LIVE UPDATES
Bota

Italia i konsideron ‘provokime’ diskutimet për ndryshim kufijsh në Ballkan, Luigi Di Maio: Evropa të përfundojë

22 Qershor 2021, 18:49 Nga DOSJA
Italia i konsideron ‘provokime’ diskutimet për ndryshim kufijsh

ITALI- Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, ka thënë se vendi i tij hedh poshtë me vendosmëri absolute diskutimet për ndryshime kufijsh në rajonin e Ballkanit.

Ai i ka bërë këto deklarata në një fjalim të mbajtur të martën në Kuvendin e Kosovës, teksa i ka konsideruar diskutimet për ndryshim kufijsh si provokime dhe thirrje okulte.

“Vetëm një perspektivë konkrete evropiane është në gjendje të shfuqizojë rifillimin e nacionalizimit dhe aventurizmin e caktuar politik, që do të donte të kthente Ballkanin 30 vjet pas”.

Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të punojë në kthimin e besueshmërisë në politikën e zgjerimit.

Di Maio ka thënë mes tjerash se Italia është e interesuar që Ballkani Perëndimor të ketë ekonomi stabile të tregut, që ky rajon të stabilizohet në aspektin e sigurisë, duke përmendur anëtarësimin në NATO për vendet aspirante.

Ai ka thënë po ashtu se Evropa të përfundojë procesin e ribashkimit.

“Evropa nuk mund të thotë se është e bashkuar në një çati, për aq kohë sa Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e Bashkimit Evropian”.

Di Maio ka përmendur edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se është e nevojshme që në Ballkan të mbyllen të gjitha çështjet e hapura mes vendeve fqinje.

Ai ka inkurajuar politikanët nga të dyja shtetet që të çojnë përpara procesin e dialogut, duke thënë se Kosova nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga ky proces, pasi pavarësia dhe sovraniteti i saj territorial nuk janë në diskutim

Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është me rëndësi historike.

“Që të mund të shikoni përpara, nevojitet një vizion politik dhe forcë për të bërë gjeste konkrete pajtimi. Mbi të gjitha identifikimi i personave të pagjetur gjatë konflikteve të mëparshme dhe kthimi i mbetjeve te familjet e tyre, janë një domosdoshmëri morale dhe akt urgjent për kthimin e dinjitetit për viktimat”, ka deklaruar ai.

Para fjalës së ministrit italian, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se pala e Kosovës është e hapur për takime dhe dialog, me synim arritjen e njohjes së dyanshme.

“Kosova është sinqerisht e interesuar për gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi, por zgjidhje mund të jetë vetëm njohja e pavarësisë sonë, të cilën e njohin shumica e shteteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 22 nga 27 vende anëtare të BE-së, 26 nga 30 vende anëtare të NATO-s, dhe në të gjitha këto, edhe Italia”.

Kurti ka thënë se njohja e Kosovës, e ndihmon edhe Serbinë, pasi, sipas tij, e çliron nga mentaliteti “sundues dhe spastrues të trashëguar nga (ish-lideri Sllobodan) Millosheviq”.

Marrë nga REL

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota albin kurti luigi di maio nato albin kurti luigi di maio nato

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet