Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Kuvendi/ Përjashtimet e PD, përplasje mes Nikollës e deputetëve të “Foltores”!
17 Janar 2022, 07:51Nga DOSJA
TIRANË– Sesioni i ri parlamentar të vitin 2022 ka nisur me debate në sallë mes demokratëve. Deputetët e përjashtuar dhe pezulluar nga ana e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha; Edmond Spaho, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi si edhe Flamur Noka kanë dalë kundër vendimit të tyre nga grupi parlamentar, duke kërkuar që as Kuvendi të mos marrë parasysh dokumentet e sjella nga PD.
Duke përsëritur se neni 15 e përcakton qartë se DEPUTETËT e formojnë grupin parlamentar, ata kërkuan nga Nikolla që t’i referohet rregullores për të mos krijuar precedent të rrezikshëm në Kuvend. Nga ana tjetër, në replika me demokratët, kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla tha se nuk interpreton vendimmarrjet politike të grupit më të madh opozitar, por se sot thjesht kishte bërë njoftimin.
Ndërsa që nga ana tjetër, Taulant Balla gjithashtu u përfshi në përplasje duke shtuar se përjashtimi i deputetëve nga grupi parlamentar është e drejtë ekskluzive e çdo partie. Ai tha se nuk ekziston termi “deputet i pezulluar”, prandaj kërkoi nga Partia Demokratike që të saktësojë qëndrimin e saj lidhur me mospërfshirjen e deputetëve të përjashtuar në grupin e saj të parlamentit
Fjalët e Ballës shkaktuan acarimin e deputetit Flamur Noka. Ai i quajti deklaratët e Balëls si ofendim për demokratët dhe e etiketoi si “zëdhënësin e shoqatës së bravave”, referuar grupit të deputetëve në PD që mbështesin kryetarin e saj Lulzim Basha. Ndaj kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Noka kërkoi që të grisë dokumentet e dërguara nga Partia Demokratike dhe të marrë parasysh vendimet e Komisionit të Rithemelimit të PD.
Ndërhyrjet e Ballës e Nikollës nuk u pritën mirë nga Enkelejd Alibeaj, i cili gjatë fjalës së tij si kryetar i grupit parlamentar në seancë, të mos i komentonin përplasjet e brendshme, duke pranuar edhe njëherë publikisht se kishin konflikt “brenda llojit”.
Në fjalën e tij si përfaqësues i grupit parlamentar të mazhorancës, Balla ironizoi Alibeajn dhe Nokën duke iu thënë “e gëzofshi atë që ju ka gjetur”, lidhur me përçarjen brenda Partisë Demokratike. Ai këmbënguli për vazhdimin e bashkëpunimit pozitë-opozitë për zgjatjen e mandatit të vettingut, Reformës Zgjedhore, etj.
Pas përfundimit të deklaratave të kryetarëve të grupeve parlamentare, deputeti i PD Agron Gjekmarkaj u zgjodh n/kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë.
Në pushim e ndërmjetëm për të pritur ardhjen e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, deputetët Edmond Spaho dhe Flamur Noka dolën nga Kuvendi. Ata u shprehën për Dosja.al se Komisioni i Rithemelimit përfaqëson PD e vërtetë, ndërsa pjesa e deputetëve që mbështet liderin e partisë Lulzim Basha të krijojë organizatë më vete me emërtimin “shoqata e bravave”. Të dy deputetët e përjashtuar nga PD thanë se largimi i tyre jashtë Kuvendit nuk kishte të bënte me refuzimin e dëgjimit të fjalës së presidentit turk, por ishte thjesht një konsum bisede mbi atë se çfarë ndodh sot në Parlament.
Ndërkohë që pas debateve, në Kuvend për një fjalë të shkurtër shkoi edhe presidenti turk Recep Tajip Erdogan, i cili edhe njëherë kërkoi kujdes në luftën kundër organizatës FETO, grup që sipas tij rrezikon edhe vendin tonë. Por seanca u bojkotua nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili zgjodhi që të mos ishte pjesë e seancës për shkak të prezencës së Erdogan. Gjithashtu, edhe pse kishte premtuar të ishte sot në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha mungoi sërish në Kuvend.
TIRANË– Presidenti turk Recep Tayip Erdogan ndodhet sot në Shqipëri në kuadër të një vizite zyrtare e cila pritet të zgjasë rreth 13 orë. Një grup qy...
TIRANË – Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan kërkoi që Shqipëria të marrë masa konkrete dhe të ashpra kundër organizatës politiko-kulturore FETO...
TIRANË– Vizita e presidentit turk në Shqipëri, Recep Tajip Erdogan ka ndryshuar gjithë rrjedhën e qarkullimit normal të mjeteve në vendin tonë. Për s...
MALLAKASTRA- Ylli Salaj nga Mallakastra ka fituar Lotarinë Amerikane, por e humb atë për shkak të një gabimi të bërë në dëftesën e pjekurisë. Ai ankohet në emis...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur në rrugën dytësore të aksit Tiranë-Vorë, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit ka mbetu...
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur një subjekt, pas denoncimit të një qytetari. Në njoftimin e AKU-së, bëhet me dije se në një subjekt ku kr...
KOSOVË- Salla ishte plot në një ditë mesi nëntori në Institutin Albanologjik në Prishtinë, kur politologu Nexhmedin Spahiu po promovonte studimin e tij të ...
TIRANË – Prania e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri është pritur me interes të madh nga shumë shqiptarë, të cilët erdhën nga të gjitha...
MAT- Me datë 25 nëntor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Rexhep K...