Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
FIER- Petrit Buzi, i dënuar me 16 vite burg për vrasje nga Gjykata e Fierit është arrestuar në Greqi dhe është ekstraduar sot në Shqipëri. 47-vjeçari në 2004 në bashkëpunim me tre persona të tjerë, ka vrarë shtetasin N. H., në fshatin Kallm i Madh, Fier.
Ndërkohë po në Athinë është arrestuar një tjetër shtetas shqiptar me incialet E. P, 34 vjeç, i cili mbante edhe dy emra të tjerë, T. Sh dhe T. S, i shpallur në kërkim dhe për të cilin gjykata e Fierit kishte vendosur masën ‘arrest me burg’. Ky i fundit akuzohet se në vitin 2018, në poliklinikën e specialiteteve në Fier, ka hyrë në zyrën e infermieres L. A. dhe i ka vjedhur nga çanta e saj portofolin dhe kartën e bankës.
NJOFTIMI I PLOTË:
Interpol Tirana
Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.
Falë koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina është bërë kapja në Greqi e dy shtetasve në kërkim, duke u finalizuar me ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë.
Është bërë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Petrit Buzi, 47 vjeç.
Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë, në mars 2019, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2005, e ka dënuar këtë shtetas me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 25.03.2004, ky shtetas, në bashkëpunim me tre shtetas te tjerë, ka vrarë shtetasin N. H., në fshatin Kallm i Madh, Fier.
Gjithashtu u bë ekstradimi nga Athina, Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar T. Sh., alias T. S., alias E. P., 34 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në maj 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 06.04.2018, në poliklinikën e specialiteteve në Fier, ky shtetas ka hyrë në zyrën e shtetases L. A. dhe i ka vjedhur nga çanta e saj portofolin dhe kartën e bankës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi T. Sh.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Shtohen viktimat e koronavirusit në vendin tonë. Gjatë 24-orëve të fundit ka ndërruar jetë një 70-vjeçare nga Durrësi, e cila gjithashtu vua...
TIRANË– Mali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë si shkak i përhapjes së rasteve të reja me koronavirus. Ky lajm është bërë me dije nga Ministria për Evropën...
TIRANË– Një tjetër person është shpallur në kërkim për vrasjen e Hekuran Billës, i cili u ekzekutua më 11 qershor tek zona e njohur si “Komuna e Parisit”. ...
TIRANË– Regjisori i njohur shqiptar, Edmond Budina ka reaguar lidhur me lajmin se ai është prekur nga koronavirusi.Në sqarimin e tij Budina ka thënë se nu...
GJIROKASTËR– Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Janaq Koletën, 67-vjeçarin që akuzohet për vrasjen e bashkëfsha...
VLORË– Familjarët e 26-vjeçarit Aleksandër Petanaj, kanë premtuar se do t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së ngjarjes për vrasjen e tij. 26-vje&cce...
VLORË– Policia e Shtetit ka arrestuar një prej autorëve të grabitjes së autobusit të linjës Itali-Vlorë, të ndodhur dy vite më parë. Mësohet se në pr...
PËRMET- Shënohet rasti i parë me Covid-19 në Përmet. Mësohet se personi i infektuar ka pasur kontakte me aktorin e njohur të humorit, Florian Binaj, i cili...
VLORË- Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në orët e para të mëngjesit. Flakët kanë përfs...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë detaje nga atentati i mbrëmshëm ndaj...