LIVE UPDATES
Aktualitet

Ishin shoqe, por paraja i ndau: Luleshitëset përfundojnë në polici

22 Janar 2022, 14:25 Nga DOSJA
Ishin shoqe, por paraja i ndau: Luleshitëset përfundojnë në

Ato të dyja ishin shoqe deri në momentin kur midis tyre u futën paratë dhe interesi. Kështu u ka ndodhur dy vajzave, që merren me biznesin e shitjes së luleve në kryeqytet. Njëra prej tyre kishte hyrë më herët në këtë biznes, dhe ia kishte sugjeruar edhe tjetrës që të angazhohej sepse kishte fitim. Kjo e fundit është përfshirë me shumë entuziazëm deri në çastin kur duhet të ndanin aksionet dhe kuotat dhe këtu është krisur çdo gjë. Vajzat kanë nisur debatet dhe secila pretendon se tjetra ia ka hedhur. A. B këmbëngul në polici se në fillim punoi si shitëse lulesh në dyqanin e XH.P.

“Mbaja kontakte dhe për çdo gjë, kur kisha klientë i dërgoja në dyqanin e XH. P për të blerë lule”, kujton e reja pranë seksionit ekonomiko-financiar. E bindur se do kishte të njëjtin sukses si mikja e saj, në përfundim edhe A. sipas burimeve të Gazetës Si vendosi të hapë një dyqan lulesh.

“Shoqja ime po e mbyllte dyqanin dhe m’u vetofrua duke më thënë se do më ndihmonte, mbasi po e drejtonte biznesin e luleve përmes shitjeve online në Instagram”. Gjithë kjo mbështetje ka vazhduar duke i shitur të resë frigoriferët e luleve, por edhe ndihma për ta orientuar se si hapej një biznes.

“Më tha XH. se do merrej ajo me dokumentacionin për ushtrimin e aktivitetit dhe aplikimin për certifikatë regjistrimi (NIPT) në QKB”, kujton vajza, e cila shton se në një rast kur u afruan pranë QKB shoqja i tha të qëndronte në makinë, mbasi do merrej ajo me këtë punë. Ndërkohë shoqja i kishte shitur “lirë” frigoriferët e luleve dhe raftet me një vlerë prej 250 mijë lekë të reja. Më pas, kur shoqja e denoncuar ka dalë nga QKB pretendohet se i ka rekomanduar të shkojnë te noteri. Pikërisht, aty ka nisur sherri për përqindjen, mbasi secila ka këmbëngulur se duhet të kishte më tepër aksione se tjetra. Sherri midis tyre ishte kujt i përkisnin 60 për qind dhe cilës 40 për qind.

E reja që denoncon në polici e nxehur që shoqja nuk po i linte pjesën më të madhe të tortës, ka vrapuar në polici duke spiunuar se shoqja kishte aplikuar për shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar, përmes një kontrate qiraje ku poshtë saj kishte firmosur në emër të A.B. “Dyshoj se kjo firmë është e falsifikuar, mbasi s’kam firmosur asgjë, – insiston vajza në polici e për këtë ka disponuar me kontratën e shitjes, aplikimin në QKB dhe vendimin e asamblesë që sipas burimeve të Gazetës Si ia ka dorëzuar policisë. Akuza e të resë është se shoqja e saj XH. i kishte falsifikuar firmën.

Policia tregon se ka pyetur vajzën tjetër me inicialet XH.P, që ka pranuar se e njohu kallëzuesen disa vite më parë, kur sapo kishte hapur dyqanin dhe e kishte angazhuar të renë si shitëse lulesh. “Ajo u largua dhe u punësua në një dyqan tjetër lulesh, por ne mbajtëm kontakt me njëra-tjetrën. Më në fund gjetëm një dyqan në afërsi të gjykatës civile dhe vendosëm e ramë dakord që ta merrnim e të punonim bashkë. Vazhduam bashkëpunimin për tre muaj dhe dyqanin tjetër e mbylla dhe i propozova vajzës që numri i NIPT-it të dyqanit të parë të regjistrohej në dyqanin që morëm bashkë”, thotë në deklaratën e saj përpara policisë XH.

Ajo kundërshton akuzën e falsifikimit të firmës së shoqes mbasi “nuk ishte fare e nevojshme të firmosej kjo shkresë”. Por vajza pranon që sherri kulmoi për përqindjen e kuotave. Për të bindur policët XH. ka përmendur emrin e një tjetër luleshitëseje me të cilën kishte pasur dyqanin e parë që e mbylli.

“Xh. e kam shoqe të ngushtë, – deklaron F. dhe ajo më ka mbajtur pranë për të zhvilluar aktivitetin tonë. Më ka këshilluar, por më ka ndihmuar me klientelë. Ngaqë nuk kishim shumë punë, më tha se ishte lidhur me A. dhe se do hapnin një dyqan bashkë ku do të tregtonin lule në Tiranë. Për këtë shkuam bashkë për ndryshimet që duheshin, firmosa kontratën e shitjes së kuotave në fund të dhjetorit, por aplikimi nuk u pranua në QKB dhe sot shoqja ime vazhdon aktivitetin me atë numër NIPT-i”.

Policia thotë se po shqyrton dokumentet për të kuptuar nëse 26-vjeçarja ka falsifikuar dokumentet, apo është një inat shoqesh në të cilin nuk duhet të përzihet.

Marrë nga Gazeta “Si”

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë