LIVE UPDATES
Bota

“Ishte shkouese”/ Shpërthimi tragjik në Bejrut, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Të trishtuar, jemi pranë popullit

6 Gusht 2020, 15:30 Nga DOSJA
“Ishte shkouese”/ Shpërthimi tragjik në Bejrut,

LIBAN– Shpërthimi i fuqishëm pasdites e të martës në kryeqytetin libanez ka tronditur mbarë botën, ku deri më tani është raportur se kanë gjetur vdekjen 157 njerëz dhe janë plagosur  5 mijë të tjerë.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, duke shprehur ngushëllimet për ngjarjen tragjike dhe solidaritetin për të qenë pranë popullit libanez.

Ndër të tjera Këshilli  i Ambasadorëve shkruan se kjo ngjarje ishte shokuese dhe se lidhjet e vjetra historike që datojnë që në kohën e Vaso Pashës, na afrojnë edhe më shumë në këto kohë të vështira.

Postimi i Plotë:

Ngjarja e dhimbshme e 4 gushtit në Bejrut, që ka shokuar në përmasat e saj tragjike gjithë opinionin botëror, po përcillet me shumë shqetësim dhe solidaritet nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë. Humbjet e jetëve, plagosjet, por edhe dëmet e mëdha materiale në qytetin e kryqëzuar nga dhimbja, janë në vëmendjen tonë, duke na afruar edhe më shumë me Libanin në këtë moment shumë të vështirë të përballjes me tragjedinë. Lidhjet e vjetra historike që datojnë të ndritura me udhëheqjen e Libanit nga Guvernatori Vaso Pasha, një rilindas i spikatur dhe i vërtetë, e vazhdojnë me komunikime e solidaritet në periudhat e konflikteve të përgjakshme që kanë shoqëruar këtë vend përgjatë dekadave, na bëjnë të ndjehemi me afër shpirtërisht në këto ditë tepër të vështira ndaj të gjithë atyre që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, të aksidentuarve por edhe gjithë popullit të Libanit. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë në të cilin bëjnë pjesë mjaft diplomatë që kanë shërbyer në Liban, por edhe mjaft të tjerë të cilët kanë realizuar misione diplomatike atje, ndjehet i trishtuar për gjithshka çfarë ndodhi pasditen apokaliptike të 4 gushtit. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh solidaritetin më të madh me popullin e Libanit mik, shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe uron që kjo tragjedi t’i lerë shumë shpejt vendin punës rindërtuese për t’i dhënë Bejrutit shkëlqimin e merituar.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi të martën në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 157 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se zyrtarët e portit tashmë janë në arrest shtëpie, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota këshilli i ambasadorëve shqiptarë shperthimi ne liban këshilli i ambasadorëve shqiptarë shperthimi ne liban

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para