LIVE UPDATES
Aktualitet

IUTECredit në Shqipëri! Përmbaruesit: Kosova e përzuri me ceremoni, ne e mbajmë dhe pse zhvat qytetarët me normat e larta

21 Qershor 2021, 11:12 Nga DOSJA
IUTECredit në Shqipëri! Përmbaruesit: Kosova e përzuri me

TIRANË– Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqsorë Privatë, është alarmuar për përhapjen me shpejtësi në Shqipëri të institucionit mikrofinanciar “Iutecredit”. Në një postim në faqen e tyre në Facebook, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqsorë Privatë kujton se si Kosova e mbylli dhe e përzuri me ‘ceremoni’ institucionin financiar pasi po rrënonte ekonominë e vendit duke zhvatur shtrsën më të varfër të popullsisë me interesat e larta që jepnin kreditë dhe pse po përballet me një padi në arbitrazh.

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqsorë Privatë shton më tej se në Shqipëri Iutecredit vijon punën pa problem dhe pse shkalla e përqindjes vjetore e agjencisë për të gjithë ata që marrin kredi në këtë institucion është 71.34 përqind.

Në status pyetet se ç’mund të ndodhë me blerjet me këste të bëra nga shqiptarët, nëse kredia nuk kthehet me normën e duhur, me përmbarim apo me sekuestrim? Përmbaruesit kërkojnë reagimin e Bankës së Shqipërisë që sipas tyre e ka mendjen vetëm tek fakti që në kartëmonedhën e rë 10 mijë lekëshe u vendos imazhi i Asdrenit.

STATUSI I PLOTË; MOTRAT IUTECREDIT. Banka Qendrore e Kosovës (BQK) mbylli para ca kohësh me ceremoni institucionin mikrofinanciar “Iutecredit Kosova”. https://www.monitor.al/mikrofinancat-e-fajdeve-banka…/ Guvernatori i BQK-së deklaroi se po mbroheshin me këtë akt mijëra familje të varfra kosovare që të mos shfrytëzoheshin nga normat shumëfish të interesit jashtë çdo standardi që rrezikonin edhe stabilitetin financiar në Kosovë.  Në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë/International Chamber of Commerce “ICC” është regjistruar çështja me numër 25135/HBH për arbitrazhin e Iutecredit kundër Republikës së Kosovës. Arbitrazhi do të zhvillohet në Paris, Francë.  https://jusmundi.com/…/en-iutecredit-v-republic-of…

Pretendimi thuhet se lidhet me dhënien e 12 milionë eurove për 25 000 kredi konsumatore ose rreth 480 euro për kredi. Nga ana jonë e kufirit, motra tjetër “Iutecredit Albania” është më shumë se OK dhe “mamaja” estoneze “AS IuteCredit Europe” nuk ka asnjë shqetësim apo problem këtu në Shqipëri. Banka e Shqipërisë (BSH) dhe Guvernator Sejko e kanë mendjen tek “Asdreni”…!  Falë BSH-së këtu estonezët për 5 minuta të bëjnë me… televizor, telefon dhe me pushime luksi . Mjafton që t’i të aplikosh, madje edhe online. “Patronazhistët” nga Estonia do të t’i marrin të dhënat dhe do të t’i ruajnë me shumë dashuri dhe kujdes. Por kjo është çështje tjetër…!  Një shifër përqindje bën më shumë përshtypje: APR: 71.34%. https://iutecredit.al/products/para-ne

Ç’është APR-ja? APR ose “Annual Percentage Rate” është “Shkalla e përqindjes vjetore”. Pra, një kredi që kthehet me këtë normë përqindjeje, si një kredi personale apo për blerje të vogla – të shpejta – sa duhet ta ketë normën e fitimit që të ketë këtë normë kthimi ?!Manushi i këndshëm në TV, reklamon çdo mbrëmje me pafajësi (pas ndeshjeve të Evropianit), blerjen me metodën “Iute” të një celulari të ri apo televizori, me APR 71.34%, sepse ai sigurisht nuk e di të vërtetën e APR-së. Por Banka e Shqipërisë – Po !! Ta ketë patur vallë kaq shumë gabim BQK-ja, që mbylli, përzuri dhe “shkuli” me gjithë tavolina Iutecredit-in nga Kosova?! Apo e ka 71.34% gabim Banka e Shqipërisë që as bëzan dhe as vepron për qytetarët e vet, këtu në Shqipëri?! Apo është çështje ndershmërie?! Kaq shumë ndryshojnë “motrat” BSH e BQK nga njëra-tjetra… sa dhe motrat “Iutecredit Albania” me “Iutecredit Kosova”?! Do ishte bukur të mendohej një ndeshje miqësore: BSH & “Iutecredit Albania” vs. BQK & “Iutecredit Kosova”, me arbitër francez.

Situatë jo e bukur do të ishte të imagjinohet sot, se si do të ekzekutoheshin nesër këto kredi “telefonash”, “sobash”, apo “frigoriferësh”, nëse nuk do të ktheheshin paratë me atë normën e fitim- kthimit që Banka e Shqipërisë po lejon? Me përmbarim? Me sekuestrim? Apo ka shpikur ndonjë metodë estoneze BSH-ja që të lejojë mbledhjen e detyrimeve pa vendim gjykate, pa përmbarim gjyqësor… vetëm me telefon?!  Këtu fillon problemi nëse nuk ka nisur ende…!

(f.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet iutecredit ne shqiperi iutecredit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit