat në të cila...
ITALI- Një shqiptar 37-vjeçar është arrestuar sot nga policia në Itali, pasi gjatë një kontrollit atij iu gjetën 300 gram kokainë dhe 3 kilogram hashash....
GJERMANI- Deputeti i parlamentit gjerman, Mark Hauptmann në një deklaratë për mediat është shprehur se grupi i tij parlamentar nuk ka të drejtë të kërkojë shtyr...
KAMËZ– Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka vendosur që të nderojë pas vdekjes nëntetaren Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në Letoni. Kopshti i fëmi...