Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
Irani dënon arritjen e marrëveshjes mes Bahrejnit dhe Izraelit
12 Shtator 2020, 13:31Nga DOSJA
IRAN- Irani ka dënuar sot vendimin e Bahrejnit për të vendosur marrwdhwnie tw plota diplomatike me Izraelin.
Shtëpia e Bardhë njoftoi për marrëveshjen më 11 shtator, vetëm katër javë pasi Emiratet e Bashkuara Arabe arritën marrëveshje të ngjashme me Izraelin. Të tri shtetet planifikojnë që të marrin pjesë në një ceremoni, që do të mbahet në Uashington javën e ardhshme.
“Ishte një vendim i ulët dhe i turpshëm që do të hyjë në histori si akt skandaloz”, tha Ministria e Jashtme iraniane përmes një njoftimi për media.
Kjo ministri akuzoi Bahrejnin se ka sakrifikuar palestinezët për hir të fushatës për rizgjedhjen e presidentit amerikan, Donald Trump.
“Populli palestinez dhe bota islamike asnjëherë nuk do të pranojnë normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin”, tha Ministria e Jashtme e Iranit.
Muajin e kaluar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli arritën marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve dhe atëbotë u përfol se të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe Bahrejni.
Presidenti Trump ka ndihmuar në arritjen e të dyja marrëveshjeve, si pjesë e presionit diplomatik për të integruar plotësisht shtetin hebre në Lindjen e Mesme.
Bahrejni është pajtuar që ta formalizojë marrëveshjen me Izraelin në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë më 15 shtator, ku Emiratet e Bashkuara Arabe po ashtu do ta nënshkruajnë marrëveshjen për normalizim me Izraelin.
KOSOVË– Të paktën 3 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë për shkak të koronavirusit, ndërsa janë regjisttruar edhe 70 raste të reja.Ky lajm ë...
FRANCË– Autoritetet franceze kanë shtuar prezencën e policisë në Paris dhe kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të lëvizjes së ashtuquajtur...
Bota12 Shtator 2020, 12:22
BRITANI E MADHE– Britania e madhe është një nga vendet me numrin më të lartë të rasteve të infektimit nga Covid-19, arsyje kjo që e ka detyruar qeverin të ndalo...
SLLOVENI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Svolleni, ku një 22-vjeçare është shpallur fajtore pasika prerë qëllimisht dorën e saj si pjesë e një ske...
MAQEDONI E VERIUT- Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 140 raste të reja me Covid-19 dhe numri në total i të ifektuarve ka shkuar në 15,6...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve dhe stafit pedagogjik që t...
KOSOVË– Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas aktakuzës që Gjykata e Vrajës në Serbi ka ngritur ndaj Kryetarit...
KALIFORNI- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e djeshme në Sacramento, Kaliforni. Një kamion ka përplasur 11 automjete në një autostradë, ku si pasojë ka h...
SHBA– Richard Grenell, i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, kritikoi m...