LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit! ISP: Meta, i vetmi kryeministër dhe president që ka mbajtur postin, në zgjedhjen e Lindita

11 Shtator 2021, 09:16 Nga DOSJA
Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit! ISP: Meta, i vetmi kryeministër dhe

TIRANË- Instituti i Studimeve Politike ka publikuar një raport për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në vend. Në raportin e publikuar në faqen zyrtare, thuhet se zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit është detyrim ligjor dhe luan një rol të rëndësishëm në moderimin dhe përfaqësimin publik të parlamentit. Në raportin e publikuar nga ISP, gjithashtu është bërë me dije edhe historiku i Kryetarëve të Kuvendit, si dhe mënyra e zgjedhjes së tyre.

Raporti i Publikuar i ISP

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është detyrim ligjor dhe procedurë në seancën e parë të legjislaturës. Kryetari i Kuvendit është institucion me rëndësi në sistemin tonë parlamentar, kryesisht për shkak të rolit që luan në moderimin dhe sidomos përfaqësimin publik të parlamentit. Ndryshe nga modeli britanik i “speaker”, ku një politikan moderator drejton disa legjislatura të ndryshme, apo modelit gjerman të drejtuesit të Bundestag, ku kryetari ka edhe kompetenca direkte drejtimi & disiplinore, në rastin shqiptar kompetencat e kryetarit të parlamentit janë procedurale dhe protokollare, por sipas raporteve monitoruese të Institutit të Studimeve Politike disa “të drejta”, si ajo e caktimit të delegacioneve, vizitat zyrtare, preferenca në axhendën parlamentare, drejtimi real i administratës apo pjesëmarrja në ceremoni dhe aktivitete politike, i kanë dhënë atij më shumë pushtet praktik sesa kompetencat ligjore, – një devijim nga praktikat e mira demokratike dhe tregues i brishtësisë së institucioneve tona.

Gjatë fazës së parë të tranzicionit parlamenti kishte kryesi dhe drejtuesit ishin të vendosur së bashku në podiumin e Kuvendit. Më 1991 u aplikua praktika, sipas të cilës, një zv/kryetar i përket partisë kryesore të opozitës. Kryesia e parë e parlamentit përbëhej nga Kastriot Islami (PPSH), Lush Përpali (PPSH) dhe Aleksandër Meksi (PD). Më 1992 rolet u ndryshuan, praktikë që është përsëritur çdo herë kur ka pasur rotacione politike.

Referuar të dhënave të përpunuara nga Instituti i Studimeve Politike (ISP), në 10 legjislatura Kuvendi ka pasur 9 kryetarë (Arbnori dhe Topalli kanë qenë drejtues secili në dy legjislatura) dhe se vetëm dy gra kanë arritur të jenë kryetare parlamenti (Topalli dhe Nikolla). Vetëm një kryetar parlamenti ka dhënë dorëheqje parimore (Dokle, 2002), një kryetar parlamenti është zgjedhur president (Meta, 2017), dhe se politikani me përvojë më të gjatë në drejtimin e parlamentit është Jozefina Topalli, e cila ka qenë 8 vjet kryetare (2005-2013) dhe 8 vjet nënkryetare e Kuvendit (1997-2005). Në dy raste drejtimi i parlamentit i është besuar partive aleate (Gjinushi nga PSD 1997-2001 dhe Meta nga LSI 2013-2017), të cilët janë edhe kryetarët e vetëm të partive politike që kanë qenë kryetar parlamenti. Meta është i vetmi kryeministër dhe president që ka qenë edhe kryetar parlamenti, Ruçi dhe Gjinushi janë të vetmit kryetarë parlamenti që kanë qenë zyrtarë të lartë edhe në sistemin e kaluar përpara 1990, po ashtu Pellumbi e Ruçi janë të vetmit që pas mandatit kanë dhënë dorëheqje nga politika aktive, Islami është i vetmi që gjatë viteve kaloi deputet dhe drejtues i partisë kryesore rivale, Topalli është e vetmja që pas mandatit krijoi parti të re politike.

Referuar të dhënave statistikore të votimit për kryetar parlamenti, sipas ekspertëve të Institutit të Studimeve Politike (ISP), Pjetër Arbnori (1996 dhe 1992) ka pasur përqindjen më të lartë të votave mbështetëse, përkatësisht 81% dhe 66%, herën e parë me mbështetjen e PSD dhe PR dhe herën e dytë pa praninë e opozitës në parlament, ndjekur nga Skënder Gjinushi më 1997 me 75% me votat e PS, PSD, PAD, PAA, etj, si dhe Islami më 1991 me 68% të votave të PPSH. Kryetari me përqindjen më të vogël të votave mbështetëse ka qenë Pëllumbi me 50% (2002) dhe Topalli me 51% (2009). Në rastin e zgjedhës së Servet Pëllumbit më 2002, në garë përballë tij ishin edhe Preç Zogaj dhe Nikoll Lesi, secili me përqindje të vogël votash mbështetëse. Rasti i vetëm kur deputetë të mazhorancës dhe të opozitës propozuan një deputet për kryetar Kuvendi është viti 1991, kur 10 deputetë nga dy palët propozuan Dritero Agollin, por ai u rrëzua në votim.

Monitorimi i ISP tregon se në disa raste zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është bërë në kushtet e bojkotit parlamentar nga opozita, dhe se në tërësi opozita ka pasur votë politike kundër. Edhe në zgjedhjen e Lindita Nikollës opozita votoi politikisht kundër, duke hedhur votat jashtë kutisë së votimit. Aktualisht tre drejtuesit e rinj të Kuvendit (Nikolla, Alibeaj dhe Felaj, nuk kanë përvojë direkte të drejtimit të parlamentit dhe zgjidhen për herë të parë në këto poste, ndërkohë që asnjë prej kryesisë së legjislaturës së kaluar (Ruçi, Hysi e Murrizi) nuk do të jenë më deputetë. Midis drejtuesve Islami, Gjinushi dhe Nikolla janë tre ministra të arsimit të zgjedhur kryetarë të Kuvendit, ministra kanë qënë edhe Dokle dhe Meta. Arbnori e Topalli ishin të vetmit jo ministra në krye të parlamentit dhe njëherësh, të vetmit ish të perndjekur politikë. Arbnori kaloi rreth gjysmën e jetës aktive në bugjet politike të sistemit të kaluar, ndërkohë që nga 9 kryetarët 5 kanë qenë anëtarë të PPSH në sistemin e kaluar.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike instituti i studimeve politike kryetari i kuvendit lindita nikolla zgjedhja e kryetarit te kuvendit instituti i studimeve politike kryetari i kuvendit lindita nikolla zgjedhja e kryetarit te kuvendit


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet