LIVE UPDATES
Politike

Intervista e plotë/ Kujtim Gjuzi: Parlamentin nuk e braktisëm kur u plagos Azem Hajdari

8 Maj 2019, 09:47 Nga DOSJA
Intervista e plotë/ Kujtim Gjuzi: Parlamentin nuk e braktisëm kur u

TIRANË– Deputeti i ri i parlamentit, Kujtim Gjuzi ka komentuar vendimin e tij për të pranuar mandatin e deputetit. Në një intervistë për Dosja.al, Gjuzi, kandidati që doli nga listat e Partisë Demokratike në Durrës është shprehur se nuk ka ndërmend ta braktisë parlamentin, pasi këtë gjë PD-ja nuke k a bërë as kur aty u plagos Azem Hajdari.

Gjuzi është shprehur se ka ndërmend të ngrejë një padi kundrejt Erion Veliajt, pasi sipas Gjuzit ai është përgjegjës për vdekjen e adoleshentit Ardit Gjoklajt, që mbeti i vdekur në Landfillin e Sharrës.

Më tej deputeti i ri i parlamentit tregoi edhe situatën aktuale me bashkëshorte. Gjuzi tregoi se situata mes tyre është drejt stabilitetit.

Përsa i përket kunatës, ai tregoi se padia vazhdon të jetë ende e vlefshme.

Intervista e plotë

Ju jeni tashmë një deputet i Kuvendit të Shqipërisë. A keni një koment lidhur më këtë vendim?

Si fillim dua t’ju falenderoj ju për korrektesën që keni pasur në lidhje me shkrimet e bëra rreth meje dhe jam i gatshëm tu përgjigjem të gjitha pyetjeve që keni.

Më pas dua të falenderoj studentët e vitit ’90, Azem Hajdarin, shpirtin e tij dhe studentët e dhjetorit të vitit 2018 që me protestën e tyre bënë të mundur që konservatorët të jeën në parlament.

Së bashku me monarkinë ne këmi 107 vite që jemi shtet. Ne duam të përshëndesim të gjithë qytetarët që thansë se parlamenti të jetë bosh. Ne nuk e kemi braktisur parlamentin kur është plagosur Azem Hjadari aty, Partia Demokratike nuk e ka plagosur.

Erion Veliaj është vrasës, ka vrarë Ardit Gjoklajn. Ka dhunuar banesat familjare në fund të bulevardit. Ai ka hedhur inerte dhe zhavorr atje, do të këtë një kallëzim penal ndaj tij në ditët në vijim sapo të dal nesër nga Parlamenti, menjëherë do t’i drejtohem Prokurorisë për të hapur hetim për atë që Edi Rama do të vendosë. Unë i bëj thirrje Edi Ramës që të heqë dorë nga kontigjentet e krimit në Krujë, Tiranë, Durrës, Kavajë dhe në të gjitha qytetet e tjera që ka njerëz me precedentë penalë. I bëj thirrje Edi Ramës të ndalojë genocidin ndaj shqitarëve, ndryshe Edi Rama do të ketë probleme me konservatorët, do të ketë probleme me drejtësinë shqiptare, do të ketë probleme me reformën në drejtësi.

I bëj ftesë kryeministrit, sikurse dhe kam komunikuar me të me SMS, kur është shkarkuar ministri i Brendshëm. Më datën 25 të tetorit, pas mesazhit të Kujtim Gjuzit është shkarkuar ministri i Brendshëm. Pyeteni Edi Ramën a ka SMS apo jo. Më 20 tetor 2017, pyeteni Edi Ramën, në orën 8 e 5 minuta, ke SMS nga Gjuzi në drejtim të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, po apo jo. Dhe megjithatë ai ka vepruar shkëlqyer dhe unë s’mund të them që s’ka vepruar. Ka vendosur një katolik në krye të Ministrisë së Brendshme, ku nuk ka qenë për 78 vite që nga koha e Ahmet Zogu i Parë, Mbreti shqiptar.

Nëse ju të Dosjes do të keni seriozitet me Partinë Konservatore do të merrni informacione që nuk i ka ditur askush deri në këtë moment. Në çantën dhe laptopin tim ndodhen informacione të detajuara ër 1300 konteinerë me mbetje radioaktive që kanë ardhur këtu gjatë shtator-nëntor të vitit 2013. Edhe Lulzim Basha e tha vetëm një herë në çadër dhe nuk e tha më, sepse Angela Merkel e bindi atë në takimin e Qipros dhe e bëri të mbyllte gojën. Zonja Angela Merkeli do të ketë një llogari. Llogarinë do ta ketë në PPE, ku Partia Konservatore sapo ka kërkuar dënimin e saj me votë të plotë, sepse është nesër në parlament dhe ne kemi qenë atje vëzhgues prej kohësh. Unë jam anëtar i konferencës së Bukureshtit dhe Vjenës.

Ju thatë se keni patur mbështetjen e ndërkombëtarëve? A mund të përmendni 1 prej tyre që ju ka telefonuar pas marrjes së mandatit për t’ju shprehur mbështetjen?

Mbështetja Ndërkombëtare e z.Gjuzi ka qenë ambasadori i OSBE-së që ka thënë se nuk duhet braktisur Parlamenti. Ambasadori britanik po këtë ka thënë. Ju doni çështjet konfidenciale, ato i takojnë vetëm Partisë Konservatore dhe stafit të saj të ngushtë prej 21 drejtuesish më të lartë, askujt tjetër, sepse ne jemi Partia Konservatore, nuk jemi partia e rrugës, breglanës, nuk jemi partia e vrasësve, siç është Partia Komuniste, Partia e Punës bija e saj Partia Socialiste dhe Rilindja e krimit.

Ju më herët keni dhënë një intervistë për Dosja.al, lidhur me marrëdhënien tuaj me bashkëshorten…

Kjo është një marrëdhënie që nuk ka asnjë problem, nuk ka asnjë problem. Tani që flasim bashkë çdo gjë është qetësuar dhe shkon drejt qetësimit dhe do t’ju lutesha shumë që në familje kam qenë i sinqertë. Unë kam pas shantazh në lidhje me atë, kam tabulatet telefonike të shantazhit të kunatës sime, e cila është e kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Përgjitshme dhe Prokurorinë e Tiranës.

Si janë marrëdhëniet me kunatën tuaj?

Edhe një herë marrëdhëniet me kunatën time po shkojnë drejt stabilitetit. Të shohim në ditët në vijim shpresoj do të ulen tensionet, por do t’ju lutesha shumë që të mos bëjmë shaka me familjen sepse Partia Konservatore ka 4 shtylla: 1. familje, 2. trashëgimia familjare, 3. prona familjare dhe 4. kombi që është familja e madhe e shqiptarëve.

A do të jetë bashkëshortja juaj kur të betoheni në Kuvend?

Për këtë pyetje që bëni ju, bashkëshortja ime ka qenë Sekretare e Përgjithshme e Partisë Konservatore dhe ka marrë 108 vota në Shkodër dhe në momentin që unë jam afruar pranë Partisë Konservatore me kërkesë të ish-kryetarit Armando Muça, normalisht do të jepte dorëheqje dhe ka depozituar dorëheqjen. Siç e dini unë kam qenë kryetar ekzekutiv i Partisë Konservatore Shqiptare në fillim dhe tani jam kryetari i Partisë Konservatore Kombëtare Albania, votuar me 99 vota në Kuvendin e datës 26 shtator të 2016.

Do të jetë bashkëshortja juaj përkrah jush, pasi ju keni thënë se atë ditë që do të bëni betimin në Kuvend, ajo do të jetë me ju?

Pyetja juaj në këto momente është destruktive dhe unë denjoj t’i përgjigjem.

(f.m/b.b/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjuzi padit veliajn gjuzi per gruan gjuzi per kunaten interviste per dosja.al kujtim gjuzi mandati i kujtim gjuzit gjuzi padit veliajn gjuzi per gruan gjuzi per kunaten interviste per dosja.al kujtim gjuzi mandati i kujtim gjuzit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet