LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Intervista e rrallë/ Njerku dhe vëllai i mbretëreshës Geraldinë në Francë, pas dasmës mbretërore

27 Gusht 2019, 09:23 Nga DOSJA
Intervista e rrallë/ Njerku dhe vëllai i mbretëreshës

“Ce soir” ka botuar, të dielën e 22 majit 1938, në faqen n°5, intervistën e të dërguarit të saj të posaçëm René Dunan me njerkun dhe vëllain e mbretëreshës Geraldinë në lidhje me dasmën mbretërore të zhvilluar pak kohë më parë në Shqipëri, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut Dars (Klos), Mat – Albania, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Rentier në Nice, komandanti Gireaud na deklaron: Po mësoj zanatin e vjehrrit (nga i dërguari ynë i posaçëm René Dunan)

 Nice, 21 maj (nëpërmjet telefonit) :

Pranvera në Nice është padyshim gjëja më e bukur që ekziston.

Pemët e sapo çeluara të bulevardit “Victoire” lejojnë të kapërcejë dritën e fortë të diellit që shkëlqen mbi vitrinat.

Në këtë vend, të bekuar nga perënditë, i lagur nga ujërat e Mesdheut, dhe ku atmosfera është e mbushur me aroma të ëmbla të bimësisë së harlisur, një botë kozmopolitane duket se ka lënë takim. 

Disa vjet më parë, ky Cosmopolis (Kozmopolis) i vogël mirëpriti një familje, e ngjashme me shumë të tjera, për të cilën ndoshta nuk do të kishim folur kurrë, nëse një ditë, gjatë një balloje në Budapest, një vajzë e quajtur Geraldinë nuk do të kishte takuar Zogun I, mbretin e Shqipërisë. Histori klasike e zhanrit “e mrekullueshme” që të kujton legjendat e vjetra që mësueset e shkollës së vajzave të reja të Nice mund tu tregonin ndoshta nxënësve të tyre, konteshën Geraldinë Apponyi… 

Sepse, mbi stolat e bulevardit Marshall Foch, në Nice, u rrit mbretëresha e tanishme e Shqipërisë.

Nëna e saj, kontesha Apponyi, e divorcuar nga konti, ish-marshall i oborrit të Franz-Jozefit u martua, në fakt, para 15 vitesh, me një oficer francez në pension, komandantin Gireaud. 

Ushtar me origjinë prej fshati, burri i ri i konteshës vazhdoi të jetonte në pronën e tij në Toulon, ndërsa bënte udhëtime të shpeshta në Nice, ku gruaja e tij kishte vendosur të mbikqyrte edukimin e fëmijëve të saj.

Për pesë vjet, Geraldina ndoqi shkollën e mesme dhe pastaj u kthye në Budapest, ku ajo kishte një vend special në oborrin mbretëror. Aty ajo njohu Zogun I. Pastaj e dimë historinë në vijim…

 Gruaja ime thotë që flas së tepërmI. Martesa e zonjës Geraldinë u zhvillua në Tiranë, me gjithë madhështinë që kanë takimet mbretërore, ndoshta ndonjëherë pa lumturi.

Natyrisht, familja e mbretëreshës së re mori pjesë në ceremonitë e ndryshme. Festimet përfunduan, komandanti Gireaud, gruaja dhe fëmijët e tij u kthyen në banesën e tyre në “Rrugën Gounod”, në Nice.

 Pra, një nga këto pasditet e fundit, unë shkova të trokas në derën e banesës pothuajse mbretërore.

 Një çupë e vogël, me përparëse të bardhë, të cilën unë mezi e dalloj në dritën e zbehtë, më pyet për qëllimin e vizitës sime. Një zë, që duket se vjen nga më tutje, ndalon përgjigjen time :

 — Lëreni të hyjë.

 E gjej veten përballë një personazhi me trup mesatar, i veshur shtëpiak, me pantofla në këmbë dhe me një xhaketë të trashë të Brandenburgut. Pa më lënë mundësinë të prezantohem, vazhdon :

 — Çfarë dëshironi ?

 — Jam reporter i “Ce soir”.

 Edhe sikur rrufeja të binte në këmbët e tij, nuk do ta kishte habitur po aq komandantin Gireaud.Por më në fund, qetësohet dhe ne hymë së shpejti në një dhomë të bukur, por të errët, e dekoruar nga një portret i mbretëreshës Geraldinë kur ishte pesëmbëdhjetë vjeçe.

 Nga ai moment, nuk munda të thoja një fjalë. Duke folur pa pushim, komandanti Gireaud, i bërë kolonel sipas vullnetit të mbretit Zog, më tregoi me pasion udhëtimin e tij në Shqipëri :

 — Çfarë dëshironi që t’ju them ? Nuk e di unë. E kuptoni, më ndodhi krejt rastësisht të jem vjehrri i një mbreti. Pra, po mësoj zanatin e vjehrrit…Udhëtimi ynë ? Qe i mrekullueshëm. Dhe pastaj ju nuk mund ta dini se sa një regjim mbretëror mund të jetë serioz, i ashpër, i striktë.

 — Por më në fund, përshtypjet tuaja ?

 — Të jashtëzakonshme. Hungaria kishte bërë një përpjekje të madhe dhe pesëdhjetë personazhe zyrtare ishin dërguar. Edhe Italia. Duka i Bergamos erdhi me dy anije, ndërsa konti Ciano mbërriti me avion. Për fat të keq, unë isha i vetmi përfaqësues i Francës.

— Po ministri (përfaqësuesi) i Francës ?

— Ai ishte në një qoshe. Ishte një punë e mërzitshme për të. Nuk përfituan nga prania ime. Megjithatë, unë i pata ftuar gazetarët në një darkë të madhe.

 I lodhur, bashkëbiseduesi im ndalet, psherëtin, ndoshta duke menduar për këto bankete të lavdishme, por të padobishme.

 Pastaj ai vazhdon:

 — Nëse gruaja ime do ta dinte se jeni këtu, ajo do të më bërtiste. Ajo thotë se flas më shumë se ç’duhet…

I zënë ngushtë, i përgjigjem në mënyrë evazive

 Komandanti Gireaud, i lançuar tashmë, do të më japë disa informacione që unë po i transkriptoj duke u dridhur, sepse ka shumë gjasa që ato mund të zemërojnë oborrin mbretëror të Tiranës :

— Po, është për të ardhur keq që Franca e la pas dore këtë martesë. Italia e kuptoi rëndësinë e saj. Megjithatë, ju e dini, unë jam anti-italian.

 Por, e kontrollon veten menjëherë dhe shton :

 — Mbi të gjitha, mos thoni gjë, Zogu…më falni : Madhëria e Tij nuk do të ishte i kënaqur. Ai mund të ketë telashe me Ciano-n.

 Megjithëse “anti-italian”, vjehrri i mbretit Zog pranon se admiron vendin e Musolinit. Mendoni pak : ai ka parë atje fëmijë tetë vjeçarë që punonin tokën në vend se të shkonin në shkollë !

 Ai më dëshmon sërish modestinë e tij (kalorës i Legjionit të Nderit që prej njëzet e një viteve, megjithëse nuk e mban medaljen) dhe më tregon albumin ku janë ngjitur me kujdes të gjitha copëzat e gazetave që flasin për martesën e Geraldinës.

 Kunati i mbretit

Dhe ja tani konti Jules-Louis Apponyi, katërmbëdhjetë vjeç, nxënës në liceun e Nice dhe vëlla i mbretëreshës së Shqipërisë.

 — Mbreti ka qenë shumë i sjellshëm me mua, tha i riu. Për dasmën, ai më bëri dhuratë një kostum madhështor hungarez, të qëndisur prej ari.

 —  Çfarë do të bëni më vonë ?

 — Po përgatis Shkollën Ushtarake dhe pastaj do të shkoj në Oborrin mbretëror.

 Sapo kaloi pragun e sallonit, kur komandanti Gireaud më pyet :

 — A do të bëni një artikull të gjatë me ato që ju thashë ?

 — Njëqind e pesëdhjetë rreshta.

 — Aq shumë !

 Përgjigjja qe e shpejtë, e mprehtë, e gëzueshme, ndërsa një lloj kënaqësie shkëlqente në shikimin e oficerit ne pension.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur aurenc bebja dasma mbreterore intervista e rralle mbreteresha geraldine aurenc bebja dasma mbreterore intervista e rralle mbreteresha geraldine

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë