LIVE UPDATES
Bota

Modeli i gabuar, teatri i ri i kushtueshëm i Maqedonisë së Veriut ka filluar të shkatërrohet

14 Maj 2020, 16:28 Nga DOSJA
Modeli i gabuar, teatri i ri i kushtueshëm i Maqedonisë së Veriut

MAQEDONI E VERIUT- Vetëm shtatë vjet pas hapjes së tij madhështore, Teatri Kombëtar, MNT, në qendër të Shkupit, i cili u ndërtua si pjesë e projektit tepër të kritikuar të qeverisë “Shkup 2014″, ai praktikisht po prishet. BIRN vuri re një kovë gjigante të vendosur në sallën e hyrjes, e cila mbledh ujin që hyn në ndërtesë nga një vrimë e madhe në tavan, ku ishte hequr njëri prej llambadarëve të shtrenjtë. Në disa vende, dëmtimi në mure nga lagështia është i dukshëm. Në pjesë të tjera, kabllot elektrike varen nga tavani dhe uji pikon poshtë. “Holli i hyrjes po prishet. Ky ishte një problem i pazgjidhur që nga hapja dhe situata po përkeqësohet”, tha për BIRN menaxheri teknik i ndërtesës, Gunter Kube.

Problemi i parë i madh doli në maj të vitit 2014, më pak se gjashtë muaj pas hapjes madhështore, kur një shfaqje u desh të anulohej pasi nisi të hynte shi brenda nga një shi i rrëmbyeshëm. Në atë kohë, problemi u zgjidh duke i vulosur me beton dritaret përgjegjëse për përmbytjen. Në ato zona tani nuk ka dritë natyrale, por të paktën ndërhyrja arriti të ndalojë përmbytjen përsëri nga uji që hynte brenda.

Kube kujton se i njëjti problem me ujin preku edhe pjesën poshtë skenës, ku ndodhen përbërësit mekanikë për skenën, edhe para hapjes së teatrit. “Një firmë austriake injektoi një përbërës special rreth zonës poshtë skenës. Erdhën disa të huaj dhe e zgjidhën atë problem”, kujton ai. Autoritetet thonë se ndërtesa ka trashëguar gabime në ndërtim që nga fillimi, të cilat lejojnë futjen e ujit në të në shumë vende.

Për më tepër, përdorimi i materialeve ndërtimore me cilësi të dobët i ka përkeqësuar problemet, duke bërë që teatri dhe pjesët përreth tij të shkatërrohen para kohe. Kreu i MNT, Simona Ugrinovska, tha për BIRN se problemet gjatë ndërtimit nuk ishin thjesht çështje estetike, por përfshinin edhe çështje sigurie, duke shtuar se ato po bëhen më të mëdha me kalimin e kohës.

“Ne kemi një përgjegjësi ndaj audiencës. Duhet të sigurohemi që gjithçka është e sigurt”, tha ajo, duke theksuar rrezikun e afërsisë së kabllove elektrike me tubacionet e ujit. Nuk është e nevojshme të hyni në ndërtesë për të vënë re prishjet. Rrethimi neo-klasik përreth ndërtesës ka filluar të prishet dhe të copëtohet në disa vende, duke nxjerrë në pah polisterolin poroz të lirë nën beton, i përdorur për të mbushur boshllëqet brenda tij.

Asnjë përpjekje për të ndrequr problemet

Teatri i ri, me një fasadë neo-klasike të krijuar për të ngjarë me ndërtesën e vjetër që u zhduk në tërmetin e vitit 1963, ishte pjesë e planit të madh të sponsorizuar nga qeveria i njohur si “Shkupi 2014”. Kjo synonte t’i jepte kryeqytetit një pamje më monumentale, duke u frymëzuar nga stilet arkitekturore të Antikitetit Klasik.

Para se qeveria e drejtuar nga VMRO DPMNE nën drejtimin e Nikola Gruevskit u rrëzua në mesin e vitit 2017, projekti kishte çuar tashmë në ngritjen e shumë ndërtesave të reja, statujave dhe shatërvanëve, si dhe fasadave të reja të stilit barok në ndërtesat e vjetra në qendër të qytetit të Shkupit. Projekti u kritikua shumë për shkak të zgjedhjes së dyshimtë të stileve arkitekturore, cilësinë dhe  çmimit të lartë, si edhe mungesës së transparencës për shpenzimet e bëra. Por edhe para hapjes së teatrit, ekspertët e ndërtimit paralajmëruan që afërsia e tij me lumin Vardar, dhe shiu, do të paraqiste një problem.

Këto paralajmërime nuk u dëgjuan nga Ministria e Kulturës, e cila zyrtarisht financoi projektin prej më shumë se 40 milionë eurosh – ose nga firmat e angazhuara për ndërtimin dhe supervizimin e tij. Baza e të dhënave e BIRN ka zbuluar se, për qëllimin e ndërtimit të teatrit, Ministria e Kulturës si dhe Ministria e Financave hartuan kontrata me dhjetëra kompani të ndryshme.

Midis tyre, kontratat më të kushtueshme ishin ato me kompaninë e ndërtimit “Beton” nga qyteti i Shtipit, me “Strabag AG”, “Lamone Moreda” dhe me “Constructor Engineering”. Ndërkohë, shtatë vjet nga hapja, askush ende nuk ka përcaktuar pse teatri kryesor në vend është përmbytur rregullisht me ujë dhe pse punonjësit e tij kanë vazhdimisht frikë nga shiu. MNT në të kaluarën ka kontaktuar me kompanitë e ndërtimit dhe firmat më të vogla, duke kërkuar dëmshpërblime. Disa prej tyre, në disa raste, ndërhynë.

Por garancitë, të cilat zgjatën nga tre deri në pesë vjet, tani kanë skaduar  ndërkohë që të njëtat probleme mbeten ende, tha për BIRN menaxhmenti i teatrit. Robert Alagjozovski, Koordinatori Kombëtar për Kulturën, tha se ai dyshonte se problemi thelbësor me ndërtimin me të meta qëndron në ndryshimet e vazhdueshme të firmave të ndërtimit.

“Vëzhgimet u bënë kur një kompani duhet të vazhdonte punën atje ku e kishte lënë një kompani tjetër”, tha Alagjozovski për BIRN. Sipas dokumenteve në bazën e të dhënave të BIRN, autoritetet gjatë periudhës së ndërtimit nënshkruan shtatë kontrata për mbikëqyrjen e aspekteve të ndryshme të ndërtesës – të gjitha këto të bëra drejtpërdrejt, pa një procedurë të duhur tenderimi.

Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar për BIRN se prokurorët kanë hapur një procedurë paraprake për të përcaktuar shkeljet në projektin më të gjerë “Shkupi 2014”, e cila tani është gati në përfundim. Por burimet që punojnë për këtë rast thanë se përqendrimi i kësaj procedure nuk ishte te ndërtesat e projektit, por më shumë te monumentet e mëdha që ishin ngritur si pjesë e “Shkupi 2014”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni teatri i shkupit teatri kombetar teatri i shkupit teatri kombetar

Sondazh

Poll
Bota 14 Maj 2020, 16:20

77 vjet Zëri i Amerikës në shqip

SHBA- Me 13 maj të vitit 1943 Zëri i Amerikës foli për herë të parë shqip. Kjo ngjarje do të mbante në vetvete zërin e një vendi shumëkombësh ku jetonin edhe mj...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës