LIVE UPDATES
Art&Argëtim

ITAKA, brenda dhe jashtë karantinës

3 Maj 2020, 13:29 Nga DOSJA
ITAKA, brenda dhe jashtë karantinës

TIRANË– Në jetën e përditshme,  një pjesë e njerëzve lëvizin me maska edhe kur nuk ka pandemi. Maska që tek këta persona, me kalimin e kohës, bëhet aq njësh me fytyrën, saqë është e vështirë ta dallosh origjinalen mes tyre. Kush e njeh Faten, e kupton menjëherë që ai është vetvetja. Nga pamja, zëri, lëvizjet, veshja tipike dhe shumë e veçantë që luhat midis vjenezes dhe londinezes por, dhe i drejtpërdrejtë e i natyrshëm, i lexueshëm dhe origjinal dhe mbi të gjitha, i pa ndryshueshëm: Fate – fizik dhe metafizik.

Ai nuk shtiret e nuk tjetërsohet. As nuk luan ndonjë rol dhe as interpreton dikë tjetër. Ndonjëherë, kur të duket i shpërqëndruar, sikur s’të dëgjon, sikur s’të shikon, me vështrimin diku tjetër humbur, ai po regjistron dhe paralelisht , po shijon tingujt, po shikon imazhet, ngjyrat duke zipuar kohën gjatë së cilës, biseda u krye. Sepse ai nuk dyzohet, është i lirë, i rrjedhë mendimi si dhe fjalia kur shkruan e kur fletë. Të gjitha këto zhvillohen në harmoni, madje, shpeshherë, në konflikt me atë që ndodh. Sado që puna më ka sjellë pranë shumë njerëzve, qofshin ata vendas apo të huaj, unë e kam të veshtirë të gjej një Fate të dytë.

Pasi të kesh lexuar trilogjinë e tij “Kreuztanne” dhe veçanërisht pjesën e tretë të saj, ITAKA, mund ta quash veten se je me fat. Leximi për vetëm disa orë i të 265 faqeve të këtij libri, të bënë të fitosh një përvojë 22 vjeçare nga jeta e një autori që ka ndërtuar një rrugë edhe atje ku rruga nuk mendohej se mund të ndërtohej. Por, në fund të faqes së fundit, kjo experiencë e ngjeshur nga jeta e tij nëpër kohë, bëhet pronë e jotja . Dhe kjo nuk është pak, aq më tepër kur kjo dhuratë, të vjenë në këto ditë të çuditëshme karantine ku sejcilin prej nesh, brenda dhe jashtë kufijve, e ka pushtuar mërzia.

Për ta kuptuar dhe shijuar më të plotë këtë libër, duhet rilexuar poezia “ITAKA” e poetit grek Kostandinos Kavafis, gjetur me aq mjeshtëri si titull. Të lexosh, do të thotë të udhëtosh në kohë. Të udhëtosh në kohë karantine, është një mision që i tejkalon kufijtë e imagjinatës sepse, të ndjekësh hap pas hapi a “vozitje pas vozitje” udhëtimin për në Itakën e tij, bëhet një mision më shumë se kureshtar. Duke lexuar librin, njeriu, në formë virtuale, bënë dhe udhëtimin e tij imagjinar e që të çonë në gati të gjitha vendet ku autori ka lundruar. Ndonjë tjetër, akoma dhe më kurioz se unë, për ta zhbiruar edhe më tej natyren e tij njerëzore e lëvizuar në po të njejtat vende ku autori ka lëvizur, duke lexuar librin, hynë në internet dhe ndjek hap pas hapi udhëtimin e tij, shikon peisazhet, arkitekturën, njerëzit si dhe historinë e tyre.

Duke lundruar me të virtualisht, çdo lexues, do të pyeste veten: Ç’do të bëja unë në këto kushte e këto rethana? Si do t’i përjetoja, zgjidhja dhe përshkruaja gjithë këto ngjarje?!
Rrëfimi i Fates rrjedh si një ditar për çdo gjë që jeton, por me pak ndryshim se, duke ndjekur ditët njëra pas tjetrës, njëkohësisht, ndjen edhe kohën e motin kur ato zhvillohen dhe, njëherë të bëhet se ke ftohtë dhe herën tjetër, po pëlcet vape. Njëherë ndjen një fllad të lehtë, dhe herën tjetër kërkon çadër. Këtë aftësi të shkruari, e kanë vetëm artistët tridimensional. Ata dinë të orientohen, sepse ata e njohin mirë realitetin nëpërmjet ngjyrave, nëpërmjet imazheve dhe fjalëve.

Fate Velaj di të kalojë lehtë nga një gjendje artistike në një tjetër. Ai orientohet si në koordinatat reale (natyrale) ashtu dhe në ato imagjinare (abstrakte). Ai ka aftësinë ta bëj Komisar Miklovanin të qaj (aktorin rumun tek filmi “Me duar të pastra” e “Fisheku i fundit”), si dhe Afron, (nënën e tij) të qesh. Kjo mjeshtëri është e lindur, është talent që e kanë disa njerëz që natyra enkas i zgjedh, ashtu siç thotë me plotë të drejtë fotografi i famshëm Italian, Ferdinando Scianna,: ”Talenti është dhuratë që e kanë disa njerëz të veçantë, që i dallon nga të tjerët, ashtu siç dallohet nga të tjerët një njeri me sy bojqielli, apo me hundë të madhe, me gishta të gjate, apo me flokë të kuq”

Jo më kotë Kadare shkruan për Fate Velajn se ”Kemi të bëjmë me një autor tejet të veçantë, ndryshe në gjithçka, me një gamë të gjerë larushmërie përthithëse, plot freski dhe stil rrëfimtar të magjishëm” Habitesh se sa intesivisht e jeton Fate Velaj jetën, sa bukur i kthen imazhet, njerëzit, përjetimet në fjalë. Kur lexoj librat e Fates, më kujtohet shprehja e njeriut të mençur, Petro Zheji që thoshte, ”Fjala, është ambalazh i imazhit “
Në të përjetuarën dhe imagjinatën e tij, lëvizin qindra personazhe të cilët ai, i zgjon pa i trembur kur i duhen, apo i çonë të flenë gjumin e shkurtër të pasdites, për t’i patur më të shlodhur kur t’i duhen.

Në shikimin e parë, Fate të duket një natyrë e rëndë, i ashper, serioz më shumë seç duhet, me tipare karakteriale midis shqiptarit dhe austriakut por që në brendesi, është tjetër gjë.
I butë, i ndjeshëm, i dhembsur si dhe me shumë humor. Kjo ndihet shumë në të tre librat e trilogjisë Kreuztanne . Ai nuk fletë me dashuri vetëm për prindërit e tij, për Melon a për Afron. Për familjen, Klarën, Helenën e Romelin, për motrat apo njerëzit që kanë qenë pjesë e gjithë rrugëtimit të tij.

Ja një pasazh nga libri: “Një pikë loti na rrodhi të dyve nga sytë. Mua, nga dhimbja tek shihja nënën time ta ushqeja si femijë dhe asaj nga kujtimet kur më ushqente mua, kur isha fëmijë” (nëna e tij ishte në shtratin e vdekjes) dhe pas disa kapitujsh: “Për 22 vite radhazi, të parën gjë që bëja ditën që ajo kishte ditëlindjen, merrja telefonin në dorë dhe e telefonoja…por përsëri, sot, e formova numrin. Zilja binte, binte, binte dhe asnjë nuk po e ngrinte. Nëna ime që çdo 17 prill, qysh orët e para të mëngjesit këtë zile priste, nuk po e ngrinte. Dhe unë, sado që e dija, prisja. Ndoshta të dilte operatori telefonik e të më thoshte: prisni në linjë, ju lutem! Jemi duke ju lidhur me varrezat e qytetit.”

Edhe pse në libër mungon linja e dashurisë erotike, ajo ndihet në menyrë të terthortë, edhe kur autori përshkruan trupin, linjat, sytë, lëvizjet, pozat e personazheve të tij femërore, ai është tepër i kujdesshëm. Vini re pershkrimin: “Në buzët e sekretares së zonjës Petrescu, vihej re një i kuq ngjyrë shege, nëpër faqe një pudër ngjyrë rozë purpuri, si lengu i shtrydhur i saj”. Ajo që bie në sy gjatë gjithë takimeve nëpër udhëtimin e tij jetësor 22 vjeçar, shkruar në libër, i gjendur përballë personazheve të ndryshme, qofshin ata njerëz të thjeshtë, artist apo politikan europian, ai ndihet i barabartë, madje, ndonjëherë dhe superior, duke u bërë qendra e tavolines nëpër biseda serioze apo te lira, mbi të ardhmen e artit, politikës apo rolin që mund të luaj artisti në të ardhmen e njerëzimit.

Përshkrimet e dhimbjeve të tija trupore, si operacioni veshit e mosdëgjimi pas tij, treguar me aq hollësi dhe vërtetësi të natyrshme, të sjellin ndërmend vuajtjet dhe dhimbjet e Tolstoit, dhimbjet e kokës së Friedrich Nitzsche’s, shurdhinë e Beethoven’it, verbërinë e Borgesi’t apo turbekulozin e Migjeni’t. Mesa duket, natyra e “dënon, me dhimbje këtë specie njerëzore duke ditur se vetëm në këtë mënyrë, mund t’jua vjelë më të mirat e talentit të tyre. Udhëtimi i Fates vazhdon drejt asaj që kurrë nuk arrihet, ITAKËS iluzive të artistit. Ai e kupton se sa më shpejtë të ecë përpara, aq më parë do të jetë tek ajo që dëshiron, sado që e di se gjatë këtij rrugëtimi, do ndaloj, do ecë përsëri por kurrë s’ka për të arritur e kurre s’ka për ti prekur brigjet e ITAKËS.

Prandaj, krijimtaria të lumturon, sepse, ajo është njësoj si lumturia që i mungon stacioni i fundit . Kur je në fund të librit, ndihesh i plotë, i sigurt, i orientuar, më i pasur shpirtërisht për të përballuar hallet dhe problemet me të cilat jeta, na mundon të gjithëve. Si për çdonjerin nga ne, edhe për Faten, opinionet janë të ndryshme. Për të, e rëndësishme është ajo që ai ndjenë e bënë dhe jo ajo që mendojnë të tjerët. Ai e kishte të qartë rrugën që kryeu dhe atë që ka përpara. Ai jo pa qëllim ja shfaq publikut hapat e tij, veprat e tij si dhe vlerësimet që ka marrë mbarë botës për këtë rrugë të kryer. Por mbi të gjitha, e di se vepra e tij, do të mbeten pronë e të gjithëve. Jo më kot Balzaku shkruan: “Gjithçka të mirë që shihni tek unë, ja dedikoj energjisë dhe veprimit pozitiv brenda meje”. Unë jam mëse i bindur se mos ky libër në veçanti, një ditë, e gjithë trilogjia, do të bëhet film.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture arben meksi fate velaj itaka e fate velajt arben meksi fate velaj itaka e fate velajt

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë