Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Goditet rrjeti i falsifikimit të testeve të COVID-19 me 35-40 euro! Dy prej tyre pjesë e stafit në QSUT, një inxhiner i OSH
21 Qershor 2021, 09:44Nga DOSJA
TIRANË– Përgjimet e kryera për rrjetin e trafikut të kokainës që drejtohej nga zjarrfikësi Ndriçim Harka kanë zbuluar dhe një rrjet falsifikimi të testeve të Covid-19. Grupi prej 15 personash ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit. Dosja.al ka mësuar se janë ndaluar tre mjekë, dy prej tyre janë pjesë e stafit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Bashkë me mjekët janë ndaluar edhe shtatë “sekserë” të agjencive të ndryshme udhëtimi, të cilët i drejtonin klientët e tyre tek mjekët për të kryer tamponin. Bluzat e bardha dhe sekserët bashkëpunonin dhe shisnin teste false kundrejt vlerës 35 deri në 40 euro për të gjithë qytetarët që donin të udhëtonin jashtë vendit.
15 është numri i personave të arrestuar, mes të cilëve një mjek i QSUT-së dhe një mjeke e kompanisë farmaceutike. Aktiviteti u zbulua pasi një shtetas kishte bërë testin e falsifikuar dhe kërkoi të ndryshonte gjeneralitetet. Dy mjekë janë arrestuar dhe njëri është pjesë e QSUT, ndërkohë falsifikimi i testeve bëhej në këmbim të 35-40 eurove.
Të arrestuarit:Klodian Muharremi me profesion mjek laborant pranë QSUT, Eltjon Kola, Klodjan Krasniqi, Blerim Cibaku, Erlind Prenga, Marinela Kalaja, Mjeke, Artur Dani, Alfred Cani, Igli Çela inxhinier ne Oshee, Mario Bicja, Xhuliano Senko, Ervin Hoxha, Tauland Kamberi, Eraldo Kalemaj dhe Ermir Koçi.
Prokuroria ka bërë të ditur dosjen e plotë, aty ku janë të zbardhura dhe përgjimet. Në tabulatet e zbardhura flitet edhe për çmimin, që “me mik” vlen 25 mijë lekë të vjetra.
TIRANË– Një grup kriminal që drejtohej nga një punonjësi i zjarrfikëses së Bashkisë Tiranës, Ndriçim Harka është shkatërruar. Dosja.al ka mësuar se ...
TIRANË– Autoritetet shëndetësore kanë shpallur së fundmi një tender për blerje ilaçi kundër helmimit nga gjarpri, i cili duket se është i paracaktua...
ITALI- 8 qen janë helmuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një prej qendrave vullnetare të kujdesit të kafshëve. Ende nuk dihet ...
DURRËS– Dy pronarë lokalesh që u konstatuan të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje janë gjobitur me nga 1 milionë lekë të vjetra. Sipas njoftimit të...
TIRANË– Redjan Hadëri, 33 vjeç, banues në Tepelenë është vënë në pranga pasi akuzohet për plagosjen e biznesmenit dhe pronarit të “Orange Club” në S...
TIRANË– Hamza Marina është i riu nga Algjeria që është kthyer në tmerrin e grave dhe vajzave në Tiranë, pasi i ngacmon në rrugë dhe bën gjeste të turpshme ...
MALLAKASTËR– Një person i identifikuar si Eneo Haxhiaj është vënë në pranga pasi akuzohet për kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Sipa...