Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Ish deputeti i LSi-së, Luan Rama ka komentuar Kongresin e djeshëm të socalistëve, ku kërkon transparencë, përsa i përket shpenzimeve.
Në një postim në “Facebook”, Luan Rama shprehet se tashmë Partia Socialiste duhet të bëjë transparencën e të gjitha shpenzimeve të kryera në veprimtaritë e mitingkongresit të vet, si dhe të publikojë faturat me pagesat e kryera.
Postimi i plotë i Luan Ramës
Partia Socialiste duhet të bëjë transparencën e shpenzimeve të mitingkongresit të vet.
Një gjë e tillë do të kënaqte shumë edhe prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe ambasadorin Borchardt, pasi transparenca financiare e partive politike është për ta një prioritet i pandryshueshëm!
Edhe në sallë, edhe në rrugë, edhe në shesh. Të mbledhur me përdhunë, erdhën prej gjithkah në mitingkongresin e tyre dhe u bënë kongresmenë. Pushteti na dëshmoi forcën e vet, dhe ata, kongresmenët, dashurinë e tyre për partinë dhe timonierin e saj.
Gjithçka shkoi sipas skenarit, e sot, Tirana dhe e gjithë Shqipëria është po ajo që ishte, e vërteta mes hallesh e problemesh pafund, teksa po e mbyll javën me pesë të vrarë në gjashtë ditë!
Dhe si për ironi të të gjithë butaforisë, organizatorët kishin zgjedhur për kolonë zanore një refren të denjë për përmasën e shëmtisë së tyre:
“Jepi volum, jepi volum,
Bum-bum-bum-buuum,
Bum-bum-bum-nuuum,
Edhe me shumë, edhe me shumë,
Bum-bum-bum-buuum,
Bum-bum-bum-buuum!…
Shumë mirë e shumë bukur, por tani Partia Socialiste ka një detyrim; një detyrim ligjor. Duhet të bëjë transparencën e të gjitha shpenzimeve të kryera në veprimtaritë e mitingkongresit të vet, zë për zë e me të gjitha faturat tatimore duke publikuar të gjitha kontratat dhe pagesat e kryera, mënyrën e pagesave dhe burimin e të gjitha shpenzimeve.
Eshtë detyrim ligjor, por edhe respekt për qytetarët, është dëshmi e edukatës së zbatimit të ligjit!
Një gjë e tillë do të kënaqte shumë me siguri edhe prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe ambasadorin Borchardt, pasi transparenca financiare e partive politike është për ta një prioritet i pandryshueshëm!
Ditën e djeshme, Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin. Në këtë kongres u bë rikonfirmimi i kryetarit të bashkisë Tiranë,(Lexo këtu) Erion Veliaj dhe i kryebashkiakëve të tjerë socialistë që do të garojnë sërish në zgjedhjet lokale
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mbështeti sot rikandidimin e Erion Veliajt si Kryetar të Bashkisë Tiranë. Në një manifestim ku ra në sy kostoja e...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi me 19 mars garën për Prokurorin e Përgjithshëm. Në mesin e kandidaturave që ka shprehur interesin është dhe kr...
Tiranë– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një ditë parë u shpall zyrtarisht kandidat për kreun e kësaj bashkie. Në mitingun e organizuar nga ai, në Shes...
Tiranë- Më 23 mars të vitit 1999, NATO goditi forcat serbe në luftën e Kosovës. Sot janë 20 vite nga kjo datë historike për Kosovën, për të cilën ka reaguar edh...
TIRANE– Opozita ka caktuar datën e protestës së rradhës që do të mbajë në kryeqytet. Më datë 13 prill në orën 18:00, Partia Demokratike dhe partitë e tjera do t...
TIRANË- Pandeli Majko nuk e nxori celularin. Regjia e ERTV e shmangu planin e refuzimit që Ministri i Diasporës i bëri urdhërit të Kryeministrit. “Pandeli ...
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për Bashkinë Lezhë, për zgjedhjet e 30 qershorit, ka rrëfyer j...
TIRANË- Partia Socialiste e Shqipërisë, ka zhvilluar ditën e sotme Kongresin e saj, ku mes të tjerave u konfirmua me anë të një mitingu në sheshin “N...
TIRANË- Ish-ministri i Financave njëkohësisht dhe kryetar i Komisionit të Financave dhe Ekonimisë, Arben Ahmetaj, ka folur sot për emocionet që përjeton në...
TIRANË- Ish-deputeti i Enno Bozdo ka reaguar pas deklaratës së Ramës së opozita nuk fiton dot asnjë bashki më shumë në zgjedhjet lokale. Në një postim në F...