LIVE UPDATES
Politike

Ish-kreu i KQZ kritika për ’30 qershorin’: Nuk ishte proces për t’u krenuar

13 Korrik 2019, 16:04 Nga DOSJA
Ish-kreu i KQZ kritika për ’30 qershorin’: Nuk ishte proces

TIRANË- Për ish-kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi 30 qershori ishte një proces i ligjshëm, të paktën nga pikëpamja formale juridike. I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” Celibashi komentoi edhe raportin e OSBE/ODIHR për 30 qershorin si edhe punën e KQZ-së në këtë proces, për të cilin theksoi se nuk është ndër ata për të cilët duhet të krenohemi.

“Votimet nëse do përdorim një koncept matematikor janë një bashkësi më e madhe që përfshin edhe zgjedhjet, sepse procesi zgjedhor zhvillohet nëpërmjet procesit të votimit në çdo rast. Por tej kësaj, bëj pjesë në grupin e atyre qoftë juristë por edhe të tjerë që e kanë parë 30 qershorin si një proces të ligjshëm të paktën nga pikëpamja formale juridike. Thënë këtë, nëse do mbetemi vetëm në këtë pikëvështrimi, mendoj se nga pikëpamja ligjore ky është një proces i ezauruar i konsumuar pastaj gjykimet e tjera të karakterit politik apo tjetër janë edhe ato të pranueshme, parë nga interesa apo pikëvështrime të ndryshme.” – u shpreh Celibashi ndërsa pohoi se kishte votuar më 30 qershor.

Sa i takon raportit të ODIHR, dhe kritikave të KQZ, Celibashi u shpreh duke parë situatën presioni politik dhe konfliktualiteti politik ka patur ndikimin e vet në veprimtarinë e KQZ-së.

“Duhet të pranojmë që situata në të cilën u zhvillua ky proces ishte më keq se normalja, dhe për KQZ do të ishte në çdo rast një situatë të tillë shumë e vështirë që procesi zgjedhor të administrohej në ato standarde të cilat do ta bënin këtë proces të pranuar nga të gjitha palët dhe për vëzhguesit ndërkombëtar. Presioni politik dhe konfliktualiteti politik ka patur ndikimin e vet në veprimtarinë e KQZ-së dhe KQZ-ja ata janë njerëz që jetojnë mes nesh edhe mund të ndikohen nga opinionet e gjithësecilit prej nesh ashtu edhe nga politika, nuk e shmang dot. KQZ në tërësi si trup, mendoj që duhet ta themi është përpjekur të bëjë atë që ka patur mundësi për të bërë. Nuk mund të bënte më shumë, dhe nuk mund t’i kërkohej më shumë, marrë në konsideratë edhe situatën politike, por edhe mënyrë se si është i kompozuar. KQZ ia doli që formalisht ta mbyllte atë si proces edhe pse formalisht akoma nuk është mbyllur.”

“ODIHR është një institucion i besueshëm për të gjithë spektrin politik dhe opinionin publik shqiptar. Raporti është ealist e ka fotografuar shumë mirë situatën në Shqipëri. Këto nuk janë zgjedhje për të cilat ne duhet të krenohemi dhe të themi që këto ishin zgjedhjet që i japin një notë pozivite procesit zgjedhor apo në përgjithësi procesit të integrimit.Por duke parë situatën si u zhvillua nuk mund të pritej e s’mund të bënte më shumë. ODIHR e sheh procesin në tërësi dhe për këtë mesiguri do të ketë kritika.” tha Celibashi ndërsa u shpreh se ndaj qytetarëve ka patur një presion ose autopresion ndaj tyre.

Ndër të tjera Celibashi komentoi edhe deklaratat e opozitës, sipas së cilës 85% e zgjedhësve refuzuan Ramën. Për këtë Celibashi u shpreh se korrekte është të thuash se 85% e zgjedhësve nuk kanë votuar, nuk kanë votuar se kanë qenë këtu, ose kanë qenë e s’kanë dashur të votojnë, pra është një bashkësi më e madhe.

(Marrë nga BalkanWeb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori ilirjan celibashi zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 30 qershori ilirjan celibashi zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës