LIVE UPDATES
Bota

Integrimi europian/ Maqedonia e Veriut gati t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë

25 Janar 2022, 14:51 Nga DOSJA
Integrimi europian/ Maqedonia e Veriut gati t’i përfshijë

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë zyrtarizuar krijimin e grupeve të punës, përmes të cilave synojnë vendosjen e bashkëpunimit në shumë sfera, përskaj atyre të historisë që të arrijnë një marrëveshje finale për kontestet që kanë bllokuar integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, që u mbajt në Sofje, u shprehën me tone optimiste se pesë grupet e punës do të japin rezultate për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Por, në prononcimet e tyre për mediat, ata folën shumë pak për thelbin e kontestit, që ka të bëjë me identitetin dhe gjuhën maqedonase si dhe të kaluarën historike mes dy vendeve. Maqedonia e Veriut, në samitin e Bashkimit Evropian në nëntor të vitit 2020, nuk e mori datën për nisjen e bisedimeve me bllokun evropian, për shkak të vetos bullgare. Sofja kërkon nga Shkupi që të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë maqedonase.

Në takimet e të hënës dhe të martës në Sofje, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se është folur edhe për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut duke shprehur gatishmërinë për përfshirjen e tyre në Kushtetutë.

“Në Kushtetutën tonë, përveç popullit maqedonas, janë të përfshirë edhe shqiptarët dhe popuj të tjerë, dhe normalisht në rast se ka qytetarë të tjerë që ndihen ndryshe nga të tjerët, mund të përfshihen në Kushtetutë. Por, ky është një proces që kalon përmes ndryshimeve kushtetuese dhe besoj se kjo do të ndodhë në kuadër të ndryshimit të Kushtetutës apo përshtatjes së saj me kriteret evropiane. Ndërsa sa i përket çështjeve tjera që ekzistojnë mes dy vendeve, normalisht se do të bisedohet dhe kur të ketë rezultate, gjithsesi se ato do të bëhen të ditura për opinionin”, tha Kovaçevski.

Kreu i Qeverisë bullgare, Kiril Petkov, foli me tone optimiste se komisionet e historisë të dy vendeve, që sipas tij, janë shprehur të gatshëm për të intensifikuar punën që të ketë rezultate konkrete, sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, edhe Petkov nuk dha detaje konkrete, mbi thelbin e kontestit midis Sofjes dhe Shkupit.

“Përmes memorandumeve dhe iniciativave që i nënshkruam të martën do të kemi avancim të raporteve mes dy vendeve. Fqinjësia e mirë do të vendoset në piedestal… në takimet tona jemi pajtuar për një nivel të ri të punës së komisionit të përbashkët të historisë. Ekspertët e dy vendeve thanë se janë të gatshëm që energjia e re të kalojë në tone konstruktive dhe të ketë rezultate në punë”, deklaroi Petkov.

Kryeministri bullgar Petkov, tha se nuk pret që tensionet në Ukrainë të reflektohen në bisedimeve që po zhvillojnë Shkupi dhe Sofja, pasi dy vendet, sipas tij, po përballen edhe me sfida tjera ndërkombëtare, siç është pandemia e koronavirusit dhe kriza energjetike.

Në mbledhjen e parë të dy qeverive pas zgjedhjes në postet e kryeministrave, Kovaçevski dhe Petkov njoftuan për formimin e grupit të punës që mbulon bashkëpunimin në ekonomi, energjetikë, financa, inovacion dhe zhvillim, investime dhe bujqësi. Grupi i dytë i punës në fokus do të ketë transportin, infrastrukturën, vetëqeverisjen lokale dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Sipas krerëve të qeverive të dy vendeve, grupit i tretë do të merret me integrimet evropiane, politikat e gjelbra dhe qeverisjen e mirë. Grupi i katërt do të përqendrohen në kulturën, arsimin dhe shkencën, turizmin dhe rininë e sportin. Grupi i pestë do të ketë çështjet më të ndjeshme, që në fakt edhe parqet thelbin e kontestit, aspektet historike mes dy vendet.

Nisma për grupet e punës dhe që së pari të diskutohet për bashkëpunimin ekonomik e pastaj për historinë, është e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov. Ai ka thënë se nga këto grupe pret rezultatet konkrete në gjashtë muajt e parë të këtij viti, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me dallimet kryesore mes dy vendeve, për gjuhën, identitetin, historinë dhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni bullgaria dimitar kovaçevski kiril petkov maqedoni e veriut maqedonia e veriut bullgaria dimitar kovaçevski kiril petkov maqedoni e veriut maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë