All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

INVESTIGIMI/ Qeveria e Haradinajt loboi për ndryshim të kufijve, pagoi 168,000 € një kompanie me seli në Paris

28 Maj 2020, 19:52 Nga DOSJA
INVESTIGIMI/ Qeveria e Haradinajt loboi për ndryshim të kufijve, pagoi
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Në vitin 2019, taksapaguesit e Kosovës kanë alokuar shumën prej 168,000 eurosh për një kompani mardhëniesh me publikun të quajtur ‘Majorelle PR & Events’ me seli në Paris përmes Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN, mes tjerash, kompania ishte e ngarkuar të formësojë një mendim evropian në favor të asaj që përshkruhet si “pozicioni i Kosovës” që mbështet “modifikimin territorial” si një mjet për të arritur një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrata me ‘Majorelle’ u nënshkrua dhe u negociua në vitin 2018 nga Dhurata Hoxha, Ministre e atëhershme për Integrime Evropiane nga radhët e PDK-së në qeverinë e koalicionit PAN të udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Kjo kontratë u vazhdua më pas në mars të vitit 2019.

Një prej pak rezultateve konkrete të marra në këmbim të 168,000 eurove ishte një raport pesëfaqësh me një anglishte të dobët të cilën kjo kompani e kishte adresuar te Qëndrim Gashi, Ambasadori i Kosovës në Francë. Raporti është i datës 20 shtator 2019.

Raporti thotë se: “Rihapja e diskutimeve për paqen është përqendruar shpejt në modifikimin e kufirit territorial dhe ka vënë në tavolinë debatin/tabunë për rishqyrtimin e mundshëm të hartës së Ballkanit…”

Ky raport gjithashtu vë në dukje se rivendosja e kufijve të Ballkanit në tavolinën e bisedimeve ishte “e befasishme, që ngrit frikë, shqetësim për rinisjen e luftës ballkanike”, duke shtuar se: “Kjo çështje shpesh është keqkuptuar dhe është keqinterpretuar nga media dhe politika franceze, duke e parë këtë si një rihapjeje të mundshme të kutisë së Pandorës dhe të një rreziku të shtuar që kjo mund të paraqesë ‘domino efekt’ në rajon.”

Raporti i kompanisë e bën të qartë se ndryshimi i kufijve ishte agjenda që po ndiqej nga klienti i saj kosovar dhe se këto përpjekje po rezultonin të pasuksesshme.

“Pozicioni kosovar, që tregon se si modifikimi i territorit, përkundrazi, mund të shërbejë për qetësimin e marrëdhënieve dhe të jetë një mënyrë për rifillimin e dialogut me Serbinë ka hasur në vesh të shurdhër”, thotë ky raport.

Raporti vjen në përfundim se përkundër mbështetjes së SHBA-së dhe zbehjes së tabusë rreth kësaj çështjeje në Evropë, mundësia për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bazuar në ndryshimin e kufijve, e cila potencialisht kishte mundur të arrihej gjatë viteve 2018 dhe 2019, po shihte fundin e saj. Sipas Majorelle, kjo ishte bërë për shkak të “përçarjeve të brendshme dhe kundërshtimeve ndaj paqes, mungesës së mbështetjes nga të dy palët…”

Operacioni PDK

Ideja e shkëmbimit territorial u ngrit nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili publikisht përkrahu këtë ide në Forumin Evropian 2018 në Alpbach, Austri, kur ishte pjesëmarrës i një paneli diskutimi me homologët e tij nga Ballkani Perëndimor. I pyetur nga moderatori i panelit nëse ai ishte i gatshëm ta hiqte dorë nga territori i Kosovës në këmbim të një zgjidhjeje finale me Serbinë, Thaçi në mënyrë spektakolare u përgjigj: “Po, unë jam në favor të korrigjimit të kufijve”.

Ramush Haradinaj, kryeministër i qeverisë së fryrë të koalicionit PAN, u përplas me Thaçin, duke shprehur kundërshtimin e tij kategorik ndaj ndryshimit të kufijve.

Sidoqoftë, duket se tani ai mund të mos ketë qenë në dijeni se një ministri e drejtuar nga PDK në qeverinë e tij, po administronte një kontratë lobimi për “pozicionin e Kosovës” në favor të një marrëveshje paqeje të bazuar në ndryshimin e kufijve.

Dhurata Hoxha, ministrja që u fut në kontratë me Majorelle, është një ish-këshilltare e Thaçit, dhe një anëtare e shquar e PDK-së, parti kjo të cilën Thaçi e kishte themeluar dhe udhëhequr deri sa mori detyrën si president në Prill të vitit 2016.

Kur u kontaktua nga BIRN ditën e mërkurë, Hoxha deklaroi se “[qëllimi i] kontratës ishte të lobojë për liberalizimin e vizave, por unë asnjëherë nuk i kam shikuar raportet që janë dërguar nga ‘Majorelle’. Unë nuk e di se çfarë ka raportuar ajo kompani, kjo ishte detyra e sekretarit [të Ministrisë] dhe menaxherit të kontratës.”

Kur u pyet se kush ishte menaxheri i kontratës, Hoxha tha: “ka kaq shumë kontrata në atë ministri, nuk e di kush e ka mbikëqyrur këtë.”

Përralla e dy sekretarëve

Sidoqoftë, gjykuar nga korrespodenca në të cilën BIRN ka pasur qasje, përfshirë tri letra për dy sekretarë të ndryshëm, kjo nuk ishte një kontratë e zakonshme. Hoxha ushtroi një presion të madh për të nënshkruar këtë kontratë me kompaninë ‘Majorelle PR & Events’ në mënyrë specifike.

Në një letër të datës 10 maj 2018, Ministrja Hoxha kishte kërkuar nga Demush Shasha, Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i ministrisë, që të fillojë procedurat për të nënshkruar një kontratë njëburimëshe me ‘Majorelle PR & Event’, pa u futur fare në ankand publik ashtu siç kërkohet nga Ligji mbi Prokurimin Publik.

Hoxha argumenton se kjo kontratë lobuese duhej t’i adresonte tri pengesa në të cilat ka hasur Kosova në rrugën e saj drejt integrimit evropian: mos-njohja nga pesë shtete anëtare të BE-së (Qipro, Greqi, Rumani, Spanjë dhe Sllovaki), fushata e Serbisë për çnjohjet e Kosovës dhe përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë në minimin e agjendës shtetformuese të Kosovës.

Shasha u përgjigj duke pyetur Hoxhën se cilat janë ato rrethana që mund ta justifikojnë ministrinë për t’i anashkaluar procedurat pa publikimin e njoftimit të kontratës sipas procesit të prokurimit publik dhe argumentoi se lidhja e një kontrate në këtë mënyrë “paraqet shmangie nga parimet themelore të cilësisë, transparencës dhe konkurrencës”. Në një letër të datës 29 maj 2018, Ministrja Hoxha u përgjigj duke thënë “rrethanat janë të jashtëzakonshme”.

“Në koordinimin tim politik ditor me Presidentin [Hashim Thaçi], Kryeministrin [Ramush Haradinaj], Kryetarin e Kuvendit [Kadri Veseli] dhe Ministrin e Jashtëm [Behgjet Pacolli], jemi dakorduar që duhet urgjentisht të ndërmarrim hapat për të fuqizuar lobimin dhe komunikimin e qëndrimeve dhe interesave vital të Republikës së Kosovës te vendimmarrësit në Francë dhe në BE”, ishte përgjigja e Hoxhës ndaj deklarimeve të Shasha.

Të mërkurën, Shasha tha për BIRN se diskutimet për kontratën në ministri kanë filluar në vitin 2017. “E shihja se si Dhurata [Hoxha] ishte nën presion nga dikush për të nënshkruar këtë kontratë sepse ajo po insistonte ta nënshkruante atë kontratë me këtë kompani, në mënyrë specifike,” tha ai.

Shasha shtoi se kjo e bëri atë kurioz ta hulumtojë kush ishte kjo kompani ‘Majorelle PR & Events’ dhe mos ka ndonjë emër veçanërisht të njohur nga bota diplomatike evropiane që e arsyeton këtë urgjencë. “Emër të njohur nuk kishte”, tha Shasha.

“Mu duk e dyshimtë, gjithashtu sepse ministrja po kërkonte nga unë që ta nënshkruaj këtë kontratë duke e shpërfillur Ligjin mbi Prokurimin Publik,” tha Shasha. “Si Sekretar, varej nga unë për të vënë nënshkrimin tim në këto kontrata, dhe unë nuk doja ta vendosja emrin tim në diçka që më dukej e dyshimtë”.

Shasha tha për BIRN se, me atë rast, i shkroi Agjencisë Kundër Korrupsionit duke pyetur se a lejohet kjo procedurë. Pastaj i shkroi Safet Hoxhës, kreut të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, KRPP, i cili tani është gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

“Safet Hoxha erdhi të takohej me ministren,” tha Shasha. “Të dy më ftuan në mbledhje duke u përpjekur të më bindnin të nënshkruaj këtë kontratë pasi “nuk kishte asgjë të keqe në këtë kontratë”, por unë u largova skeptik nga ai takim.”

Kur BIRN e kontaktoi Safet Hoxhën për të pyetur a ka ndodhur ky takim ai nuk e mohoi dhe konfirmoi se ishin shkëmbyer letra për këtë çështje midis KRPP-së dhe Demush Shashës.

Shasha tha për BIRN se ai kishte refuzuar të nënshkruajë kontratën me ‘Majorelle” dhe një kontratë tjetër të cilën ai e përshkroi si “të dyshimtë” që e detyronte ministrinë të paguante shuma të mëdha për të marrë një ndërtesë me qira. “Vendosa të hiqja dorë nga ai post një muaj më vonë,” tha ai.

Disa muaj pas kësaj, Shasha u zëvendësua si Sekretar i Përgjithshëm në ministri nga Kushtrim Cukaj, dhëndri i Hajredin Kuçit, ish-ministër i Drejtësisë nga radhët e PDK-së, dhe vëllai i Fisnik Cukajt, për të cilin u raportua se ishte partner biznesi i kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Në maj të vitit 2020, Cukaj u shkarkua nga Komisioni Disiplinor i Qeverisë së Kosovës për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtuese në shërbimin civil. Vendimi i detajuar i qeverisë për shkarkimin e Cukajt shënon mungesën e mbikëqyrjes së kontratave të nënshkruara nga ministria nën udhëheqjen e Dhurata Hoxhës si një nga shkeljet e detyrave të ish Sekretarit të Përgjithshëm.

Vendimi gjithashtu thotë që kontrata e nënshkruar me “Majorelle” ishte në kundërshtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik, thotë gjithashtu që shërbimet e ofruara nuk korrespondonin me shërbimet e paguara dhe se nuk ishte e qartë se si ‘Majorelle’ kontribuoi në integrimin e Kosovës në BE.

Haki Abazi, zv/kryeministri i Kosovës që udhëhoqi Komisionin Disiplinor i cili shkarkoi Cukajn, tha për BIRN se papërgjegjësia e ish-Sekretarit të Përgjithshëm “nuk mund të justifikohet”.

“Kjo sjellje joprofesionale është një veprim kriminal kundër interesit publik,” tha Abazi. “është për të ardhur keq që kjo ka ndodhur dhe se prokuroria ka dështuar të mbrojë interesin publik. Zyrtarët dhe politikanët e kanë trajtuar shtetin si pronën e tyre private. ”

I pyetur nga BIRN nëse ishte i vetëdijshëm se ‘Majorelle PR & Events’ ka promovuar idenë e korrigjimit të kufijve, Cukaj tha se ai nuk është në gjendje të komentojë pasi është larguar nga puna, vendim të cilin ai planifikon të ankohet.

Dhurata Hoxha pohoi se “natyrisht është shqetësuese nëse [Majorelle PR & Events] ka lobuar për ndryshim kufijsh, por askush nuk më ka njoftuar mua. Kushdo që e ka menaxhuar këtë kontratë duhet të ma kishte tërhequr vëmendjen, sepse unë nuk isha duke u marrë me të.”

BIRN i dërgoi pyetje Kadri Veselit, kreut të PDK-së, përmes zëdhënësit të partisë Avni Bytyçi, duke pyetur nëse ai ishte në dijeni se një ministër nga partia e tij kontraktonte një kompani për të lobuar për “modifikim territorial”. Veseli nuk ishte në gjendje të japë ndonjë koment në lidhje me këtë.

Pyetje iu dërguan edhe Ramush Haradinajt, kryeministër gjatë asaj kohe, përmes Lulzim Lecit, zyrtarit për media të AAK-së. Haradinaj po ashtu nuk ishte në dispozicion për të dhënë ndonjë koment.

BIRN ka pyetur Qendrim Gashin, Ambasadorin e Kosovës në Francë nëse ‘Majorelle PR & Events’ vërtet kishte inicuar artikuj në gazetat franceze që mbështesin ndryshimin e kufijve në Kosovë, dhe nëse Ambasada e Kosovës në Paris i kishte parë këto artikuj ose ka qenë dëshmitare e takimeve që lobuan për këtë.

Ambasada e Kosovës në Francë deklaroi për BIRN se do të duhej t’i drejtonte këto pyetje në adresë të Ministrisë së Integrimit Evropian, pasi ishte kjo ministri e cila kishte nënshkruar këtë kontratë. Në mënyrë “kategorike” kjo ministri ka mohuar se Ambasada e Kosovës në Francë i është bashkuar ndonjë lobi që ka mbështetur idenë e ndryshimit të kufijve.

BIRN ka kontaktuar me ‘Majorelle PR & Events’, mirëpo, deri në publikim e këtij shkrimi, nuk ka marrë përgjigje prej saj.

(Marrë nga BalkanInsight)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni jeta xharra lobimi per ndryshimin e kufijve qeveria e haradinajt ramush haradinaj jeta xharra lobimi per ndryshimin e kufijve qeveria e haradinajt ramush haradinaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje