LIVE UPDATES
Aktualitet

INTERVISTA/ Shefi i zyrës së diplomacisë publike greke shpjegon kalimin e shqiptarëve drejt Greqisë, masat që duhen plotë

25 Qershor 2021, 10:53 Nga DOSJA
INTERVISTA/ Shefi i zyrës së diplomacisë publike greke shpjegon

TIRANË- Shqipëria është një nga “top” vendet e sigurta në Evropë për tu vizituar. Vaksinimi dhe heqja e masave të ashpra në krahasim me vendet e tjera, e kanë kthyer vendin tonë në një destinacion të sigurtë, por a është njësoj edhe për shqiptarët që duan të dalin jashtë Shqipërisë? Dosja.al zhvilloi një intervistë me Alexandros Bouzis, shefin e Zyrës për Diplomacinë Publike në Ambasadën greke në Shqipëri, i cili ka shpjeguar të gjithë hapat e nevojshëm që shqiptarët duhet të plotësojnë për të ikur në Greqi me pushime ose vizita familjare. Bouzis ka folur për masat që e presin Shqipërinë pas 28 qershorit, kohë kur skadon vendimi për kalimin me kuota në kufi, ndërsa ka prezantuar edhe “Parkun Helen”. Parku Helen është hapur që prej 18 qershorit në Tiranë dhe është një vend bashkimi për të gjithë bizneset greke që operojnë në Shqipëri.

INTERVISTA E PLOTË:

Pas vendimit të BE që e rendit Shqipërinë mes vendeve që konsiderohen të sigurta, Greqia hapi kufijtë për Shqiptarët. Si mund të kalojnë në Greqi qytetarët Shqiptarë?

 Greqia kishte filluar të lehtësonte masat kufizuese edhe përpara 19 qershorit. Që në datën 7 qershor kishte filluar të funksiononte përsëri pika kufitare e Mavromatit ( Qafë Bote), ndërsa më 14 qershor u rrit numri maksimal ose kuota e qytetarëve që mund të kalonin nëpërmjet pikës kufitare të Kakavies. Tashmë, nga data 19 qershor e në vazhdim, masat janë hequr dhe qytetarët Shqiptarë  kanë mundësinë të udhëtojnë drejt Greqisë edhe për qëllime turistike, me kusht që:

1.Të kenë plotësuar dhe të kenë me vete formularin e vlefshëm PLF. Kërkohet një për çdo familje dhe mund të gjëndet në linkun https://travel.gov.gr

2. Të kenë përfunduar vaksinimin të paktën 14 ditë përpara dhe të kenë me vete çertifikatë vaksinimi nga një ent publik, ose të kenë me vete test negativ PCR të nxjerrë gjatë 72 orëve të fundit ose vërtetim rapid testi negativ të 48 orëve të fundit përpara mbërritjes në kufi. Si variant alternativ, mund të kenë me vete çertifikatë  diagnoze pozitive Covid 19, të vlefshme për një periudhë prej dy deri nëntë muaj para mbërritjes së tyre në Greqi.

2.A e njeh Greqia vaksinën Sinovac? A ka masa kufizuese që mbeten në fuqi edhe pas 19 qershorit?

Po, Greqia e pranon vaksinën SinovacBiotech. Lista me vaksinat  të cilat Greqia i pranon, ndodhet gjithashtu në linkun që iu referova më lart. Sa për kufijtë tokësorë, ka një numur maksimal hyrjesh me PLF, pra kuotash,  deri në 1500 në ditë nga pika kufitare e Kakavies, një numur maksimal prej 250 PLF nga pika kufitare e Mavromatit dhe prej 400 PLF nga pika kufitare e Kristallopigjisë ( Kapshticë), por në këtë rast vetëm për punëtorë sezonalë. Po ju rikujtoj se në një PLF të vetme mund të përfshihet gjithë familja. Dëshëroj gjithashtu të theksoj se të gjitha njoftimet për çështjen në fjalë, mund t’i gjeni gjithmonë  në faqen Facebook të Amabasadës sonë “Greqia në Shqipëri”.

4.Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë qytetarët shqiptarë që zgjedhin të udhëtojnë me avion?

Për udhëtimet drejt Greqisë me avion nuk ekzistojnë kufizime përsa i përket numrit të udhëtarëve. Sigurisht që janë në fuqi të gjitha kushtet që përmenda më lart. Mundet gjithashtu udhëtarët t’i nënshtrohen kontrolleve të rastësishme për Covid 19 nëpërmjet rapid testit, dhe ky rregull vlen për mbërritjet edhe nga kufijtë tokësorë por edhe për  mbërritjet me avion.

4. Më 28 qershor ose më 1 korrik, pritet që të dale vendim i ri. A do të ketë shtim të kuotave apo dhe liberalizim të plotë të lëvizjes për qytetarët shqiptarë?

Gjithshka sa përmenda më lart vlejnë deri më 26 qershor 2021, përfshirë dhe atë datë. Nuk mund të bëhet ndonjë parashikim se si do të jetë situata në vazhdim. Ajo që unë mund të them, është se Greqia po bën përpjekje shumë të mëdha që të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme, sektori shumë i rëndësishëm për ekonominë, turizmi. Por gjithmonë me busull drejtuese sigurinë, si të turistëve, ashtu dhe të popullsisë greke. Po hidhen hapa të kujdesshëm, sepse nuk duam që të shkojë dëm ajo, që me aq mund kemi arritur deri më sot. Për më tepër, Qeveria Greke filloi përpjekjet në nivel Bashkimi Europian për sanksionimin e ‘’Çertifikatës së Gjelbër Digjitale’’,  me qëllim që të lehtësohet lëvizja e njerëzve në kushtet e reja që janë krijuar. Këtu duhet të theksojmë se të gjithë qytetarët Shqiptarë janë të mirëpritur që  të vijnë për  pushime në Greqi dhe të shijojnë edhe këtë verë, bukuritë e vendit tonë. Gjithmonë duke respektuar të gjitha masat parandaluese, në mënyrë që të ndihemi të sigurtë të gjithë.

5. Para disa ditësh u inagurua në liqenin e Farkës në Tiranë, “Parku Helen”. A mund të na flisni për këtë Park, cili është qëllimi i tij dhe si do të funksionojë për qytetarët e thjeshtë?

Më 18 qershor u bë përurimi i “Parkut Helen” në liqenin e Farkës. Është një ambient estetik dhe modern argëtimi, që synojmë të bëhet një ambient relaksimi  nga i cili do të përfitojnë të gjithë banorët e Tiranës. ‘’Parku Helen’’ u ndërtua prej Ambasadës së Greqisë në   Shqipëri  dhe prej Bashkisë së Tiranës, me sponsorizimin e bizneseve të mëdha greke që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Ai përmban dy pole qëndrorë, atë sportiv  dhe atë kulturor, tek të cilët mund të organizohen evente respektivë. Sivjet kishim rastin e lumtur që të festonim njëkohësisht tre përvjetorë: 200 vjetorin e Revolucionit Grek, 50vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Greqi – Shqipëri  dhe 40vjetorin e anëtarësimit të Greqisë në Bashkimin Europian. Ky Park i simbolizon të gjitha këto, por mbi të gjitha simbolizon miqësinë shekullore dhe mirëkuptimin mes popullit grek dhe popullit shqiptar. Është me rëndësi fakti se Kryetari i Bashkisë së Athinës Kostas Bakoyannis, vizitoi Tiranën  për të përuruar këtë Park.

Më 20 qershor, dy ditë pas përurimit, në “Parkun Helen” u organizua për herë të parë ‘’Tiranathlon’’,  aktivitet tregarëshi, për të cilin shpresojmë të sanksionohet dhe të tërheqë për vit vëmendjen në rrafsh ndërkombëtar  të komunitetit sportiv,   në kryeqytetin shqiptar. Garat ishin shumë të suksesshme  dhe të gjithë ne që u gjendëm aty, lamë takim  për qershorin e ardhshëm në të njëjtin ambient./Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alexandros bouzis hapja e kufijve me greqine parku helen alexandros bouzis hapja e kufijve me greqine parku helen


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet