LIVE UPDATES
Bota

Ish-këshilltari i DASH: Institucionet demokratike në Shqipëri janë dobësuar, Rama po forcon pushtetin e tij me mjete autori

14 Maj 2020, 19:09 Nga DOSJA
Ish-këshilltari i DASH: Institucionet demokratike në Shqipëri

SHBA- Qendra Shqiptare për Mbizotërimin e Ligjit, Qendra Europiane Juglindore e Sigurisë dhe Programi i Ndërtimit të Paqes dhe të Drejtave të Njeriut i Universitetit Columbia, New York, USA zhvilluan të enjten në mbrëmje takimin e parë online me temë “Sfidat e Shqipërisë: Shteti i së Drejtës dhe Ekonomia pas Covid -19”. Profesori David Filips, drejtori i programit në Universitetin Columbia University, tha nga Nju Jorku se “institucionet demokratike të Shqipërisë janë dobësuar. Partia Socialiste po akuzohet se e ka përhapur shumë korrupsionin si dhe ka forcuar shumë lidhjet me krimin e organizuar dhe trafiqet ilegale”.

Zoti Filips, ish-këshilltar i departamentit amerikan të shtetit, tha se “duke mos respektuar drejtat e njeriut, kryeministri Edi Rama po forcon pushtetin e tij me mjete autoritare, duke shkelur mbi demokracinë, edhe pse është në bisedime me Bashkimin Europian për integrimin më të madh të Shqipërisë në këtë organizëm”. Ai kujtoi se në mbledhjen e fundit Bashkimi Europian i tregoi sërish Shqipërisë një grup me kushte për t’i përmbushur, ndërsa Hollanda, Franca dhe Gjermania thanë se nuk besonin që Tirana ishte gati për anëtarësim.

Studiuesi Filips tha se zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri janë një shqetësim për ndërkombëtarët, sepse shqiptarët nuk patën mundësi për të zgjedhur midis kandidatëve, dhe ky process uli shumë standartet demokratike të Shqipërisë.“Edhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë në një udhëkryq. Si administrata Obama ashtu edhe ajo Trump kanë bërë një zgjedhje të detyruar midis qëndrueshmërisë dhe demokracisë në Shqipëri. Duke mbështetur pluralizmin dhe demokracinë multipartiake, është siguruar një qëndrueshmëri, që mund të jetë sipas interesave amerikane. Por në këtë kohë pandemie duhet të qëndrojmë së bashku për të shërbyer shëndetit dhe kombit” – tha zoti Filips.

Bashk-organizatori tjetër i takimit, Jordan Daci, drejtues i Albanian Rule of Laë Center, tha se Shqipëria po vuan nga një nivel i ulët i respektimit të ligjit. Ai tha se qeveria ka gjithçka në dorë dhe nuk ka asnjë mekanizëm kontrolli, që të garantojë te drejtat njerëzore dhe zbatimin e saktë të ligjit. Reforma në drejtësi po vohohet dhe ka shumë dyshime se ajo ëhstë kompromentuar nga ndërhyrjet e qeverisë, ndaj qysh tani gjykatat shqiptare po thirren nga qytetarët “telephone justice system”, pra, një drejtësi e komanduar nga telefonat e pushtetit politik. “Vetingu i reformës mbylli Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë etj., ndërsa qeveria vendosi të mbyllë gjykatat gjatë pandemisë dhe njerëzit tani janë përballë sfidave të mëdha. Tani qeveria vendosi të hapë lokale e biznese, por ende jo gjykatat, për të cilat do të mjaftonin disa masa të thjeshta” – tha zoti Daci. Ai tha se demokracia pa të drejta njerëzore nuk vlen, dhe kështu shqiptarët e kishin për 50 vjrt. “Shumë qytetarë janë të shqetësuar se kjo që po jetojnë ëhstë një diktaturë e maskuar me disa elemente demokracie, madja ka zeruar zyrtarisht edhe angazhimet për të zbatuar Konventën për të Drejtat e Njeriut” – tha zoti Daci.

Në takim foli edhe gjeneral lejtnant Majkëll D. Barbero, ish komandant i Forcave amerikane në Irak me një karrierë ushtarake 38-vjeçare. Ai tha se e njihte mirë edhe Ballkanin, pasi kishte punuar në Bosnje dhe Kosovë dhe e di se ky rajon beson në vlerat e NATO-s dhe ëndërron të hyjë në BE. “Pandemia ka vënë në provë marrëdhëniet midis shumë palëve. Para se të jetë një krizë shëndetësore, kjo është një krizë besimi, pastaj është një krizë e rëndë ekonomike, ku familjet dhe bizneset shqiptare nuk shohin asgjë poziyive tek e ardhmja. Ndalimi i udhëtimeve, ndalimi i punës do të futë në vështirësi gjithë rajonin dhe Shqipërinë. Dobësimi i ekonomisë do të zbesë besimin e qytetarëve tek udhëheqja e shteteve si Serbia, Kosova dhe Shqipëria” – tha zoti Barbera.

Ai shtoi se gjatë pandemisë në Shqipëri ndodhi një gërryerje e fortë e të drejtave themelore njerëzore dhe zbatimit të ligjit. Këto janë njëkohësisht edhe sfida për t’u përmirësuar, duke nisur nga respektimi i qytetarëve dhe bizneseve të tyre familjare. Në takimin online mori pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha. “Shqipëria ka aktualisht një qeveri socialiste e ardhur në pushtet me zgjedhjet e vjedhura të vitit 2017, me të cilat gjithë pushtetet erdhën në një dorë, si parlamenti, qeverisja në të gjithë nivelet, drejtësia, duke sabotuar edhe përpjekjet e organizmave euro-atlantike për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit” – tha zoti Basha. Ai tha se kjo nuk është republikë, por është një regjim, ku nuk ekziston ndarja e pushteteve.

Studiuesi i ekonomisë, Selami Xhepa tha se ekonomia shqiptare është nën një goditje shumë të rëndë prej pandemisë, ndaj edhe përgjigja me masa duhet të jetë në të njëjtin nivel të lartë për ta përballuar goditjen. “Unë mbështes çdo politikë dhe masë ekonomike, që rrit mbështetjen financiare, së pari për të dëmshpërblyer humbjet e familjeve prej mbylljes së detyruar dhe së dyti për të mbrojtur vendet e punës, sepse Shqipëria po humb një numër të madh vendesh pune” – tha zoti Xhepa, duke shtuar se shumë shpejt papunësia do të kthehet sëri në një njërën prej problemeve më të mëdha të shoqërisë shqiptare.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota david filips edi rama ish keshilltari i dash david filips edi rama ish keshilltari i dash

Sondazh

Poll
Bota 14 Maj 2020, 16:20

77 vjet Zëri i Amerikës në shqip

SHBA- Me 13 maj të vitit 1943 Zëri i Amerikës foli për herë të parë shqip. Kjo ngjarje do të mbante në vetvete zërin e një vendi shumëkombësh ku jetonin edhe mj...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj