LIVE UPDATES
Bota

Izolimi nga COVID dhe sjellja tekanjoze e Trump, tronditen pozitat e dollarit në tregun botëror

19 Maj 2020, 08:22 Nga DOSJA
Izolimi nga COVID dhe sjellja tekanjoze e Trump, tronditen pozitat e dollarit

SHBA-Me fillimin e krizës së COVID-19, Shtetet e Bashkuara duket se kanë zhvilluar një rast të rëndë të asaj që psikologët e quajnë çrregullim identiteti disociues: projektimi njëkohësisht i dy personaliteteve të ndryshme.

Nga njëra anë, Rezerva Federale e SHBA-së marrë përsipër me përgjegjësi një rol udhëheqës në financat ndërkombëtare, siç bëri gjatë krizës financiare globale të vitit 2008. Në mars, ajo ringjalli me shpejtësi një rrjet marrëveshjesh bilaterale me rreth 14 banka qendrore të huaja dhe prezantoi lehtësira të reja riblerjeje për një grup edhe më të gjerë autoritetesh monetare, duke siguruar kështu një sasi të bollshme dollarësh amerikanë për të përmbushur nevojat e likuiditetit globa. Banka qendrore e Amerikës është bërë edhe një herë huadhënësja e fundit e botës.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë në mënyrë të papërgjegjshme idenë se bashkëpunimi ndërkombëtar është i nevojshëm për të luftuar ndikimin e COVID-19 në shëndetin publik dhe veprimtarinë ekonomike. Ai vazhdon t’i qëndrojë parimit “Amerika e Para”, që do të thotë se qeveritë e tjera duhet të shikojnë diku tjetër për një model lidershipi. Kur i është dhënë mundësia, administrata Trump ka sqaruar se do të veprojë vetëm dhe vetëm në “interes kombëtar”, siç përcaktohet nga vetë botëkuptimi i ngushtë transaksional i presidentit.

Kjo shfaqje e identiteteve konfliktuale nuk është aspak një shenjë e aftësisë amerikane dhe as nuk e ndihmon dollarin amerikan, prej kohësh monedhës mbizotëruese të botës. Sa më gjatë vazhdon Amerika me shfaqjen e dy fytyrave, aq më shumë gjasa ka që ajo të bjerë nga pozicioni i saj si kryesuese e sistemin monetar dhe financiar ndërkombëtar. Në fund të fundit, edhe sa gjatë do t’i besojnë investitorët ndërkombëtarë dhe qeveritë e huaja parasë së një partneri gjithnjë e më pak të besueshëm?

Për momentin, ekziston pak rrezik për një eksodi masiv nga dollari. Veprimet e fundit të Rezervës Federale janë një përgjigje ndaj kërkesës më të lartë për dollarë. Kjo sugjeron se kriza e COVID-19 ka ripohuar rolin kritik të dollarit si streha e fundit e sigurt.Megjithatë, para se të shpërthente pandemia, ishte gjithnjë e më e qartë se investitorët dhe bankat qendrore po kërkonin alternativa të “standardit të pa dashur të dollarit”, për shkak të sjelljes së paparashikueshme të administratës Trump dhe nacionalizmit toksik ksenofob. Në të gjithë botën, ka pakënaqësi të dukshme ndaj përdorimit pa dallim të sanksioneve financiare të Trump për të ndëshkuar vendet si Irani, si dhe çdo vend që bën biznes me të, përfshirë aleatët e SHBA-së.

Kina, në veçanti, ka qenë gjithnjë e më proaktive në promovimin e renminbit si një alternativë ndaj dollarit duke hapur gradualisht tregun e saj të brendshëm të bonove prej 13 trilionë dollarësh (i dyti në botë) për investitorët e huaj institucional. Po kështu, vendet europiane kanë prezantuar një mekanizëm të ri të krijuar posaçërisht për të anashkaluar sanksionet amerikane për eksportet e naftës iraniane. Me dollarin që tani sa vjen e dobësohet, pandemia në mënyrë të pashmangshme do ta hap edhe më shumë plagën. Kjo, nga ana tjetër, do të ketë implikime të gjera për ndikimin e Amerikës në botë dhe, si përfundim, edhe për rendin ndërkombëtar të pas luftës të udhëhequr nga SHBA-ja.

Kontributi i dollarit në pushtetin e Amerikës kuptohet qartë. Si emetuesja e monedhës mbizotëruese të botës, Amerika ka shijuar prej kohësh atë që Valéry Giscard d’Estaing, asokohe ministër i financave i Francës, e quajti si një “privilegj të tepruar”. Për sa kohë që të huajt janë të uritur për dollarë, Shtetet e Bashkuara mund të shpenzojnë gjithçka që duhet për të projektuar pushtetin në të gjithë botën, thjesht duke shpejtuar printimin. Ajo gjithashtu mund të ketë edhe ndikim më të drejtpërdrejtë, siç është vënia në dispozicion e dollarëve për miqtë, ndërkohë që mban larg armiqtë.Por tani, sjellja tekanjoze e Trump dhe ndjekja e izolimit kërcënojnë të gërryejnë ndjeshëm fuqinë gjeopolitike të SHBA-së. Dhe pasi të shihet që fuqia amerikane po venitet, dollari do të fillojë të humbasë një pjesë të joshjes së tij, duke vënë në lëvizje një rreth vicioz: një dollar më i dobët sjell një SHBA më të dobët, e cila sjell një dollar më të dobët, e kështu me radhë.

Në fakt, sterlina ndoqi një model të ngjashëm në shekullin XX. Humbja e pozicionit ndërkombëtar të sterlinës ishte një shkak dhe pasojë e rënies së ngadaltë të Britanisë nga një fuqi perandorake në fuqinë e një ishulli të thjeshtë në brigjet e Europës kontinentale. Dollari nuk është imun ndaj të njëjtit lloj degjenerimi progresiv. Rënia e pozicionit të SHBA-së dhe dollarit do të largonte një nga shtyllat kryesore të rendit liberal të pas luftës. Për shumë njerëz, ai rend ka qenë sinonim i mbizotërimit gjeopolitik të SHBA-së. Por në mungesë të lidershipit të SHBA-së, modele politike konkurruese do të bëjnë përpara, duke promovuar nacionalizëm, populizëm dhe copëza të ndryshme “demokracie liberale”. Personaliteti i ndarë i Amerikës do të prekë më shumë sesa vetë amerikanët. Në të tilla kushte, prognoza e rendit të pasluftës me në qendër dollarin duket e zymtë.

Marrë nga Reporte.al

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid 19 ne shba dollari covid 19 ne shba dollari

Sondazh

Poll
Bota 19 Maj 2020, 07:07

Një mandat i pestë për Angela Merkelin?

Gjermani- Ngacmohen dy vetë që nuk e duan gjithmonë njëri-tjetrin. Kur Angela Merkeli tejkaloi kufirin kohor prej një minute për një përgjigje të mërkurën gjatë...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë