LIVE UPDATES
Politike

Intervista/ Nga dosja Babale, te akuzat për të vëllain dhe miqësitë në politikë, Ervin Salianji në një rrëfim ndryshe

7 Prill 2019, 12:03 Nga DOSJA
Intervista/ Nga dosja Babale, te akuzat për të vëllain dhe

Tiranë- Ish deputeti i Partisë demokratike Ervin Salianji vjen në një rrëfim ndryshe.

I katapultuar tashmë si një nga zërat frontalë kundër qeverisë Rama, Salianji është kthyer në një nga personazhet kryesore të gardës së re të demokratëve.

Ish-deputeti sqaron shumë nga çështjet e bujshme politike në vend, përfshirë këtu dosjen ‘Babale’, hetimet ndaj tij, akuzat ndaj të vëllait, protestat e opozitës, deputetë e rinj, marrëdhënien me Sadri Abazin dhe deri te miqësitë në politikë.

Në intervistë ai është shprehur se s’do të ketë zgjedhje pa Partinë Demokratike dhe se nuk do të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër.

INTERVISTA:

Zoti Salianji së fundmi ju keni nxjerrë disa përgjime për dosjen Babale. A ka përgjime të tjera dhe përveç emrave si Fredi Alizoti, Albert Nushi Geron Xhafa, kush përfshihet tjetër?

Ne e quajmë dosja Xhafaj, padiskutim është Babalja i përshirë si emër ekzotik. Ky është një skandal i madh i përmasave të Ëater Gate, ku në SHBA dha dorëheqjen një president, për shkak të përgjimeve të paligjshme. Këtu ne kemi jo vetëm përgjime të paligjshme ndaj gazetarëve, mediave për shkak të një rasti të investigimit, por edhe hetim për gazetarët. Në tetor është marrë si person nën hetim edhe gazetari që e ka investiguar dosjen Babale. Përgjimet e publikuara nga unë këto kohë janë përgjime zyrtare të Prokurorisë, janë përpjekur që të fshihen dhe një pjesë e madhe janë fshirë nga ana e institucioneve por ka pasur kaq shumë sa kanë mbetur edhe personazhet të përfshirë të cilët, qytetarët i njohin për shkak se janë edhe emra politikanësh si Gramozi apo Taulanti, apo personazhe të tjerë si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, Albert Nushi, nën drejtori i Elbasanit, apo ish-nëndrejtori Andon Marko në Fier që tani më është shpërblyer dhe u bërë drejtor. Unë dje kam publikuar një dokument tjetër që për shkak të tij ata sot duhet të ishin të arrestuar. Por ata sot janë promovuar politikisht në rangjet më të larta të PS dhe disa në Policinë e Shtetit. Aty ka shumë përgjime, janë mijëra orë përgjime. Unë kam publikuar vetëm një pjesë dhe jam duke i dëgjuar, investiguar ato. Ajo që më ka rënë në sy shumë, është e përfshirja e Prokurorëve në biseda të drejtpërdrejta me persona të inkriminuar. Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është që për të gjitha datat që flitet nuk ka asnjë akt zyrtar të Prokurorisë që personat e inkriminuar, banditë apo trafikantë, si rasti i Alizotit, të jenë thirrur në Prokurori për arsye të hetmeve. Pra duket që ka ndikim të të gjithë shtetit për të sajuar për të shpikur një dëshmitar të rremë dhe për të shpëtuar pushtetin politik të Ramës.

A mund të na thoni ndonjë emër tjetër politikani apo Prokurori që sipas jush është i përfshirë në këtë dosje?

Për shkak se unë jam person nën hetim kam gjyqin me Prokurorët, nuk po i bëj publike për shkak që të mos duket sikur është presion apo konflikt interesi. Pa diskutim që prokurorët e çështjes kanë një barrë të rëndë. Unë kam gati dhe do të çoj edhe kallëzmin penal për prokurorët ashtu siç kemi çuar si PD kallëzimin për të dy zyrtarët e policisë.Do të çojmë çdo emër që është përmednur aty. Aty është përmendur me emer dhe mbiemër Taulant Balla dhe ka tabulate telefonike për këto.

Janë ato që keni publikuar apo ka edhe të tjera tabulate?

Tabulate ka, ka edhe disa komunikime apo tentativa për komunikime. Një emër ua thashë, një tjetër është Gramozi, që në qarkun e Fierit dihet se cili Gramoz është dhe për ta bërë dhe më të dyshimtë themi se Gramozi ose kreu aktual i parlamentit ose ortaku i Geron Xhajfat, është një prej drejtuesve të lojarave të fatit, Gramoz Murataj. E ritheksoj që është dyshim, por një Gramoz o tjetri do jetë. Me këtë do të ishte shumë i rëndë bashkëpunimi i qeversë me krimin e organizuar.

Ne kemi parë që keni nxjerrë përgjime të njëpasnjëshme po a keni ju video me zë dhe figurë që implikojnë të siperpërmendurit?

Këto janë përgjime zyrtare të Prokurorosë dhe janë marrë me vendim gjykate. Ne si parti kemi nxjerë përgjimin e Alizotit me video duke folur për emra konkretë. Ne nuk kemi funksionuar si kompani investigimi dhe të dalim dhe rregjistrojmë me video personat konkretë por ne na mjaftojë përgjmet zyrtare të Prokurorisë. Kjo është e rëndë se nuk ka asnjë arrestim nga personat që përmenden, imagjioni se çfarë ka në dosjen 339, apo në dosjen e shitblerjes së votave në Dibër.

Meqë përmendët dosjen 184, keni ju përgjime dhe cilët janë ata politikanë që sipas jush implikohen?

Ne nëse do t’i kishim përgjimet, siç i kishim në rastin konkret do t’i publikonim pas asnjë diskutim. Ne kemi indicie dhe të dhëna dhe transkprite bisedash, të cilat i ka thënë zoti Basha. Nuk janë ata më shumë, se Gjiknuri dhe ministrat. Një parti tjetër që ka dalë e para atje, është ajo e PDIU-së dhe babai i deputetes së Dibrës, në shitblerjë të votave. Ne i kemi sjellë dhe cituar si fakte të rënda të mosfunksionimit të shtetit dhe të kapjes së Prokurorsë, për blerje votash, korrupsion apo trafik për të kërcënuar votuesit kur janë në zgjedhje apo për të kërcënuar qytetarët kur dalin të protestojnë.

Versioni juaj, pra përgjmet që ju publikoni janë akuza shumë të rënda për kryeministrin, për ish-minsitrin e Brendëshm. A i vërtetoni dot në gjykatë këto akuza? A do bëni padi?

Unë do ta çoj edhe fizikisht ditën e hënë në Prokurori kallëzimin penal për kapjen e përdorimit të shtetit për interesave private dhe kriminale të Edi Ramës. Në rastin konkret dhe është për të ardhur keq që në kemi bërë dhjetra apo qindra kallëzime për korruspion apo shpërdorim detyre dhe nuk janë marrë parsaysh. I vetmi kallëzim që është bërë është kallzimi i një të dënuari Agron Xhafaj, Prokuroria ka ‘avancuar’me fallsifikim, duke çuar para përgjegjësisë gazetarin që ka investiguar.

Zoti Saianji ju keni nxjerrë përgjime shpesh dhe keni përmendur emra si Fredi Alizoti, ish-minisitri i brendshëm, drejtorë policie, nëndrejtor policie, si do ta përmblidhit dosjen babale shkurt dhe çfarë ka tjetër që duhet thënë?

Do të përpiqem ta mbledh në 30 sekonda se cila është kjo fabul se dosjen se Geron Xhafajt. Ne kemi denoncuar vëllan e ish-minisitrit të Brendshëm që kishte një dënim dhe nxorrëm vendimin e formës së prerë të gjykatës italiane me 7 e 4 muaj burg. Pavarësisht se kishte një dënim ai jetontë i lirë në Shqipëri për shkak të mbrojtes që i jepte i vëllai dhe kuptuam që këtu ka dy standarte në zbatimin e ligjit, për vëllain e ministrit nuk zbatohet ligji për qytetarët po. Më pas na ka ardhur edhe një investigim nga gazetari Jetmir Olldashi, ku kishte drogë pafund dhe në ivestigimin e tij flitej për tonelata. Na ka ardhur një dëshmitar, Albert Veliu i njohur si Babalja. Ai na tha që kam këtë përgjim. Na tha: “Kam shkuar edhe të SHISH dhe te Policia e Shtetit dhe Prokuroria dhe nuk gjej zgjidhje dhe dua mbrojte nga ju”. Dua të them një element që SHISH dhe Prokuroria kanë mbajtur nën survejim Agron Xhafajn dhe Babalen për transportin e 12 tonëve kanabis nga Vlora drejt Italsë. Janë të përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit dhe bandat më të rrezikshme, janë interes shumë para, milion euro.

Ju keni bërë shumë akzua, nga ana tjetër qeveria nuk ‘preket’ nga këto përgjime?

Qeveria nuk ka turp edhe cipë dhe nuk ka funksiom të ligjit, prandaj kemi lënë edhe mandatet pasi është një sistem që nuk funksionon. Por padiskutim këta nesër do të mbjanë përgjegjesi, një më një dhe nuk shpëtojnë dot burgut pasi janë me dokumente të shkruara dhëna private dhe do të mbjanë përgjegjësi.

Nga informacionet që ju keni Prokuroria ka nisur ndonjë hetim ndaj ndonjë zyrtari?

Jo nuk kam asnjë informacion, Prokuroria nis denoncimet vetëm ndaj denocimeve të opozitës dhe gazetarëve dhe nuk ka asnjë rast që ndaj denoncimeve publike që ne kemi bërë që Prokuroria të ketë reaguar. Edhe në rastin konkret nuk ka reaguar as Prokurora dhe Policia dhe duhet të pezullonte zyrtarët. Por dua të ritheksoj se ligji nuk funksionon por ka vetëm fjalën e Ramës, që në kohën e mbretërve absolutë kjo nuk ka funksionuar.

Zoti Salianji ju akuzoheni për kallëzim të rreme dhe prokurora ka nisur një hetim ndaj jush edhe për video nontazhe, audiomontazhe. Si i komentoni këto hetime? Si do t’i rrëzoni këto akuza në gjykatë?

Nuk kam asnjë shqetësim dhe jam duke ndjekur edhe në mënyrë ligjore. Nuk ka ndonjë akuzë në këte rast se unë kam denoncuar dhe denoncoj gjatë gjthë kohës. Kam 39 prodecime penale nga ana e qeverisë, ose për protestat, kam edhe 15 padi në gjykatë, të gjitha deri më tani i kam të fituara. Nuk ka për të rrëzuar ndojë gjë se nuk është ndonjë akuzë e rëndë shpifja, ky është një kallëzim që ka bërë Agron Xhafaj. Imagjinoni nëse PS dot ketë një provë ndaj meje sesi do të bërtisinin dhe do t’i nxirrnin nëpër media. Me një fjali: Hetimet e prokurorisë janë qesharake, jo profesionale, në tejkalim të ligjit dhe për këtë kemi bërë kallëzim penal.

Ndërkohë Agron Xhafaj ndodhet në burg në Itali, doli edhe ambasadori italian dhe tha që ai nuk do të vuajë më shumë se disa muaj burg, por edhe Policia e konfirmoi. A keni informacion për Agron Xhafaj?

Nuk më intereson fare fati personal i qytetarve të vendit, unë jam politikan dhe interesi im është që të gjithë të jenë të barbartë para ligjit dhe duhet të ndërshkohen trafikantët. Nuk do të kishte asnjë problem nëse ai do të kishte marrë ndërshkimin që në momentin që u bë publikimi. Ai shkoi në burg pasi publikuam audiopërgjimin e Babales. Është e paimagjinueshme që nuk u dënua në Shqipëri, ai duhet të dënohej këtu për trafikim droge.

Zoti Salianji pasi ju nxorrët përgjimet, ndaj vëllait tuaj ka pasur edhe akuza. A ka probleme vëllai juaj me drejtësinë? A ka ndryshuar emrin?

Janë shpifje të tmerrshme. Sa herë që unë kam qenë në aktivitet kanë prodhuar edhe akuza të tjera të pabaza për mua, për persona që unë nuk i njoh. Për çdo problem që ka çdo person i rrethit tim familjar, nëse do të kishin, qeveria bashkë me institucionet e tjera në kurriz do të kishte marrë masat. Unë nuk kam mundësi t’i ofroj mbrojtje asnjë famljari tim, qoftë i largët apo i afërm. Nëse do të isha ministër dhe një afërm i imi do të kishte probleme me ligjin do të isha i pari që do të merrte dënimin me ashpërsinë maksimale. Në djeninë time të plotë nuk ka asnjë familjar i imi që ka probleme me ligjin.

Çfarë marrëdhënie keni me vëllain tuaj, për të cilin janë ngritur edhe akuzat?

Këto janë gjëra personale, nuk besoj se i interesojnë publikut. Vihet në qendër të vëmendjes sesi jetohet jeta e gjithsecili në privat, nuk besoj se do t’i bëj ndonjëherë publike. Ai ëshë në jetën e tij, në punën e tij, me familjen e tij dhe me fëmijët e tij. Nuk jeton këtu, është emigrant, është tërësisht në punën e tij.

PD shprehet e vendosur se nuk do të hyjë në zgjedhet e qershorit, por nga ana tjetër shohim një kryeministër të vendosur dhe thotë se vendi do të hyjë në zgjedhje. A ka një skenar opozita sesi do të vijohet, pasi ka një ngërç politik? A do të vazhdoni me protetat? 

Ne do të vazhdojmë me protestat, kemi protestën më 13 prill. Tashmë qeveria është e rënë. Rama është thuajse pa mbështetje jo vetëm të masës, pra të qytetarëve por edhe të partisë së tij, të cilët kanë filluar të besojnë në kauzën e opozitës. Nuk ka diskutim që nuk mund të ketë zgjedhje dhe nuk do të ketë zgjedhje pa Partinë Demokratike. Nuk do të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër. Ato nuk janë zgjedhje, janë të shkosh si cjapi te kasapi thotë populli.

Cili është hapi i rradhës që ju do të ndërmerrni si opozitë për të rrëzuar Ramën?

Do kemi intervista të tjera kur të vijë momenti, e rëndësishme që protesta e 13 prillit do të jetë një akt tjetër i rëndësishëm. Më 13 prill situata nuk do të shkojë drejt tensionit dhe konfliktit siç po kërkon Edi Rama. Edi Rama po kërkon konflikt civil qoftë me retorikën që po përdor qoftë me gjuhën e urrejtes dhe dhunës. Rama është i mbaruar politikisht dhe kufomë politike që vjen vërdallë me helikopter.

A do të hyjë opozita në zgjedhje nëse largohet Rama dhe vendoset një tjetër emer nga PS në këtë post?

Nuk do të ketë një marrëveshje me Edi Ramën dhe duam një qeveri tranzitore dhe reformë zgjedhore. Kështu zgjedhje do të ketë me opozitën por do të jenë pa Edi Ramën.

Çfarë mund të thoni për deputetët e rinj që kanë pranuar mandatet pasi shumica e tyre janë nga listat e PD-së?

Një apo disa nga 1 e ca mijë zyrtarë të administratës publike. Ata nuk kanë asnjë përfaqësim. Personat konkretë nuk përbëjnë asnjë lajm pasi nuk përfaqësojnë opozitën, përfaqësojnë vetën e tyre. S’kanë peshë në politikë.

Por për vendimin e zonjës Hajdari, e cila nuk pranoi të linte mandatin e deputetit?

Këto janë qëndrime personale të gjithsecilit apo individëve që kanë marrë këtë vendimarrje. Besoj që do të vijë një moment që do të relektojnë edhe do të binden edhe ata që rruga që ka ndjekur opozita është më e mirë për zhvillimin e Shqipërisë. Duke qenë në parlament, ajo nuk i shërben interesit publik, dhe pse po përpiqen që të ndryshojnë sistemin. Ne prandaj kemi dalë nga sistemi i kalbur për ta ndryshuar atë. Ne mendimin tim reputacioni i tyre në publik është me cen tani më.

Ju jeni akuzuar se keni biznese me deputetin e PS-së Sadri Abazin. E keni sqaruar edhe më herët këtë, por a mund të na thoni si janë marrëdhëniet tuaja?

Ka shumë akzua të stisura tashmë, të trilluara. Marrëdhënia ime me atë është zero, nuk kam asnjë marrdhënie me të jo vetëm biznesi. Por kam kontake se e kam në lagje. Jo s’kam miqësi me të. Me njerëz që rrinë në të njëjtat ambinete kur kalon i jep edhe dorën, këto janë norma të mirësjelljes. Unë besoj se është një prej deputetëve ka përfituar më shumë sesa ka merituar nga sistemi dhe një prej deputetëve që ka devijuar vullnetin e qytetarëve për interes të Ramës.

Zoti Abazi është në grupin e kundërshtarëve të Veliajt në PS. A ju ka ofruar ndonjëherë dokumente kundër tij?

Nuk është se kam këte lloj miqësie dhe këtë lloj besimi dhe as nuk e di që është kundër apo pro. Por shoh që të gjithë ndërtuesve i shkojnë fjollë punët me kryetarin e Bashkisë sepse lejet e ndërtimit dhe kullat janë shumë më shumë sesa pemët tani në Tiranë, më shunë sesa gjethet dhe bari.

Mes Bashës dhe Berishës kë do zgjidhnit?

Nuk ka për të qenë ndonjhërë një zgjedhje e tillë, por padiskutim që Berisha është historia e PD-së, një shkollë mendimi në këtë parti, është simboli qe e mban partinë dhe militantët e saj të bashkuar. Nuk ka asnjë lloj atakimi në figurën e tij politike, do ta vlerësojë historia. Nuk ka për të ardhur asnjëherë momenti për të vënë në diskutim nëse do të jetë njëri apo tjetri. Basha është kyetari i opozitës, është kryeminsitri i ardhshëm, një prej profilëve të politikanëve që janë me theks perëndimor dhe do ta modernizojnë vendin.

Cili është politikania apo politkani nga rradhët e PD-së që ju keni më shumë miqësi?

Unë kam shumë miqësi dhe jam një prej njerëzve që i mbaj miqësitë në parti. Kam shumë. Shpesh unë për shembull, kam ndarë mendim, kam qëndruar apo rri me Grida Dumën.

Ju po thoni që keni miqësi më të ngushtë me Grida Dumën?

Edhe me shumë të tjerë në fakt me Endri Hasën për shkak se ne kemi qëndruar edhe me deputët që kanë hyrë për hërë të parë në parlament, kemi qenë në aktivitete të përbashkëta. Me Luan Bacin po ashtu, Luçjano Bocin.

Po nga rradhët e PS-së cili është politikani që ju e përgëzoni për punën e tij?

Nuk e di se nuk i kam parë asnjëherë sepse unë shoh se çfarë nuk shkon me qeverisjen. Nuk kam parë asnjë prej minisitrive apo deputetëve që të më impresionojë. Aty ata nuk bëjnë punën e tyre për bëjnë punët e Ramës. Nuk shoh asnjë që të punojë për interesin kombëtar por vetëm për interesin e Edi Ramës. Nuk mund të veçojë dot askend përderisa askënd prejt yre nuk ka mundur të veçohet nga tufa e shërbëtoreve të verbër të një qeveisje që ka ardhur të vjedhur dhe shkatërruar Shqipërinë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites dosja babale ervin salianji ervin salianji intervista rudina hajdari vellai i salianjit djegia e mandateve te opozites dosja babale ervin salianji ervin salianji intervista rudina hajdari vellai i salianjit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje