LIVE UPDATES
Bota

Isa Mustafa konfirmon përfshirjen e Lutfi Hazirit në bisedimet me Vetëvendosjen, jo si kryenegociator

29 Tetor 2019, 10:58 Nga DOSJA
Isa Mustafa konfirmon përfshirjen e Lutfi Hazirit në bisedimet me

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një bisedë për Gazetën Express ka konfirmuar se nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është përfshirë në grupet punuese për harmonizim të programeve me Vetëvendosjen, mirëpo thotë se ky nuk është emërim i veçantë për ta drejtuar dialogun.

Lidhja Demokratike e Kosovës e Vetëvendosja janë duke i vazhduar takimet për harmonizim të programeve, me anë të grupeve punuese, të cilat i kanë formuar pasi që kishin biseduar fillimisht në nivel të liderëve.

Dje, në takimin që u mbajt në Selinë Qendrore të LDK-së, u pa edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, që në zgjedhje e pati pozitën e shefit të shtabit. Për të u tha se është emëruar si shef i ekipit negociator, tani kur bisedimet mes dy partive janë duke shkuar drejt fundit.

Për këtë çështje, Gazeta Express ka kontaktuar liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa shprehet i bindur se brenda partisë të cilën ai e udhëheq nuk ka të atillë që e kundërshtojnë një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Kreu i LDK-së shton se për këtë çështje ishte vendosur në Këshill të Përgjithshëm.

Në udhëheqësinë e LDK-së nuk kemi njerëz të veçantë, të cilët e preferojnë dhe të tillë që e kundërshtojnë një koalicion të mundshëm me Lëvizjen VV. Kemi vendimin e Këshillit të Përgjithshëm me të cilin shprehet vullneti të negociohet për një koalicion me VV dhe jo me PDK-në.

Sa i përket emërimit të Lutfi Hazirit si shef të negociatave në partinë e tij, Mustafa thotë se nuk kanë bërë emërime të veçanta, pasi që dialogu përfaqësohet nga ai. Për Hazirin thotë se e ka parë të arsyeshme që të kyçet si nënkryetar.

Këto janë koordinatat tona. LDK nuk ka bërë emërime të veçanta për drejtues të dialogut, por unë si kryetar përfaqësoj LDK-në dhe caktoj përfaqësuesit tanë në këtë proces. Deri tani, kryesisht janë marrë z. Avdullah Hoti dhe z. Lumir Abdixhiku, të cilët janë anëtarë të Kryesisë dhe kanë punuar drejtpërsëdrejti ne Program, tani e kam vlerësuar të arsyeshme që të kyçet edhe z. Lutfi Haziri si nënkryetar i LDK-së”, shton Mustafa.

Ai i ka thënë Express-it se pas koordinimit në mes të grupeve punuese, do të ketë përsëri takim në nivel të liderëve për ndarje të ministrive.

Unë së bashku me znj. Vjosa Osmani kemi pasur takimin e parë me z. Kurti, pas zgjedhjeve. Për ndarjen e përgjegjësive do të bisedojmë, në nivel të liderëve të të dy subjekteve, pasi të kemi arritur pajtueshmërinë për Programin Qeverisës”, ka shtuar ai.

Isa Mustafa, lider i LDK-së, nuk e ka komentuar mundësinë e përfshirjes së një partneri të tretë në koalicion. Ai tutje sistemin zgjedhor që sipas tij është i keq dhe ka nevojë që të reformohet.

“Dobësitë e detektuara nga KQZ-ja të procesit të numërimit të votave, të përcjella me rinumërim, ndërhyrjet e palejueshme të komisionerëve për të shtrembëruar votimin si dhe numri i madh i votave me kusht dhe votave të pavlefshme flet se qytetarët e kanë bërë me përkushtim dhe ndershmëri punën e tyre, por se sistemi zgjedhor është i keq dhe ka nevojë domosdoshmërisht të reformohet”, ka përfunduar Mustafa.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje janë parti që kanë dalë të parat nga zgjedhjet e gjashtë tetorit. Qysh para këtij procesit kishin pasur një dakordim për bashkëpunim pas rezultateve, ku do të shihej edhe kujt i takon pozita e kryeministrit të ardhshëm.

Të njëjtat tashmë janë duke zhvilluar takime për koordinim të programit. Deri më tani janë zotuar se do t’i kenë 12 ministri, për të cilat ende nuk është arritur në dakordim se si do të ndahen.

Marrë nga Gazeta Ekspres

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa negociata me vetevendosjen isa mustafa negociata me vetevendosjen

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës