LIVE UPDATES
Aktualitet

Ishte zëvendës ministër në Afganistan, rrëfehet zyrtari që gjeti strehë në Shqipëri: Ky është emigrimi i dytë për m

28 Gusht 2021, 17:46 Nga DOSJA
Ishte zëvendës ministër në Afganistan, rrëfehet zyrtari

TIRANË– Mes kontingjentit të dytë të 154 shtetasve afganë që mbërritën mëngjesin e kësaj të shtune në Shqipëri, është edhe një ish-zyrtar i qeverisë Afgane. Ai është Ahmed Hasif Fajap i akomoduar me gruan dhe fëmijët në Qytetin Studenti. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ai tregon se ardhja në Shqipëri është emigrimi i dytë nga Afganistani pas atij të parë kur ishte 13 vjeç në Pakistan.

Intervista e plotë:

Muhamed Veliu: Si ndjeheni në të parën ditë në vendin tonë?

Ahmed Hasif Fajap: Faleminderit shumë për mikpritjen e ngrohtë dhe gjithçka. Ne ndjemi shumë mirë. U pritëm nga autoritetet tuaja më të larta si ministrja juaj e punëve të jashtme dhe e nderuara ambasadore e SHBA. Me të vërtetë ndjemi shumë të kënaqur dhe ju falënderojmë për mbështetjen dhe mikpritjen që kemi marrë deri më tani.

Muhamed Veliu-Me çfarë jeni marrë në Afganistan cili ishte profesioni juaj atje?

Ahmed Hasif Fajap: Unë isha një nëpunës i qeverisë. Isha zëvendës drejtor i përgjithshëm i drejtorisë së mbrojtjes së mjedisit, ekuivalent i postit të zëvendës ministrit. Është për të ardhur keq ajo që ndodhi atje. Talibanët morën nën kontroll qeverinë bashkë me një sistem që ne ndërtuam gjatë 20 viteve të shkuara me ndihem e komunitetit ndërkombëtar ku u dha shumë mbështetje financiare dhe teknike.  Fatkeqësisht gjithçka ndryshoi brenda një nate. Ende nuk na besohet që një gjë e tillë ka ndodhur.  Është një histori që po përsëritet me mua. Isha 13 vjeç kur emigruam në Pakistan në kohën kur Muxhahidinët atë kohë erdhën në fuqi duke marrë qeverisjen përmes presidentit Nexhip të asaj kohe. Ne emigruam në të njëjtën mënyrë në Pakistan. Tani, ne do të shkojmë në SHBA por për momentin jemi akomoduar këtu. Është për të ardhur keq që vendi ynë i mrekullueshëm Afganistani po  vuan në këtë moment. Për ne atje nuk ishte e sigurt dhe jetën tona ishin në rrezik. Prandaj morëm këtë vendim. Ishte një hap jo i lehtë për tu hedhur pasi lam gjithçka atje. Shtëpitë, punën gjithçka. Morëm me vete pak rroba e dokumentet e rëndësishme duke lënë vendin.

Muhamed Veliu: Nëse do të vijonit të qëndronit në Afganistan çfarë rreziku ju kanosej nga Talibanët pasi siç më treguat keni qenë zyrtar i qeverisë së shkuar?

Ahmed Hasif Fajap: Siç e përmenda që prej kohës kur unë kisha një rol në qeveri pra një pozicion të lartë, nuk ndjehesha i sigurt, ekzaktësisht atë moment kur Talinanët erdhën. Ditët e fundit nuk kam lëvizur nga shtëpia kjo për të mbrojtur veten. Jeta dhe e ardhmja ime bashkë me familjen ishin në rrezik. Nuk donim të na ndodhte diçka sepse duke analizuar situatën e shikoja që nuk isha i sigurtë pasi situata po përshkallëzohej e përkeqësohej e përkeqësohej. Na duhet të merrnim një vendim për fëmijët tanë e familjen. Kështu u larguam.

 Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ahmed hasif fajap ahmed hasif fajap

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet