Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
‘Ishim më mirë kur ishim më keq’/ INSTAT: Më pak të papunë gjatë karanatinës se këtë vit!
10 Shtator 2021, 14:18Nga DOSJA
TIRANË-Me gjithë rënie e lehtë të papunësisë, ende tregu i punës po shfaq dobësi duke mos kapur nivelet e vitit të para pandemisë kur në fund të 2019 arrinte në 11.2%.
Referuar të dhënave administrative të tregut të punës, në sektorin shtetëror përgjatë muajve prill-qershor janë punësuar 12.3 mijë individë më shumë se kundrejt vitit të shkuar, ndërsa në sektorin privat kanë hyrë në tregun e punës 34.2 mijë më shumë të punësuar.
Kjo rritje e të punësuarve në sektorin privat sinjalizon edhe një përmirësim të aktiviteti ekonomik, pasi duket se bizneset po rikthejnë në punë punonjësit e larguar.
E kundërta ka ndodhur për bujqësinë pasi statistikat flasin për 29.8 mijë individë më pak të punësuar në këtë sektor përgjatë tremujorit të dytë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në total, përgjatë tremujorit të dytë janë punësuar 46.5 mijë më shumë persona më shumë se vitin e kaluar që përkonte edhe me vendosjen e karantinës totale në vend ku mijëra persona humbën vendet e punës.
Edhe pse ka parë një përmirësim këtë periudhë ku papunësia mes të rinjve zbriti në 19.9%, duke rënë rreth 1.5% në raport me tremujorin e dytë të vitit 2020, sërish ky tregues mbetet në nivele shqetësuese duke reflektuar vështirësitë që kanë të rinjtë për t’u integruar në tregun e punës.
BALLSH– Nëpërmjet përrenjve të rastësishëm, këto mbetje derdhen në rezervuarin e Marushës, i cili prej më shumë se 20 vitesh nuk është pastruar.Përrenjtë me mbe...
TIRANË– Drejtori i IKMT-së Lutfi Miftari 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IKMT-së në qarkun e Dibrës është arrestuar nga policia me ur...
TIRANË– Një e moshuar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është rrëzuar nga shkallët e pallatit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Ali Demi’ në kryeqytet. 81-vj...
TIRANË– Policia rrugore ka arrestuar 8 drejtues mjetesh të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Në videon e publikuar nga policia rrugore në &...
SHKODËR– Operacioni ‘Bena’ në Shkodër ka vënë në pranga 4 persona. Këta janë arrestuar pasi kanë kultivuar lëndë narkotike. Në pranga ranë dy vëllezërit Ed...
TIRANË– Banesa monument kulture e veprimtares anti komuniste Musine Koklarai në Gjirokastër, është dhunuar dhe vjedhur nga persona ende të paindentif...