LIVE UPDATES
Aktualitet

Italia kryesoi për eksportet edhe në 2021, rritje e Kosovës, “rikthehet” Greqia

18 Janar 2022, 06:19 Nga DOSJA

Italia ka vijuar të jetë partneri kryesor i eksporteve shqiptare edhe në vitin 2021. Sipas të dhënave të INSTAT drejt këtij vendi kanë shkruar vitin e kaluar rreth 42% të shitjeve totale jashtë vendit.

Eksportet drejt Italisë ishin 156 miliardë lekë në vitin 2021, duke u rritur me gati 9% në krahasim me vitin 2019, përpara se të fillonte kriza e pandemisë. “Tekstile dhe këpucë” ishin grupi më i eksportuar drejt Italisë në 2021, me 56% të totalit, e ndjekur nga “Materiale ndërtimi dhe metale” (14.7%), “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” (9%) dhe pastaj vijojnë Ushqim, pije duhan, me 7.3% të totalit. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një analizë rajonale për eksportet gjeti që Shqipëria ka varësinë më të lartë në rajon ndaj një shteti të vetëm (Italisë), që përbën disavantazh pasi e ekspozon vendin ndaj zhvillimeve të mundshme negative në shtetin fqinjë.

Kosova është prej disa vitesh partneri i dytë tregtar i vendit dhe i vetmi me të cilin kemi suficit tregtar, me eksportet që janë më të larta sesa importet. Drejt Kosovës, në vitin 2021 dërguam mallra me vlerë 38 miliardë lekë, ose rreth 10.2% të totalit. Eksportet drejt Kosovës u rritën ndjeshëm me 26% në raport me 2019-n. Produktet kryesore që dërgohen në Kosovë janë “Materiale ndërtimi dhe metale”, me 46% të totalit, nga shitjet e metaleve nga kompania Kurum dhe eksportuesit e tutave e çimentos. Grupi i dytë është “Minerale, lëndë djegëse, ener. elek.”, me 21.4% të totalit, kryesisht si rrjedhojë e rieksporteve të naftës. I treti është grupi “Ushqim, pije duhan”, me 12.5% të totalit.

Spanja, ka vijuar të jetë partneri i tretë i Shqipërisë, me rreth 6.4% të totalit të eksporteve, me një vlerë prej 23.5 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel me 2019-n, pas rikuperimit në krahasim me vitin pandemik 2020. Produkti kryesor i eksportuar drejt Spanjës është lënda djegëse, si rrjedhojë e shitjeve të prodhuesit të naftës, Bankërs Petroleum.

Greqia, e cila vite më parë ishte partneri i dytë kryesor i vendit, ka shënuar rritje të ndjeshme të eksporteve nga Shqipëria, me 67% në raport me 2019-n, duke arritur në 21.4 miliardë lekë dhe është renditur e katërta, me 5.8% të totalit. Përmirësimi ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së ndjeshme të shitjeve të dy grupeve “Minerale, lëndë djegëse, ener. elek.”, që pothuajse u tetëfishuan dhe “Materiale ndërtimi dhe metale”, që u dyfishuan.

Gjermania ka kaluar në partnerin e pestë tregtar, me 5.5% të totalit, në një vlerë prej 20.2 miliardë lekë, ndryshe nga shtetet e tjera të rajonit, që e kanë Gjermaninë si partner kryesor. Produktet kryesore të eksportuara drejt ekonomisë më të madhe të Europës janë “Tekstile dhe këpucë”, me 37% të totalit, të ndjekura nga “Minerale, lëndë djegëse, ener. elek.”, me 27%.

Drejt shteteve të tjera eksportohen më pak se 3% e totalit për një vend të vetëm.

Eksportet u rikuperuan me shpejtësi në vitin 2021, duke reflektuar rimëkëmbjen e ekonomisë globale dhe shtimin e kërkesës për produkte që prodhohen plotësisht, apo pjesërisht në vend.

Sipas INSTAT, eksportet e mbyllën vitin 2021 në një nivel prej 368.7 miliardë lekësh, me një rritje prej 35.6% në krahasim me 2020-n. Edhe në raport me përpara pandeminë, shitjet jashtë vendit rezultojnë me një rritje të ndjeshme në krahasim me 2019-n, prej 23.4%. (monitor)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eksportet importet eksportet importet


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj