All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

INTERVISTA/ Pat Engel: Jemi me fat që kemi disa miq shumë të veçantë shqiptarë në Amerikë!

19 Shtator 2019, 08:44 Nga DOSJA
INTERVISTA/ Pat Engel: Jemi me fat që kemi disa miq shumë të
All - Paragraf - 1

Patricia Engel njihet më shumë nga shqiptarët si bashkëshortja e kongresistit të njohur amerikan Eliot Engel. Mirëpo, Pat, si e thërrasin miqtë e të njohurit, ka një veprimtari të sajën si Presidente e Klubit Kongresional në Washington DC që mbledh prej vitesh në një organizatë qindra bashkëshortë e bashkëshorte kongresistësh duke u kthyer në një forcë më vete paralele e jetës në kryeqytetin amerikan.

Pat Engel, e cila ka marrë pjesë në disa veprimtari shqiptaro-amerikane në SHBA dhe që sapo u kthye nga vizita e parë e saj në Kosovë dhe Shqipëri, dha këtë intervistë për gazetën “Illyria”, në të cilën flet për punën e saj me Klubin Kongresional, jetën me kongresistin Engel, lidhjet me Kosovën e shqiptarët, etj. Ajo foli pak edhe për periudhën e fundit politike në SHBA, Presidentin Trump dhe preferencën e saj mes kandidatëve demokratë për zgjedhjet e vitit 2020.

Mbase është thjesht përshtypja ime dhe më korrigjoni nëse e kam gabim, po ju kemi pasur shumë më shpesh mes nesh, në dekadën e fundit, në grumbullime, veprimtari, e takime të komunitetit. Çfarë ka ndryshuar?

Vëzhgimi juaj është tërësisht i saktë. Tani që tre fëmijët tanë janë të rritur dhe kam dalë në pension, kam mundësinë që të marr pjesë më shumë ashtu si dikur para se të lindnin fëmijët.

Për ne në komunitet sigurisht pjesëmarrja juaj ka qenë një kënaqësi. Një nga kulmet ka qenë vjet kur u nderuat nga Organizata e Grave Shqiptaro Amerikane. Mbajtët një fjalim të bukur që e botuam në gazetë ku mësuam edhe se sa fjalë e dashur ishte bërë “Kosova” në familjen tuaj. Kjo nuk ndodh në shumë familje kongresistësh besoj. Si u krijua kjo lidhje kaq e fortë me Kosovën në familjen tuaj?

Faleminderit! Ishte padyshim një nder që Organizata e Grave Shqiptaro Amerikane më vlerësoi me një çmim.

Mund të them se shumë herët kam qenë e shqetësuar për atë që po ndodhte me popullin shqiptar. Po njohja me Kosovën erdhi bashkë me ndërgjegjësimin për krimet e tmerrshme që po bëheshin ndaj kosovarëve. Në atë pikë, filluan të ndërgjegjësoheshin edhe fëmijët. Ishte një nga mënyrat që mësuan se sa mizor mund të bëhet njeriu ndaj njeriut. Sa më shumë rritej puna dhe përfshirja e bashkëshortit tim, aq më shumë filluam edhe unë e fëmijët të mësojmë për këtë kauzë e të shqetësohemi për fatin e familjeve shqiptare.

Nga ana tjetër, kemi pasur fatin të kemi disa miq shumë të veçantë shqiptarë në Amerikë (sidomos në Bronx dhe Westchester) si dhe në Kosovë.

Kjo na ka hapur sytë të gjithëve për të mësuar kulturën, traditat dhe vlerat e shqiptarëve kudo ku jetojnë. Ky komunitet ka tradita e vlera shumë të pasura dhe më e rëndësishmja lidhje të ngushta familjare. Kur vendi më në fund fitoi pavarësinë dhe filloi të mbajë zgjedhje, ne vazhduam të jemi të interesuar e të ndjekim formimin dhe zhvillimet e shtetit të ri.

Nga Gena Bajrami mësova diçka që nuk e kisha ditur, se ju kishin zgjedhur Presidente të Klubit Kongresional në Washington DC. Kjo është e jashtëzakonshme. Kur jeni zgjedhur dhe cilat janë disa nga detyrat që vijnë bashkë me këtë titull?

Klubi Kongresional u themelua në 1908 dhe nisi si një organizatë shoqërore. Me kalimin e kohës Klubi është shndërruar në një organizatë që ndihmon me probleme të thella sociale, pasoja të luftës, komunitete në nevojë etj. Klubi zhvillon tani veprimtari humanitare që variojnë nga përgatitja e paketave të ndihmës për ditët e festave te paketimi i dhuratave të artit dhe artizanale për fëmijët në spitale. Klubi është gjithashtu një vend i mirë për bashkëshortët e rinj e pa përvojë të kongresistëve që të shkëmbejnë ide me ata që kanë përvojë të gjatë në kryeqytet, në mënyrë që të mund të ambjentohen me jetën e re në Kongresin Amerikan, e cila ka problemet dhe rrethanat e saj specifike që duhen përballuar.

Mua më zgjodhën presidente në fund të vitit 2018 për një mandat dyvjeçar. Pastaj do të jetë për dy vjet një republikan ose republikane, e kështu me radhë. Bëjmë së bashku gjërat që shumicës prej nesh nuk i del koha t’i bëjmë vetëm: vizita në muzeume, ftimi i autorëve të njohur, takimi me ligjëruesit e ftuar etj.  Dhe ia dalim mbanë t’i bëjmë të gjitha në kohë pa u kthyer fëmijët nga dita e shkollës. (Buzëqesh)

A është kjo përfshirje me Klubin Kongresional diçka e re apo keni qenë e përfshirë edhe në të kaluarën?

Merrja pjesë por jo shumë sepse nuk kisha kaq shumë kohë. Shkoja në punë dhe fëmijët ishin të vegjël e kërkonin shumë kohë. Kështu që angazhimi im shkonte nga minimal në sporadik. Megjithatë, e quaj veten me fat për miqësitë e mira që kam krijuar nga kjo pjesëmarrje.

A marrin pjesë të gjithë bashkëshortët e kongresistëve herët a vonë në këtë organizatë?

Po. Mendoj ndërsa jeta ndryshon bashkëshortët e kongresistëve bëhen pak a shumë pjesëmarrës. Varet përkatësisht nga nevojat e familjeve dhe prej detyrimeve profesionale në momente të caktuara të jetës të atyre që janë martuar me anëtarë të Kongresit. Çdo familje ka specifikat e veta, vendimet merren të bazuara në faktorët që ndikojnë. Sasia e kohës që çdo bashkëshort/e ka në dispozicion mund të përcaktojë edhe nivelin e përfshirjes në Klub.

Një nga ndryshimet që imagjinoj në vite është shtimi i grave anëtare të Kongresit Amerikan. Ky Klub mund të ketë nisur vetëm nga gra, po tani që bashkëshortët janë edhe burra a po e vijojnë ata traditën? A janë aktivë në Klubin Kongresional apo ka mbetur një klub grash. Cila është dinamika aty?

Një numër burrash të martuar me gra kongresiste marrin pjesë në veprimtaritë tona, sidomos në veprimtaritë më të mëdha të vitit. Zëvendës Presidenti i Parë i Klubit tonë është bashkëshorti i një Senatoreje nga West Virginia. Ai është pjesë me vlera i Klubit dhe merr pjesë sa herë që kemi nevojë, ndonëse është i punësuar diku me orë të plota. Emri i tij është Charlie Capito; bashkëshortja e tij është Senatorja e Amerikës Shelley Moore Capito.

Charlie ka qenë anëtar i Bordit tonë për rreth 4-5 vjet dhe ka një përvojë të shkëlqyer në këto lloj organizimesh nga e kaluara e tij që na ka ndihmuar shumë në Klub.

Një pyetje pak më delikate është se çfarë ndodh me anëtarët e këtij klubi në raste ekstreme. Këto kanë qenë më të rralla në të kaluarën po sot ndodhin. Flas për raste kur anëtarë të njohur e aktivë në Klub papritur gjenden në situata divorci apo ndarje nga bashkëshortë kongresistë. Apo kur kongresistët japin dorëheqje, burgosen për abuzime, apo edhe vdesin papritur. Si është puna e statusit të anëtarit dhe lidhjeve njerëzore në Klub?

Ka rregulla për këto gjëra në statutin e Klubit. Bashkëshortët që divorcohen nga ligjvënësit janë të inkurajuar që të mbeten anëtarë të Klubit. Kjo ndodh edhe në raste të tjera kur ndryshon gjendja e situata e kongresistëve. Ky nuk është mjedis ku njerëzit lihen mënjanë, izolohen, apo ndëshkohen për diçka që u ndodh me bashkëshortët. Përkundrazi është një mjedis miqësor e shoqëror, ku anëtarët dhe miq të ngushtë mund të ndihmojnë e t’i gjenden pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira si dhe për të gëzuar së bashku në kohë të lumtura.

Po politika a ndikon në marrëdhëniet e bashkëshortëve të kongresistëve nga rryma të ndryshme, apo mbase më konkretisht në kuadrin e punës së përbashkët të këtij Klubi?

Rrallë në mos kurrë arrin politika nga jashtë Klubit që të ndikojë në marrëdhëniet brenda Klubit. Ka një histori konkrete shumë domethënëse për këtë punë po që nuk mund ta tregoj dot, ndoshta një herë tjetër në të ardhmen. (Shumë nga këto histori nuk do të tregohen dot përpara daljes në pension të të gjithëve.) E vetmja gjë që mund të bëj sot është t’ju kërkoj të më besoni se miqësitë që krijohen në Klubin Kongresional janë shumë më të forta sesa ndarjet që lindin në Kapitol Hill apo në përplasjet publike mes politikanëve.

Çfarë variantesh ka për jetë sociale në kryeqytet apo rrethina atje?

Shumica e socializimit për të rriturit ndodh në Kapitol ose rreth tij. Veprimtaritë në Kodër janë partiake ose jopartiake. Ka shumë opcione.

Familjet kongresionale njihen me njëra-tjetrën në këtë mënyrë, por edhe nëpërmjet udhëtimeve zyrtare ndërkombëtare.

Nëse ke fëmijë në moshën e shkollës, krijohen shoqëri mes prindërve që banojnë në rrethina, po janë shumë minimale, nëse njëri bashkëshort është zgjedhur në Kongres, sepse mungon shpesh. Ndjehet shumë vetmia kur merr pjesë vetëm pa bashkëshortin në festat e picave pas praktikës së futbollit etj që organizohen, po njeriu ia del mbanë e mësohet me gjithshka. Një kohë isha Presidente e Shoqatës së Muzikës për Prindërit sepse vajza ime ishte pjesë e orkestrës. Çfarëdo që kanë nevojë fëmijët, atë bën edhe ti. Kjo është edhe pjesë e përgjigjes për pyetjen e mëparshme. Se pse nuk më keni parë shumë më parë. Një nga prindërit duhet të qendrojë gjithmonë me fëmijët e vegjël. Nuk rriten vetë.

Ju keni qenë tashmë për një kohë të gjatë pjesë e jetës në Washington. Sa ka ndryshuar jeta në kryeqytet, krahasuar me kohën kur u vendosët aty? Në çfarë mënyre?

Disa gjëra kanë ndryshuar. Ka më shumë restorante të mira me ushqim etnik; supermarkete me ushqim etnik që nuk kanë nevojë më t’i vendosin te pjesa “gourmet”. Për festat hebreje është shumë më lehtë të gjesh ushqim tradicional.

Edhe divorci nuk është më aq shokues sa ka qenë dikur.

(Kam plot histori me miq që kanë sjellë prodhime ushqimore italiane, që nuk i gjeje në Potomak, për shembull që të mund të bëja salcë domateje. Kemi një tjetër mik të dashur, Harry Bajraktari, që na dërgon një “pako kujdesi” me ushqimore të mrekullueshme nga Arthur Avenue për ditë festash, në mënyrë që mund të bëj një salcë domatesh që ia vlen!)

Eliot Engel u zgjodh këtë vit si kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme, që e ngre atë në rangun e ligjvënësve të mëdhenj të kohëve moderne. Kjo është maja e karrierës së tij (përveçse nëse vendos të bëhet Kryetar apo nëse kandidon një ditë për President. A e ka ndryshuar ndopak kjo ngjarje jetën tuaj?

Oh po sigurisht që e ka ndryshuar! Jemi që të dy shumë më tepër të ngarkuar se kurdo më parë. Sidomos Elioti! Dhe mos harro, zgjedhësit në distriktin e tij vazhdojnë të presin të njëjtat shërbime pavarësisht nga ngarkesa e detyrës së re.

Kështu që ka shumë më tepër punë për të bërë e shumë më tepër njerëz për të takuar. Deri tani çdo gjë ka shkuar mirë, por ditët e punës të burrit tim janë shumë më të gjata sesa kanë qenë dikur. Nga perspektiva ime si grua dhe nënë është një gjë shumë e mirë që të paktën fëmijët janë rritur dhe kanë jetën e tyre tani. Dhe gjithnjë vazhdoj ta pyes tim shoq nëse është mirë dhe nuk rri dot pa e “bezdisur” që ta nxis të vijë më herët në shtëpi. “Herët”, në këtë kohë, do të thotë përpara 10 apo 11 të darkës.

Washingtoni ndryshon me çdo administratë, po edhe mbetet njësoj. Megjithatë pothuajse të gjithë e pranojnë se në kohën moderne nuk ka pasur asnjëherë një president si Donald Trump dhe se ndarjet partiake nuk kanë qenë kurrë më të thella. A e shihni zgjedhjen e tij si një aksident në histori, apo jemi duke hyrë në një epokë të re?

Preferoj të mendoj, ose shpresoj që kjo është një anomali e përkohëshme në historinë politike amerikane të cilën elektorati amerikan do ta shohë me vend që ta ndryshojë në nëntor 2020.

Çfarë do të ndodhë në 2020?

Pas zgjedhjeve të 2016, nuk bëj më parashikime. Mbetem thjesht me shpresë se Demokratët do të jenë në gjendje të paraqesin argumentet e duhura për të fituar në 2020. Duhet ta kthejmë vendin në rrugën e duhur, të jemi përsëri miq me aleatët tanë, dhe të trajtojmë kundërshtarët tanë me takt e respekt.

A keni ndonjë të preferuar mes kandidatëve që po garojnë në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate dhe pse?

E kam një preferencë. Mirëpo, im shoq është një zyrtar i zgjedhur dhe nuk ka bërë ende një vendim se kë do të mbështesë. Për shkak të kësaj lidhjeje, për momentin preferenca ime do të jetë private deri sa të jemi më afër Ditëve të Zgjedhjeve Paraprake në 2020.

Çfarë cilësish duhet të ketë një kandidat demokrat për president?

Do të doja dikë që dëshmon ekuilibër, qetësi, një kuptim të mirë të historisë, që të ketë sensin e drejtësisë dhe respektit për ligjin, të gjitha cilësitë që e kanë vendin në Zyrën Ovale të Amerikës.

Një kandidat i mirë demokrat duhet të ketë përvojë, dhembshuri, njohje të historisë, dhe marrëdhënie të kollajshme me udhëheqjen e aleatëve më të ngushtë të Amerikës. (Qesh.) Pothuajse e tregova se kë preferoj.

Më duket se pavarësisht nga tre dekadat në Washington DC, ju keni mbetur njujorkezë. Cilat është marrëdhënia me New York-ub?

Për mua nuk ka si New York-u. Ndonëse kam lindur në Teaneck, New Jersey, dhe kam devijuar tashmë për një kohë të gjatë në rrethinat e Washington-it, nuk jetuar askund tjetër.

New York-u është shtëpia ime; familja ime është këtu; miqtë e mi më të mirë janë këtu; është thjesht shtëpia ime.

Kam vizituar shumë vende të mrekullueshme, por nuk ka asgjë si kthimi në shtëpi në New York City!

Mendoj se dashurinë për New York City-n ua kemi përcjellë edhe fëmijëve të cilët, një nga një, janë kthyer për të jetuar në New York!

Ne Engelët (bën shenjën e zemrës) New York-un!

Në kuadrin e udhëtimeve ju shoqëruat kongresistin në udhëtimin e tij të fundit, në Kosovë, Shqipëri e rajon. Çfarë mbresash ju la ky udhëtim?

Udhëtimi në Ballkan këtë korrik ishte i mrekullueshëm! Ishte kënaqësi të takoja kaq shumë miq në Kosovë e Shqipëri. Kur njerëzit mësonin se kjo ishte vizita ime e parë, bëheshin akoma edhe më mikpritës dhe bujarë. Në Kosovë, pasuria më e madhe janë njerëzit. Mezi pres që të kthehem përsëri aty.

Po në komunitetin shqiptar këtu në New York, a do t’ju shohim përsëri?

Sigurisht, sa herë që të mundem. Dhe kënaqësia do të jetë e imja!

Për më tepër, a dini se tani është hapur një restorant i ri shqiptar në Little Italy, në Bronx, me emrin “Cka Ka Qellu” në Hughes Avenue? Kam ndërmend të kthehem aty për të ngrënë sa herë që të mundem. Këtë e zbulova falë shoqes sime Gena Morina – Bajrami!  Shijet dhe aromat e gatimit ma sollën Kosovën, këtu në mes të Bronx-it.

Marrë nga Gazeta Illyria

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eliot engel patricia engel eliot engel patricia engel

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri