LIVE UPDATES
Bota

Izrael, rivalët e kryeministrit Netanyahu vazhdojnë përpjekjet për krijimin e një koalicioni qeverisës

31 Maj 2021, 16:41 Nga DOSJA
Izrael, rivalët e kryeministrit Netanyahu vazhdojnë përpjekjet

Një grup partish politike në Izrael, të cilat kërkojnë të largojnë nga pushteti kryeministrin Benjamin Netanyahu, zhvilluan të hënën një takim për të bërë marrëveshje qeverisëse, dy ditë para se të përfundojë afati që ato kanë në dispozicion.

Kreu i opozitës Yair Lapid tha në një takim të partisë së tij “Yesh Atid” se “shumë pengesa” ishin para deri në arritjen e një marrëveshjeje, por ai theksoi se anëtarët e ndryshëm të koalicionit anti-Netanyahu po përpiqen “të shohin nëse mund të gjejmë në ditët në vijim kompromise të mençura për hir të qëllimit të madh”.

Zoti Lapid u ngarkua nga presidenti i vendit për të formuar një qeveri, në fillim të këtij muaji pasi zoti Netanyahu dështoi ta formonte qeverinë pas zgjedhjeve të 23 marsit. Këto ishin zgjedhjet e katërta të zhvilluara në dy vjet.

Të dielën, Naftali Bennett, kreu i partisë së vogël “Yamina”, tha se ai do të punonte me zotin Lapid për të formuar një qeveri të unitetit të gjerë dhe “për të kthyer Izraelin në rrugën e tij”.Zoti Lapid tashmë ka siguruar mbështetjen e dy partive më të vogla liberale dhe një fraksioni ultranacionalist.

Zoti Bennett dhe zoti Lapid tani kanë kohë deri ditën e mërkurë për të arritur një marrëveshje dhe sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press” posti i kryeministrit do të ndahet mes dy udhëheqësve (Zoti Bennett do të qëndrojë kryeministër për dy vitet e para, më pas drejtimin do ta marrë zoti Lapid).

Asnjë parti politike nuk ka fituar kurrë një shumicën për të qeverisur e vetme në parlamentin e Izraelit me 120 vende. Kështu vazhdimisht partitë kanë bërë koalicione për të arritur shumicën me 61 vende.

Sipas “Associated Press” nëse zoti Lapid dhe aleatët e tij, të cilët variojnë nga nacionalistë të vijës së ashpër deri tek një parti e vogël islamike, mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre dhe të nënshkruajnë një marrëveshje, kjo do të sillte fundin e sundimit të zotit Netanyahu.

Benjamin Netanyahu është kryeministri më jetëgjatë i Izraelit, që ka mbajtur detyrën që nga viti 2009, si dhe një post të shkurtër në fund të viteve 1990. Ai ka qëndruar në pushtet pavarësisht se është akuzuar për mashtrim dhe ryshfet në vitin 2019. Netanyahu ka mohuar çdo shkelje dhe ka refuzuar të tërhiqet nga detyra ndërsa është në gjyq.

Izraeli ka mbajtur katër zgjedhje parlamentare në dy vitet e fundit, të gjitha shihen si një referendum mbi aftësinë e tij për të qeverisur.

Pasi zoti Bennett njoftoi synimin e tij për të bashkuar forcat opozitare, kryeministri Netanyahu në një fjalim në televizion kombëtar tha se një qeveri e tillë “është një rrezik për sigurinë e Izraelit dhe është gjithashtu një rrezik për të ardhmen e shtetit”.

Zoti Lapid iu përgjigj komenteve të zotit Netanyahut të hënën, duke thënë se ato ishin “të pamatura dhe të rrezikshme, nga një njeri që ka humbur frenat”.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota benjamin netanyahu izrael naftali bennett yair lapid benjamin netanyahu izrael naftali bennett yair lapid

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri